Paralajmërimi: Shqiptarët 8 vjet jashtë Shengenit nëse kërkojnë azil në Belgjikë

14 Qershor 2016, 14:28Politika TEMA

Sekretari i Shtetit për Azilin dhe Migracionin Theo Francken tha sot se kushdo që kërkon azil në Belgjikë nuk do të ketë asnjë shans aprovimi, por jo vetëm kaq. Veç refuzimit të menjëhershëm aplikuesit do të penalizohen duke u ndaluar të hyjnë deri në 8 vjet në zonën Shengen.

Gjatë një takimi në Tiranë me zv/ministren Elona Gjebrea, sekretari i Shtetit Francken theksoi se shtetasit shqiptarë nuk duhet të tentojnë të hyjnë në Belgjikë, pa mjetet e nevojshme financiare për qëndrim, pasi do t’u mohohet hyrja.

Palët përshendetën dhe vlerësuan bashkëpunimin mes dy qeverive në çështjet e azilkërkuesve dhe migracionit dhe ranë dakort në fuqizimin e këtij bashkëpunimi, nëpërmjet shkëmbimit të mëtejshëm të informacionit.

Zv/ministrja Gjebra theksoi vendosmërinë e palës shqiptare për të bashkëpunuar ngushtësisht me të gjitha vendet partnere, për të shmangur abuzimin me  sistemin e azilit në Belgjikë apo në vendet e tjera të Bashkimit Europian.

“Së shpejti do të fillojë një fushatë verore intensive për ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptare në kuadër të lëvizjes së lirë me viza dhe shpjegimin e sanksioneve përkatëse në rast abuzimi”, u shpreh Gjebrea.

5 komente në “Paralajmërimi: Shqiptarët 8 vjet jashtë Shengenit nëse kërkojnë azil në Belgjikë”

  1. salkari says:

    po mire more shkerdhata, ky vendim eshte vetem per shqiptaret apo per te gjithe emigrantet

  2. tfgs1 says:

    sa keq me qen korrak……………..

    1. Giasou Janulatos pisoglentis says:

      To mouni tis manas sou…..

    2. santiago says:

      nje muhabet ke dhe ti rrot kari 100% sperm Sirie

  3. albatros says:

    Shkrimi ne fund thote : “ne kuader te levizjes se lire me viza” Sikur ka gjera qe nuk shkojne bashke, edhe levizje e lire edhe me viza. Mos keni premtuar ndonje gje qe nuk na e thoni , more amani. Se e beni kete loje kur ju vjen mbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje