Reforma në drejtësi, drafti votohet nen për nen pa opozitën, prezentë ambasadorët Lu dhe Vlahutin

14 Qershor 2016, 14:13Politika TEMA

Nuk kanë sjellë shumë surpriza orët e fundit për fatin e draftit të reformës në drejtësi, teksa votimi nen për nen i draftit përfundimtar po bëhet dhe pa praninë e opozitës dhe në sytë e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Drafti final me bekimin e ndërkombëtarëve ka mbërritur në komisionin e posaçëm parlamentar dhe pritet të marrë miratimin përfundimtar dhe pa konsensusin e opozitës. Në komision kanë qënë të pranishëm edhe përfaqësuesit e PD, të cilët braktisën mbledhjen pak minuta pas fillimit të saj, ndërkohë që sërish çdo diskutim apo vendimmarrje do të mbahet nën vëzhgimin e ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura për median ndërsa pas saj pritet të kuptohen dhe qëndrimet përfundimtare të palëve për reformën. PS ka ofruar kompromis për PD për një zgjidhje teknike rreth emërimeve për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë përtej formulës së vendeve të rezervuara.

Ndërsa për dy institucionet e tjera që do krijohen për ‘vettingun’ e gjyqtarëve dhe prokurorëve kryeministri Rama ka bërë të ditur se nuk do të ketë asnjë kompromis me PD dhe se anëtarët e këtyre dy organizmave të rinj do të zgjidhen me shumicë të cilësuar pra me 3/5.

Nga ana tjetër PD kërkon vendet e rezervuara jo vetëm për KLGJ dhe KLP por edhe për institucionet që do vlerësojnë nesër pastërtinë dhe integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

LSI nga ana tjetër kërkon gjetjen e një kompromisi PD-PS për çështjen e përfshirjes së opozitës në procesin e përzgjedhjes së përfaqësuesve të rinj të sistemit të drejtësisë por deklaron se nëse PD do të ketë pretekst tjetër atëherë drafti do të shkojnë në seancë pa miratimin e opozitës.

Orët e nxehta të kësaj të marte politike nën sytë e ndërkombëtare pritet të sqarojnë sot jo vetëm fatin e draftit final të reformës në drejtësi por edhe qëndrimet përfundimtarë të tre palëve.

Drafti i reformës në drejtësi po votohet nen për nen pa praninë e përfaqësuesve të opozitës. Deputetët e Partisë Demokratike braktisën mbledhjen pak pas fillimit të saj. Demokratët kërkuan adaptimin në draftin përfundimtar të rekomandimit numër 88 të Komisionit të Venecias për vendet e rezervuara në katër institucionet e reja të drejtësisë. Nënkryetari demokrat i komisionit ad hoc, Oerd Bylykbashi u shpreh se kushti i opozitës është adaptimi i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias, për formulën e vendeve të rezervuara në institucionet e reja të drejtësisë.

Nënkryetari demokrat i komisionit, Oerd Bylykbashi, u shpreh para mediave se nuk është arritur konsensusi për kërkesat e opozitës. Ai tha se PD i mëshon me forcë adaptimit të rekomandimit numër 88 të Komisionit të Venecias. “Asnjë draft deri më tani nuk pasqyron rekomandimet e Venecias. Pa adaptimin e rekomandimit 88 të Venecias, drejtësia rrezikon të kapet politikisht nga mazhoranca”, u shpreh Bylykbashi. Pritet që nga momenti në moment të përfundojë votimi nen për nen i draftit përfundimtar të reformës në drejtësi për ta kaluar më pas në seancë parlamentare, votim që po bëhet në sytë e partnerëve tanë ndërkombëtarë.

12 komente në “Reforma në drejtësi, drafti votohet nen për nen pa opozitën, prezentë ambasadorët Lu dhe Vlahutin”

  1. koli says:

    faleminderit. me mire zgjedhje te parakohshme sesa nje reforme e kapur nga politika. Shpresojm te kaloj ne parlament, ndoshta 8 deputete mund te binden te votojne per te…

  2. Tony says:

    oerd bylykbashi 8-vjet keshilltare juridik i berishes dhe si jurist qe mbahet ben mire te sqaroje pozitatat tij se pari,perse vellai i blykbashit ka qene i kerkuar nga NDERKOMBETARET+INTERPOLI ne kohen kur FATMIR XHAFAJ ka qene min drejtesie ,26-vjet keto kerma nuk u ngopen dke fshehur+mbrojtur krime+kriminele ne kurriz te keti populli,bylyk o llum po ku ke turp i ore palaco…

  3. Krokodili says:

    I ka zon frika sdin nga tja mbajn po bejn tgjitha perpjekjet mos me e votu ju erdhi dita me la gjynofet burgu nuk do jet mo der e modhe per fukarenjt por dhe per ju derra tflliqt

  4. Opinion says:

    BYLIKBASHI NUK KA VELLA ,POR VETEM NJE MOTER TE MARTUAR NE ITALI , 1000000%

    1. ben says:

      ka nji vella kopil, e ka me berishen

  5. 193 says:

    Votojeni se na vjen per ta nxjerre nga goja ….ato brockulla qe po hame

  6. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    E DONI SE DONI “TE GJITH PER LESH DO SHKONI”
    REFORMA DO VOTOHET DHE ME VOTA 100%, PER NRYSHE KUSH VOTON KUNDRA, DO KETE PROBLEME.,
    NE PARLAMENT DHE ME VOTA TE FSHEHTA…
    C’DO LIGJ KALON “PO NUK E PA SALIU”
    C’FAR DUHET TE BOJ POPULLI KUR NE KRYE KA SGJEDH NJEREZ QE NUK DUN TJA DIN PER TA.?!
    99% E SHQIPTARVE DUAN REFORMEN…
    99% E DEPUTETVE DUHET TE VOTOJNE REFORMEN…(PERNDRYSHE KUSH ESHT KUNDRA DUHET TE JAPE DORHEQJEN PARA KOHE)…

  7. Olti says:

    O Toni ! Velliai i Bylykbashit ka shku me gjet motren ku ta kesh.

  8. ALBAN DEGA says:

    Opinione

    THANK YOU US- EU BROTHERS !

    – Pavaresia dhe Clirimi i dyte i Shqiperise

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Bashkimi Evropian u dhane fund spekullimeve, mashtrimeve, trillimeve dhe intrigave te Sali Rrrenes dhe Lulezim Genjeshtarit.
    Ne nje ze , ne nje kohe dhe me te njejtin qendrim ato shpallen hapur e vellazerisht qendrimin e tyre te vendosur kunder SHQUP-it per Reformen ne Drejtesi, si nje emegjence kombetare dhe ceshtje jetike per shqiptaret si popull e Shqiperine si shtet.
    Te votohet Reforma nje minute e me pare dhe cdo deputet te votoje sipas ndergjegjes e vetedijes se tij te lire demokratike dhe qytetare e jo sipas urdherave e nen kercenimet e Sali Impunitetit e Lulezim Antishtetit.
    Cka i dini deputetet! “Ushtare te Partise dhe Shokut Enver” apo marioneta ne duart tuaja te lara me gjak e me hajni! Marrja qofte me impunitetin dhe korrupsionin tuaj pa fund e pa ane!
    Mallkuar qofshi o kusare e vrastare te mallkuar! Eshte “urata” nga mijera nena e motra veja, femije jetime e pleq pa femije te 97-es e Gerdecit, te Orantos e 21 janarit… !
    Thank You US and EU Brothers!
    God bless USA and EU !
    Kjo Reforme jetike e urgjente per shqiptaret e Shqiperine krahasohet me Paavaresine Clirimin e dyte te Shqiperise
    Eshte Reforma qe do te cliroje shqiptaret e Shqiperine nga skallaveria e korrupsionit dhe skllaveria e impunitetit.
    E meritojme !
    Jemi populli me properendimore e me proamerikane ne Bote!
    Jemi populli e kombi i Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe Nenes se Perboteshme Tereza!
    Asnje popull ne Lindjen ish- komuniste nuk shkallmoi ish- diktaturen me barbare me kushtrimin :
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa!
    – E duam Shqiperine si Amerika Demokratike!…
    “USA…. EU…
    We love You
    We love You! ”
    Ishte edhe thirrja e grevisteve te urise ketu ne Nju Jork kunder “Bandes se Gangstereve ” dhe kunder “kesaj Mafie qe ka dale krejt jashte kontrollit ” qe na i mori peng jo vetem aspiratat tona por edhe Shqiperine me flamurin e tyre te rreckosur dhe me slloganin ” Ne Saliu, me Saliun, per Saliun ” te impunitetit e antishtetit.
    Drejtesia vonon por asnjeher nuk harron !
    USA…. EU…
    We love You!
    We love You !

  9. Sami says:

    Me mire zgjedhjet e parakohshme se sa zvarritje me pretendime PA fund.

  10. NUK KENI PARE ASGJE AKOMA…………………

  11. shumak says:

    Po mire more byth Bylykbashi, le te kape Rama per kater vjet drejtesine, se kur ju e kani patur (dhe e keni) plot 10 vjet, e bete katrahure kete shtet, tani keni bythe te thoni duam pjese te barabarte. A i humbet zgjedhjet? Cfare mender doni atehere? Po keni vertet by … e mendoni se duhet drejtesi pse sja delegoni popullit ne referendum ta vendose. Apo e dini se atehere do zhdukeni fare nga faqja e dheut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje