Pas një mungese të gjatë në kompeticionet ndërkombëtare Hungaria e ka nisur me këmbën e mbarë kampionatin europian.
Hungarezët mundën në ndeshjen e parë të Grupit F, kombëtaren e Austrisë me rezultatin e pastër 2-0.
Një fitore mjaft e rëndëshime për prëfaqesuesen e drejtuar nga Storck që mundi një rival direkt në gurp, duke bërë një hap të rëndësishëm për kalimin në fazën tjetër.
Pavarsisht se Austria dominoi në pjesën e parë të ndeshjes, duke rrezikuar disa herë me anë të, David Alabas dhe sulmuesve Janko dhe Arnautovic, mbrojtja hungareze arriti të mbajë të paperkur portën e saj.
Pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe për Hungarinë e cila realizoi dy gola mjaft të bukur, ku i pari erdhi në minutën e 62-të pas një aksioni perfekt që u konkretizua nga sulmuesi Szalai.
Gjërat për Hungarinë u bënë dhe më të thjeshta pasi Austria ngeli me 10-lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Dragovic.
Epërsia numerike u shfrytëzua mjaft mirë nga Hungaria e cila shënoi dhe golin e dytë në minutën e 87-të me Stiber duke i dhënë tre pikë të arta kombëtares së tij në ndeshjen e parë të “Euro 2016”.
Goli i dytë i shënuar nga Stieber
Goli i shënuar nga Szalai