“Dhjetëshja e Bashës”

15 Qershor 2016, 19:51Politika TEMA

Te pakten dhjete te zgjedhur te opozites, Partise Demokratike, Partise Republikane etj, jane nen dyshime te forta si goditur nga ligji “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen ose ushtrojne funksione publike”.

Por askush nuk merret me ta.

Jane te pakten shtate deputete dhe tre kryetare te bashkive, ata rreth te cileve, nga publikimi i vetedeklarimeve e deri me sot, dyshimet jane shtuar edhe fal informacioneve qe sa vijne e shtohen nga burime te ndryshme, perfshire ato qytetare.

Te gjithe duken te jene “subjekt verifikimi”, por per ta nuk ka ende asnje njoftim per nisjen e kesaj procedure.

Ligji i qarte, per te zgjedhurit procesi nis ne KQZ

Nuk ka ende asnje arsye te qarte, perse per keta shtetas, procesi i verifikimit te vetedeklarimeve te tyre, nuk ka nisur.

Por ajo qe eshte evidente ka te bej me faktin se procesi i verifikimit po funksionon vetem me nje sens.

Edhe pse ka informacione te shumta lidhur me keta dhjete te zgjedhur, mosveprimi ndaj tyre po shton dyshimet per nje proces selektiv verifikimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka te gjithe te drejten ligjore per te nisur procesin. KQZ e ka bere kete per dy kryetare te bashkive Kavaje e Kruje, por kaq.

Prokurori i Pergjithshem eshte nje tjeter autoritet ligjor qe ka marre nga ligjvenesi detyren per te kerkuar nisjen e nje procesi verifikimi, por deri tani edhe ai ka ndaluar ne keto dy raste.

Nderkohe qe te tjere institucione apo shumica politike kane te drejten ti drejtohen KQZ apo Prokurorise per nisjen e nje procedure verifikimi, eksperte te ndryshem i thane Skandal.al se KQZ e Prokuroria duhet te permbushin detyrat e tyre te percaktuara nga ligji, me qellim qe procesi te mos degradoje ne nje perleshje politike.

Njeanshmeria e deritanishme e KQZ dhe Prokurorise, po demtojne procesin.

Ne po sjellim te plote nenin 8 te ligjit “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen ose ushtrojne funksione publike”, nen i cili percakton qarte detyrat per gjithkend.

Neni 8

Organet kompetente për verifikimin dhe zbatimin e ndalimeve për zgjedhjen dhe emërimin në funksione publike

1. Drejtuesi i institucionit që, sipas nenit 5, të këtij ligji, është i ngarkuar për marrjen e kërkesës për verifikim, është organi kompetent për zbatimin e ndalimeve, sipas këtij ligji. Organi kompetent është i detyruar që t’i kërkojë brenda 5 ditëve Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të dhënave sipas këtij ligji.

2. Përfundimet e procesit të verifikimit i përcillen organit përgjegjës nga Prokuroria e Përgjithshme brenda 3 ditëve nga përfundimi i tyre.

3. Rezultatet e verifikimit dhe të dhënat e grumbulluara ruhen në një sistem elektronik që administrohet nga Prokuroria e Përgjithshme.

4. Organi kompetent kërkon verifikimin mbi bazën e kërkesës, ose kryesisht kur disponon të dhëna apo fakte, përfshirë fakte të njohura botërisht, që përbëjnë shkak për zbatimin e këtij ligji.

5. Për kryerjen e verifikimeve, Prokuroria e Përgjithshme përdor çdo të dhënë apo dokumentacion në dispozicion të saj ose i kërkon ato pranë çdo organi apo entiteti tjetër shtetëror, brenda apo jashtë vendit.

6. Në çdo rast verifikimi është e detyrueshme të përdoren gjurmët daktiloskopike dhe çdo e dhënë tjetër biometrike që ruhet në bazat e të dhënave të identifikimit të shtetasve shqiptarë. Kur nuk disponohen gjurmët daktiloskopike dhe/ose të dhënat e tjera biometrike të shtetasit, për të cilin kryhen verifikimet, organi verifikues i kërkon shtetasit që brenda 5 ditëve të depozitojë këto të dhëna, sipas procedurave të legjislacionit mbi identifikimin dhe pajisjen me dokumente identifikimi të shtetasve. Në rast refuzimi për të depozituar gjurmët daktiloskopike, personi trajtohet sikur të ketë rezultuar në një nga rrethanat që përbën kusht për ndalim.

7. Organi ose enti shtetëror apo privat që mban gjurmët daktiloskopike dhe të dhënat biometrike, sipas ligjit për dokumentet e identitetit të shtetasve shqiptarë, në asnjë rast nuk mund të refuzojë aksesin te baza përkatëse e të dhënave dhe/ose dhënien e të dhënave të nevojshme për verifikim, sipas këtij ligji.

8. Shtetasi, subjekt verifikimi, sipas këtij ligji, është i detyruar të japë pëlqimin e tij për verifikimin e çdo të dhëne personale të tij, përfshirë gjurmët daktiloskopike dhe çdo të dhënë tjetër biometrike. Ky pëlqim jepet në formularin e vetëdeklarimit, të parashikuar në nenin 5 të këtij ligji. Në rast refuzimi të dhënies së pëlqimit, shtetasi trajtohet sikur të ketë rezultuar në një nga rrethanat që përbën kusht për ndalim. Trajtimi i të dhënave kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

9. Kur ka informacion dhe është e nevojshme, verifikimi kryhet edhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Kërkesa për verifikim pranë organeve të juridiksioneve të huaja bëhet nga Prokurori i Përgjithshëm.

10. Kur verifikimi kryhet për një deputet, të zgjedhur vendor apo një funksionar që ka një mandat me kohë të përcaktuar, sipas Kushtetutës apo ligjit, e drejta për të nisur verifikimin e të dhënave, sipas këtij ligji, si rregull, përfundon me fundin e mandatit të personit të 6 zgjedhur. Kur verifikimi ka nisur para përfundimit të mandatit, procedura e verifikimit kryhet deri në arritjen e konkluzioneve përkatëse.

11. Kur organet e parashikuara nga ky nen e përfundojnë verifikimin pas përfundimit të mandatit ose kur vihen në dijeni të rrethanave apo fakteve që provojnë ekzistencën e të dhënave të padeklaruara, sipas parashikimeve të këtij ligji, edhe pas përfundimit të mandatit, ato administrojnë përfundimet e hetimit dhe bëjnë kallëzim penal ose regjistrojnë fillimin e ndjekjes penale, në përputhje me nenin 190 të Kodit Penal.

12. Prokuroria e Përgjithshme bën raportim të posaçëm dhe të hollësishëm në Kuvend, në kuadër të raportimit vjetor mbi verifikimet, në zbatim të këtij ligji, dhe rezultatet e tyre. Me kërkesë të 1/10 së deputetëve ose të 1/3 së anëtarëve të Këshillit për Rregulloren dhe Mandatet të Kuvendit, Prokuroria e Përgjithshme raporton para këtij komisioni mbi verifikimet, në zbatim të këtij ligji, dhe rezultatet e tyre.

Dhjeteshja e Bashes

Salih Berisha eshte i pari ne “dhjeteshen e Bashes” per te cilin verifikimi eshte detyrim.

Sic ne kemi botuar me heret, subjekti ne fjale, ka ndryshuar tre nga te dhenat personale te rreshtuara ne formularin e vetedeklarimit, me detyrimin ligjor qe te deklarohen te verteta.

Salih Berisha ne vetedeklarim ka ndryshuar emrin-nga Salih ne Sal, atesine-nga Rame ne Ram, ditelindjen- nga 1 korrik 1944 ne 15 tetor 1944.

( Dokumentat origjinale nga gjendja civile )

Te tre te dhenat e ndryshuara nga Salih Berisha, jane lehtesisht te verifikueshme ne zyrat e gjendjes civile te Republikes se Shqiperise.

Skandal.al u interesua prane ketyre zyrave dhe mesoi se kerkush nuk ka kerkuar informacion zyrtar aty.

Ne ane tjeter, askush ne keto zyra nuk te jep nje pergjhigje lidhur me paligjshmerine flagrante te ndodhur ne 28 tetor 2009, kur pa asnje dokument apo vendim te parashikuar nga ligji, me dhune, keto zyra kane pranuar te ndryshojne diten e lindjes se Salih Berishes.

Nese nje akt i tille, verifikohej per cilindo shtetas tjeter te ketij vendi, procedimi penal do kishte qene i menjehershem dhe pa piken e meshires.

Flamur Noka eshte i dyti ne “dhjeteshen e Bashes” per te cilin verifikimi duhet te kishte perfunduar tashme.

Ish ministri i Brendshem i qeverise se fundit te Salih Berishes, ka dorezuar nje vetedeklarim te bardhe, pa asnje shenim ne te.

Por nje dokument zyrtar i ministrise se Brendshme, publikuar kudo menjehere pas vetedeklarimit, zbuloi se Flamur Noka eshte ndaluar ne Mars te vitit 1991 ne Jugosllavi nga policia e atij vendi. Fakti eshte dokumentuar nga policia shqiptare, menjehere pas kthimit ketej kufiri, ne token shqiptare te Flamur Nokes. Dokumenti materializon deshmine e Nokes ne te cilen ai pranon se policia jugosllave dhe UDB kane zhvilluar disa seanca informative me te. Por ne funksion te ligjit kjo nuk ka rendesi.

Per ligjin ne kete rast, ka rendesi fakti qe Flamur Noka ka vetedeklaruar te dhena te rreme ne formularin e vetedeklarimit, duke fshehur ndalimin e tij ne Jugosllavi.

Fatmir Mediu eshte i treti ne “dhjeteshen e Bashes”, per te cilin verifikimi duhet te kishte perfunduar.

Per ish ministrin e Mbrojtjes ne qeverine e pare te Salih Berishes, jo vetem qe qarkullon nje mbiemer i dyte-i cili duhet te ishte verifikuar menjehere, ne gjendjen civile dhe ne formularin e tij, ne funksion te te dhenave te rreme, por edhe nje denim qe ai pretendon se eshte shuar ne Gjykaten e Larte te Italise.

Fatmir Mediu eshte nje nder te favorizuarit e ligjit konsensual te “dekriminalizimit”, ligj i cili, kerkon nese je hetuar ne ndonje vend te BE-se, por nuk e kerkon kete per vendim ame, Shqiperine, vend ne te cilin Fatmir Mediu jo vetem eshte hetuar, por nuk eshte gjykuar fale nje imuniteti qe e rimori me zgjedhjen deputet.

Arben Ristani, Alban Zeneli e Mhill Fufi, jane tre te zgjedhurit e tjere, pjese e “dhjeteshes se Bashes”, te cilet kane deklaruar arrestime, burgosje, denime, amnistime apo shfajesime ne vetedeklarimet e tyre.

Interesant eshte shenimi i Arben Ristanit ne vetedeklarim. Ish gjykatesi i denuar per vendim te padrejte, eshte kujdesur te shenoje se eshte denuar per nje veper penale, dispozita e cila e materializon, eshte shfuqizuar si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

Por pas 16 vitesh nga denimi i marre, kohe kur PD u rikthye ne pushtet.

Arben Ristani eshte nje i vaforizuar i dyte prej ligjit konsensual te “dekriminalizimit”, ligj i cili e ka marre parasysh kete fakt-shenimi eshte ne funksion te ketij favori, duke e falur sekretarin e pergjithshem te PD.

Per dy te tjeret, verifikimi eshte detyrim ligjor i menjehershem prej KQZ, pa nevojen e nje kerkese per kete.

Nderkohe qe prezenca e tyre ne Kuvend, mbi te gjitha ne komisionin e Sigurise dhe komisionin e Ceshtjeve Ligjore, eshte i papranueshem.

Dashamir Tahiri, deputeti qe e nisi jeten ne Kuvend ne grupin e PDIU e tani militon ne PD, eshte nje njohje e vjeter ne “dhjeteshen e Lulit”.

Edhe ai ka dorezuar nje formulat te vetedeklarimit krejt te bardhe, pa asnje shenim.

Nderkohe informacionet per te dhe aktivitetin e tij ne vite, eshte tejet i madh. Mjafton te pyesesh te parin qe te del perpara ne Vlore apo nga Vlora dhe meson per akte te ndaluara nga ligji, te konsumuara ne shtetin fqinje, ne Itali.

Ne kategorine tjeter te te zgjedhurve, ne ate te kryetareve te bashkive, tre prej tyre, pjese e “dhjeteshes se Bashes”, shkelqejne.

Agron Kapllani -kryetar i bashkise Ballsh, ka deklaruar vete, ne italisht, problemi me ligjin dhe drejtesine ne vendin fqinje, Itali.

Ai deklaron denime atje, nderkohe qe per 10 vite me radhe ka jetuar ne nje zone te njohur per aktivitetet kriminale ne Itali, ne Catania.

Nderkohe, ketu ne Shqiperi, familja e tij gezon nje pasuri te shfrenuar dhe familja e tij shenjohet per probleme te medha me ligjin.

Eduart Kapri -kryetar i bashkise Pogradec, ka dorezuar nje vetedeklarim te bardhe, me perjashtim te shenimit se ka jetuar pese vjet rresht ne Gjermani.

Fluksi i informacioneve per Kaprin nuk pushon, nderkohe qe ka deshmi te qarta se Kapri eshte debuar nga Gjermania, fakt i pa deklaruar prej tij.

Eduart Kapri gezon nje pasuri te madhe ne Pogradec dhe familja e tij eshte shenjuar shpesh nga bashkeqytetaret e tij per probleme te vazhdueshme me ligjin.

Kryebashkiaku i Pogradecit, shenjohet keq edhe per nje cen, i cili lidhet me qendrimin e tij ne Gjermani, i mungon nje gisht ne dore.

Zef Hila – kryetari i bashkise se re Vau i Dejes, eshte nje nder pushtetaret me jetegjate ne kete vend, i tille duket sikur ka qene i imunizuar nga problemet me ligjin jashte ketij vendi.

Por jo, nje kerkim i thjeshte fare ne google me emrin e tij, te jep si produkt probleme te renda per te.

Zef Hila-te pakten ky emer, rezulton te jete perfshire ne nje perplasje te ashper mes grupesh dhe policise ne Itali, perplasje qe ka rezultuar me kapjen e nje sasie te konsiderueshme armesh.

Verifikimi edhe per te duhet te kishte perfunduar tani.

Por ndersa themi te gjitha keto, “Dhjeteshja e Bashes” duket se po gezon imunitetin e perhershem, ne dallim te qarte me cfare po ndodh per te zgjedhur te cilet duhej te ishin te barabarte me ta./ Skandal.al

5 komente në ““Dhjetëshja e Bashës””

  1. ALBAN DEGA says:

    Sent from my iPhone

    Begin forwarded message:

    From: Alban Dega
    Date: June 8, 2016 at 8:55:55 AM EDT
    To: Alban Dega
    Subject: Fwd: “BOMBAT E PERGJIMIT” DHE PORDHAT E NASTRADINIT…

    From: [email protected]
    Date: May 21, 2016 at 7:41:14 PM EDT

    Pak hajgare ne kete kohe kolere :

    “BOMBAT E PERGJIMIT” DHE PORDHAT E NASTRADINIT

    – Adriatik Palla dhe prokuhorat e tij vazhdojne hetimet… Pse!?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sot ra zjarr ne pallatin ku banon Sali Berisha … Alarm !
    Te dyshuar kryesore jane Edeskovari dhe Sajeshullazi… I treti i musketiereve ne radhe eshte Erion Veliaj” sipas fonogramit urgjent te “Qytetarit Dixhital ” Kolonel Sales drejtuar Mareshallit Berisha dhe kapterrit Bujar Nishani.
    Lajmi konfirmohet edhe nga shefi i SHISH-it Visho Ajaz Gazidede.
    Kryeprokurori i Republikes se Lazaratit Adriatik Palla ( shkurtim i fjales Rrumpalla … ose Palla e Ariut ) , qe nuk ka lene asnje krim te rende pa zbuluar, hetuar e kopsiitur me sukses si ato te Kusarise 500 milione euroshe te Autostrades se Kombit te CEZ-it, te masakres se 26… viktimave te Gerdecit, te kater protestuesve te ekzekutuar pa gjyq e pa asnje faj me 21 Janar 1911, te miliona euoreve te Arben Imamit per reklama te Klanit e co. dhe per pajisje pergjimi te kunderligjshme per SHIU-n, megaskandalet e Ardian Fullanit, Genci Pollos, ekzekutimin makaber te bankierit Artan Santo nen hunden e Presidences, Kuvendit dhe Kryeministrise, per minimin e gjyqtarit Konomi ne mes te dites per diell e ne qender te Vlores me C-4 ahst si te ish- kryetarit te PDK-se se Malesise se Madhe Aleksander Keka…
    Aq i sukseshem ka qene sa ka harruar edhe te beje apel per deshtimin e dosjes se Fullanit e qindra te tjera qe kane zene pluhur ne zyrat e tij… dhe ” tani nuk mund te bejme asgje”, sic i tha pa piken e turpit “Zerit te Amerikes” gjate vizites se suksesshme ne SHBA ku nuk e priten as portieret e FBI-se amerikane. Si mund te takonin syshqiponjat amerikane nje buf kenetash qe e ka zene kllapia mbi dosjet madhore te krimit dhe korrupsionit qe ben mu .
    Nuk ka faj! Eshte teper i zene me deklaratat kunder reformes ne Drejtesi se bashku me Mafian Politiko- familjare te Familjes… Konflikt i hapur interesi dhe veprimtari destabilizuese e antikushtetuese e mirefillte !
    Por ai eshte hazer xhevap, rrufe e vertete sa peshperijne tutoret dhe monitoret e tij mafioze….
    …Sapo leshon nje pordhe Plaku i Vicidolit…. Palla zgjohet dhe versulet si rrufeja dhe bashke me median ne sherbim te familjes i ben ato “bomba atomike ”
    Jo vetem aq… Por edhe kerkon te marre ne pyetje dhe i shpalle si te pavlefshme deklaratat e shefit te sherbimeve sekrete italiane, nje nga 11 me te fuqishmet ne Bote per pajisjet sterbvitore qe i kishte nenshkruar Presidenti i sotem Bujar Nishani qysh ne vitin 2008 kur ai ishte Minister i Brendshem sigurisht edhe me miratimin e Berishes pa te cilin as sot ai nuk Ben as shurren…
    Shkon deri aty sa edhe kerkon pergjigjet me shkrim te tij per pyetjet te Prokuhorave te Plepave te Tiranes!
    Shashka per te terhequr vemendjen dhe fituar kohe per grushtin e deshtuar institucional te shtetit te komanduar nga Mareshalli Berisha dhe zbatuar nga kapterri Bujar Nishani ne bashkepunim me kreun e SHISH-t, Visho Ajaz Gazidede dhe Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla per “pajisjen e pergjimit’ qe Edeskobari e Sajeshullazi u kishte vendosur 385 shtetareve te vet dhe opozitareve te reformave ne drejtesi,
    “Bomba” e pergjimit na doli nje pordhe me shume te Plakut te Vicidolit!
    Po zjarri i sotem!?
    … Pas hetimeve doli se Sales i ishin djegur fasulet qe i sherbjne si lende te pare, lexo barut per ” bombat” e tij
    Hajde Palla Rrumpalla hajde! Hajde Palle Ariu hajde !

  2. Ilir Gramshi says:

    Ne vend te nje letre te hapur per Z. Lu dhe Zj. Vllahutin…

    ADRIATIK LLALLA- KRYEPROKUORI I SHTETIT APO KRYEHOR I KRIMIT-

    – Revan i pandalshem drejt qelive te burgut

    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg kohe me pare
    Jo sot … Qysh diten qe ofendoi, e kercenoi me jete si nje rrugac e grushtoi Sekretarin e Pergjithshem te Shoqates se Prokuroreve te Shqiperise, Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Cfare perfaqeson ky akt i rende kriminal i kryeprokurorit Llalla !?
    Fyerje per shkak te detyres!
    Kercenim per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune fizike per shkak te detyres!
    Ushtrim dhune psikologjike per shkak te detyres!
    Shperdorim flagrant i detyres!
    Qysh diten kur iu kundervu ashper dhe hapur reformes ne drejtesi!
    Veper penale e konfliktit te interesit!
    Qysh ne momentin kur filloi kryqezaten e spastrimeve dhe gradimeve ne Prokurorine e Pergjithshme dhe nje varg prokurorish rrethesh, sipas urdherave te Mafias e tutoreve politike dhe klasike jo vetem shqiptare, qe e komandojne ne cdo hap.
    Me e pakta akuze ne kete rast eshte shperdorim flagrant i ligjit e detyres.
    Pikerisht se nuk u pajtua dhe kundershtoi kete revansh antiligjor e kriminal te Adriatik Llalles, me nje pabesi e cinizem te pashoq e vendosi jo vetem ta shkarkoje nga detyra e Drejtorit te Drejtorise Gjyqesore dhe e anetarit te Keshillit te Prokurorise, ku ai kishte fituar me shume vota se asnje anetar tjeter, por edhe ta syrgjynose prokurorin me te pakorruptueshem shqiptar Arben Dollapi.
    Nuk la dredhi e pabesi pa perdorur qe ta godiste pas shpine si hijenat. Pse !?
    Arben Dollapi eshte simboli i drejtesise dhe ndershmerise ne drejtesine shqiptare… Ishte ai qe e ngriti Adriatik Llallen nga nje polic gjyqesor ala Plepash ne prokuror te Lushnjes…
    Ishte i vetmi qe ne katrahuren e 97-es qendroi si Promete perballe bandave terroriste te Aldo Bares duke e vene ne fije te perit edhe jeten …
    Ishte Arben Dollapi qe jo vetem hodhi poshte me perbuzje por edhe e paralajmeroi se do ta arrestonte ne flagrance nje ish- minister kur i afroi Cek te Bardhe, miliona eurosh vetem qe te fshihte provat e deshmite e masakres korruptive te Gerdecit dhe 26 viktimave te saj.
    Ishte Arben Dollapi qe kundershtoi dhe iu kundervu sy per sy e balle perballe, si nje Falcone i vertete shkeljeve flagrante antiligjore te Adriatik Llalles per tollovine ne emerimet e levizjet krejt korruptive e nepotike te dhjetra prokuroreve te Prokruorise se Pergjithshme dhe kundervenies se tij flagrante ndaj Reformes ne Drejtesi…
    Ishte nderhyrja e tij dhe dy shokeve te tij, midis dhjetera prokuroreve te pranishem ne Koneferencen Kombetare te Prokuroreve, qe parandaloi pershkallezimin e dhunes deri ne perdorim te armeve midis Adriatik Lalles dhe Shkelqim Hajdarit!
    I kam pare me syte e mi ato skena turpi e krimi te mirefillte te Adriatik Palles, ketij krimineli qe ate dite ka kryer te pakten 7 akte te renda penale ne sy te “ajkes” se prokurorise shqiptare.
    Shihni si veproi ndaj Arben Dollapit te pakorruptueshem ky jo kriminel por edhe i paburre, i pabese e mosmirenjohes i peshtire.
    “Nuk ka bishe me te eger se sa njeriu mosmirenjohes” thoshin greket e lashte.
    Jo kryeprokurore si Adriatik Llalla, por edhe prokurore te thjeshte si ata qe bene sehir skenat flagrante te krimit te tij ne ate Konference, apo ne mbledhjen e turpshme e 15 marsit te Keshillit te Prokurorise, te tredhur e te lemerisur prej tij, nuk jane prokurora por jane proku- hora te krimit.
    A nuk ishin pikerisht disa nga ata qe votuan sipas urdherit e diktatit te Lalles edhe ne mbledhjen e tij per ndeshkmin e zerit burreror te Arben Dollapit kunder shkeljeve ligjore flagrante te tij!?
    Dhe Presidenti i PD-se Bujar Nishani, vrapoi me te katra ta dekretonte kete akt antiligjor te Lalles pa lexuar fare denoncimin ligjor e te argumentuar ne menyre shembullore e me fakte konkrete te Arben Dollapit.
    Si mundet qe Presidenti i Republikes, Kryeministri, Kryetari dhe vete Kuvendi i Shqiperise te tolerojne dhe mbyllin syte perbelle krimeve te tilla flagrante qe ne cdo vend demokratik do te ndeshkoheshin ashper e menjehere!?
    Kush eshte ( jane ) protektoret dhe tutoret e tij!?
    Pse Presidenti i Shqiperise, Kuvendi i Shqiperise nuk ndihet perballe krimeve publike te tij!?
    Kush eshte protektori dhe tutori numer nje i tij!?
    Nuk guxojne as ti permendin emrin…
    Cili eshte Padrinoja i tij ose Goodfathers ( Kumbare te krimit dhe Mafias ), sic e ka quajtur publikisht edhe vete Kumbara Tom Doshi disa here keto dy vitet e fundit!?
    Cfare i bashkon ata aq ngushte sikur te ishin vellezer siameze!?
    Mos valle fakti qe te dy jane kapur me presh ne duar, sic thote populli, me kamera, me ze e me figure ne krye te detyres se krimit ne flagrance!?
    Si e kush mund ta mbaje ne ate detyre te larte nje kriminel publik te kapur ne flagrance me ze e me figure duke share kercenuar me jete, duke grushtuar si nje rrugac rrugesh nje koleg te tij e aq me teper Sekretar i Pergjithshem i Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise!?
    Tutoret e protektoret politike te tyre jane Padrino e Kamorra qe kane kthyer Shqiperine ne nje shtet pa sovranitet
    A mund te kete sovranitet shteteror pa nje shtet ligjor!?
    A mund te kete sovranitet e shtet me nje drejtesi te kriminalizuar nga koka tek kembet, nga kryetari i shtetit e KLD-ja e deri tek rojet e portieret e gjykatave dhe prokurorive!?
    A mund te kete sovranitet shteteror me nje kryeprokuror qe ben haptazi kryavokatin e krimit!?
    Kryeprokuror si Adriatik Llalla eshte nuk jane prokurora Ligji por kryehora Krimi
    Nodal ju Zoti Lu dhe ju Zonja Vllahutin, SHBA dhe BE jeni shpresa e te gjithe shqiptareve per shtet ligjor e sovranitet te vertete shteteror e ligjor ne Atdheun tone te bukur e teper te shtrenjte!
    Ju po deshmoni hapur se e doni dhe punoni per shtetin shqiptar me shume se keta politikane zuzare shqiptare, kusare e vrastare!
    Mesazhi madhor i mikes sone te madhe e te sprovuar Hillari Klinton dhe i Washingtonit dhe i Brukselit “Duajeni vendin tuaj te bukur” ka rene ne veshin e shurdher te politikes antishqiptare te atdheshitesve te politikes shqiptare!
    Faleminderit per mesazhet tuaja te sinqerta e shprsedhenese…
    Miku i mire ti thote kater te vertetat hapur, sy ne sy e balle perballe, thote sovrani yne… Ndryshe ai nuk eshte mik!

    Ilir Gramshi, Kanbera, Australi

  3. Petri Vjosa says:

    Opinione
    ADRIATIK LLALLA NE REVAN DREJT BURGUT !

    Nga Vikiliksi tek Kartat e pista te “Panamase”

    Vetem 24 ore pas shperthimit te Panamagejtit, Prokuroria e Pergjithshme e Shqiperise nepermjet zyres se saj te Shtypit njoftoi se ka nisur menjehere verifikimet lidhur me emrin e pare qe ka dale ne Shqiperi si i lidhur me skandalin “Panama Papers”. Eshte fjala per kompanine “GFI Technologies” te financuar nga qeveria Berisha ne fundin e mandatit te saj te dyte ne vitin 2013.

    A nuk veproi keshtu ajo edhe per Vikileaksin e famshem.ne vitin 2011 kur u publikuan kabllogramët e Ambasadës Amerikane për mjaft çështje sensitive në atë kohë, si Damir Fazliç, rruga Durrës-Kukës apo Gërdeci. Edhe atehere, Prokuroria e Përgjithshme tha që kishte caktuar një grup përkthyesish që do të monitoronin e grumbullonin të dhënat për Shqipërinë, megjithëse menjëherë pas këtij versioni. Cfare u be!? Cështja u la në harresë.

    Ajo qe e bashkon kete kompani dhe pronarin e saj me Shqiperine eshte jo vetem fakti qe ajo u miratua nga nje qeveri ne ikje. E keqja me e madhe eshte se ajo nuk u hetua e aq me pak u skanue aspak se cfare kapitali kishte, nga vinte kapitali i saj, cfare garancie financiare dhe pastertie kishte nga nje prokuror qe ishte zgjedhur me votat e se njejtes mazhorance.

    A u be ndonjehere Llalla kryeavokat i shtetit shqiptar!?

    A e dini se si perkthehet ne anglisht titulli “Prokuror i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise”!? “General Attorney of Republic of Albania” Fjala Attorney ne shqip ka kuptimin e pare Avokat. Pra Prokurori i Pergjithshem eshte Krye-Avokati i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise, Kryeavokati i shtetit shqiptar.. A e luajti kete rol Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise !?

    A e kreu detyren e tij si kryembrojtesi ligjor i Republikes se Shqiperise, detyra kryesore e te cilit eshte te mbroje interesat dhe thelbin e shtetit shqiptar kunder cdo lloj krimi e shkeljeje ligjore nga cilido e kushdo qofte ai edhe kryeministri apo Presidenti i Shqiperise e jo me nga nje kontrabandist kombetar , nje spekullator nderkombetar, nga nje kriminel i sprovuar si Ismail Mulleti e co… te cilit protektoret e sekseret politike ne maje te politikes dhe qeverise shqiptare i dhuruan jo pak por 150 milione euro vetem per ngjyrosjen e naftes shqiptare!?

    Mjafton qe kryeavokati i Shqiperise Adriatik Llalla te futej ne Google dhe te kontrollonte vetem emrin Ismail Mulleti dhe per nje minute aty do te gjendte dhjetra flamuj te kuq, shenja alarmi per ta ndalur kete grabitje multimilioneshe te djerses dhe mundit te shqiptareve, bile edhe per ta arrestuar ne flagrance jo vetem ate por edhe darovitesit e tij Pollo, Bode, Berisha e co. Nuk po flasim per kerkimin e informacioneve nga partneret dhe homologet e vendeve aleate , se pari FBI-se dhe Prokurorit te Pergjithshem te SHBA-se. Po flasim per nje sherbim falas qe e perdorin edhe femijet e klases se pare fillore…

    Sa dosje krimi ka hapur Adriatik Llalla ?

    Nuk po flasim per CEZ-in!? Per Fazlicin ? Per Gerdecin? Per 21 Janarin 2011? Per vjedhjen publike te votave te 8 Majit 2011 ne Tirane ? Per dhjetra hidrocentrale te dhena pa tender mafias se betonit!? Per 7 e me deri qindra vila e apartamente, prona e pasuri te pajustifikuara e te pambuluara edhe me rrogat e jo krejt fisit te shumices se zyrtareve, kryebashkiakeve te ish- kryetareve te komunave nga Tamara e Margegaj … deri ne Konispol, per kusarine masive te pasurive e mundit te shqiptareve … Te gjitha nen hunden e syrin e tij!

    Sa dosje hetimi te filmuara me kamera e botuara deri ne detaje nga mass- media shqiptare ka hapur, hetuar e kopsitur ligjerisht Kryeavokati Shqiptar!?

    Sa ceshtje te denoncuara publikisht edhe nga ambasadore te huaj, si miku me i madh dhe i sprovuar i shqiptareve ai amerikan ka zbuluar e hetuar Prokurori i Pergjithshem i Republikes se Shqiperise Adriatik Lalla ne keto pese vjet te ushtrimit te detyres!?

    A e degjuat cfare e si genjeu pafytyresisht ne intervisten e tij me “Zerin e Amerikes” lidhur me kusarine e korrupsionit masiv ne Shqiperi te denoncuar qindra here nga Uashingtoni e Brukseli e te pandeshkuar nga prokuroria e drejtesia e sterkorruptuar shqiptare!?

    Kur Adriatik Llalla akuzon hapur vetveten

    Pyetjes se Radio “Zeri i Amerikes” per disa raste madhore korrupsioni ne Shqiperi kryeprokurori shqiptar Adriatik Llalla iu beri bisht ne menyren me injorante te mundshme. Ai foli shume por nuk tha asgje.Ai foli por nuk dha asnje pergjigje konkrete. Oret e bizhute i shtrenjta te gjykatesve dhe prokuroreve te korruptuar te denoncuara nga ambasadori amerikan ne Tirane Z. Donald Lu, i quajti si ceshtje qe i takonte per ti verifikuar Instituti i Deklarimit dhe Verfikimit te Pasurive dhe jo atij.
    Nje veteakuzim perfekt i Adriatik Lalles… Para se te katapultohej ne krye te Prokurorise se Pergjithshme shqiptare ai personalisht ka qene Drejtori i Pergjithshem i atij institucioni.
    Sa raste pasurimi te paligjshem ose me metoda korruptive e kriminale pat denoncuar a verifikuar ish- drejtori Llalla!? Zero.
    Sa politikane apo biznesmene te pasuruar me afera kriminale, qe nuk jane vetem tregtia e drogave, trafiku njerezor, prostitucioni, por cdo vlere e fitim i arritur me rruge. me mjete e me menyra te paligjshme ka paraqitur ne organin e akuzes ne kulmin e lulezimit te tyre kur ai drejtonte ate Institut!? Zero….

    Autogolat pafund te kryeprokurorit shqiptar

    Cdo pergjigje pa pergjigje e Adriatik Llalles per “Zerin e Amerikes” ishte nje autogol i mirefillte. Jo nga paaftesia e tij por nga djallezia e tij, nga kontrata me politiken e krimit dhe korrupsionit qe neneshkroi me kapot e Coza Nostras politike shqiptare, si garanci per emerimin e tij ne ate post.
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te verifikuar e hetuar aferat e pista e korrupsionin e emeruesve te tij .
    Ai u emerua edhe ne njerin edhe ne tjetrin post jo per te bere krye-avokatin e shtetit shqiptar por per te ushtruar detyren e kryeavokatit te krimit shteteror dhe korrupsionit masiv te atyre qe e emeruan pikerisht per te kryer kete mision te paracaktuar prej tyre.
    A nuk vepronin keshtu kapot e Mafias politike e shteterore italiane, e Coza Nostras dhe Ngradetas italiane me homologet e Llalles ne Itali!?

    Kryeavokati i krimit te Mafias politike e shteteore

    Ai nuk ishte nje zgjedhje e rastit… Ai e kishte kaluar me sukses provimin e besimit te saj qysh ne postin e meparshem ku as nuk verifikoi e as nuk hetoi as edhe nje rast te vetem korrupsioni.
    Me shume se kryeprokurorin e Shtetit Adriatik Lalla ne intervisten e tij me “Zeri i Amerikes” u shfaq si kryeavokat i krimit dhe korrupsionit. ” Nëse një zyrtar i caktuar disponon një pasuri të caktuar, kjo nuk nuk do të thotë se ai është një kriminel, apo shkelës i ligjit. Pasuria mund të fitohet në forma të ndryshme: të trashëgimisë, biznesit e të tjera me radhë. Nuk jam këtu për të mbrojtur një zyrtar të caktuar, por edhe të akuzohet dikush se ka një orë të një përmase, apo unazë të kësaj natyre, mendoj se nuk është mënyra e duhur” tha fjale per fjale Llalla.
    Asnje avokat i krimit nuk do te kishte zgjedhur nje mbrojtje me te ndyre se kjo per perligjen e krimeve te tilla.
    Mire oret e florinjta e bizhuterite, cantat e shtrenjta e kostumet firmato, po vilat qindra- mijera dollareshe e mobiljet luksoze, veturat qindra mijeshe te femijeve, e deri niperve e mbesave, po shkollimet qindra mijera euroshe te femijeve ne kolegje milioneresh , po dhjetra udhetime me avione e pushime sheikesh ne Abu Dabi e Tajlande, ne Sidney e ne Miami….

    A futen vilat e pallatet ne thes … Po blloqet e Gjirit te Lalezit….!

    Po pallatet e vilat e Gjirit te Lalezit e Farkes, te Petreles e Golemit, te Shengjinit e te Ksmailit, te Velipojes e Tushemishtit mos valle a mund te futen ne thes! Nuk futet minarja ne thes , thote sovrani. Te gjithe ua dine pronaret dhe burimin real te ardhurave pervec kryeavokatit te shtetit shqiptar qe ben kryeavokatin e krimit dhe korrupsionit.
    “ka institucione te posacme te cilat merren me verifikimin e pasurive te ketyre zyrtareve”, thote Llalla. Sa raste te tilla ka hetuar ky kryavokat i shtetit!? Sa dosje ka hapur me iniciative ose i detyruar ai dhe institucioni i tij!?
    I jane tretur edhe kockat kryebankierit Artan Santo, te ekzekutuar ne mes te Tiranes dhe ne zemren e shtetit, nen hunden e Presidentit e Kryeprokrurorit, nen hijen e manteleve te zeza te gjykatesve e drejtesise faqezeze shqiptare, te komanduar nga Mafia politike, po i tretet edhe emri e jo me dosja e hapur e gjykatesit vlonjat Konomi te hedhur ne ere diten per diell e ne mes te Vlores, jane harruar emrat e deputetit Fatmir Xhindit ne Fier e Aleksander Kekes e 26 viktimave te Gerdecit e 4 deshmoreve te 21 janarit, ndersa kryeavokati i shtetit Adriatik Llalla ka guximin e flet per ” ceshtje e cila vijon te jete pa autor”.
    E ku !? Ne e perballe kamerave te “Zerit te Amerikes”

    Jo vetem avokat por edhe Bude i krimit !

    U humben diten per diell e ne syrin e kamerave qindra milione dollare te shqiptareve ne tenderin e Albpetrolit dhe hetimi vazhdon pa fund.
    U vodhen gati 8 milione dollare ne Banken e Shtetit Shqiptar dhe shkaperderdhen 30 milione te tjere me blerjen fiktivo- korruptive te Hotel Dajtit per trefishin e vleres qe nuk e ofroi askush. Allishverish i Bankes se Shtetit Shqiptar me qeverine e shtetit shqiptar.
    Ne saje te dopjo- korruptimit te prokurorise dhe gjykates se kapur nga Mafia politike, Ardian Fullani doli jo vetem i pafajshem por edhe ka kurajon te kerkoje rreth 4 milione euro demshperblim nga qeveria e sotme per shkarkimin e tij krejt te ligjshem si Guvernator i Bankes se Shtetit Shqiptar vjedhur nga paaftesia dhe korruptimi i tij.
    Ja si i pergjigjet kryeavokati i Shtetit shqiptar pyetjes se “Zerit te Amerikes” :
    … Perse nuk e cuat ju ceshtjen ne Gjykaten e Larte!?
    “… megjithëse mendimi ynë ka qenë gjithmonë se ky zyrtar ka qenë në shkelje të ligjit, ne i kemi qëndruar deri në fund qëndrimit tonë, pavarësisht vendimit të gjykatës, tani ne nuk kemi mundësi për ta ndryshuar.”

    Adriatik Llalla ne burg !

    I lutem lexuesit te paanshem te pergjigjet pyetjes:
    Cfare perfaqeson Adriatik Llalla me kete pergjigje prej Bude krimi?
    Kryeavokatin e Shtetit shqiptar apo kryeavokatin e krimit !?
    Cila eshte zgjidhja!?
    Ate e dha ne menyre te shkelqyer analisti Dritan Hila me penden e mendjen e tij te arte nen titullin brilliant:
    Adriatik Llalla ne burg !
    Cdo dite e me shume po shton zollumet e tij duke kriminalizuar cdo hallke te prokurorise me prokurore te korruptuar nga Universiteti berishian Plepave , nga Akademite e Domosdoves si Kristali, Vitrina, UET-ti… qe vetem shisnin sa frengu pulen diploma e duke goditur e ndeshkuar prokuroret me te ndershem me profesioniste e me te pakorruptueshem te Shqiperise, sic eshte rasti i sotem i kryesimbolit te tyre Arben Dollapi .
    Peri keputet prej se holli … Zollumi keputet prej se trashi. Pikerisht ky revan kriminalizues i nje krimineli publik si Adriatik Llalla, qe tregohet me gisht nga cdo shqiptar pa dallim partie, feje, krahine, ideje po e con ate cdo dite e me afer prangave te drejtesise dhe qelise se burgut….
    Jo sot! Ai duhet te shkonte ne burg qe diten qe ofendoi si nje rrugac e grushtoi kolegun e tij Shkelqim Hajdari ne sy te prokuroeve te mbare Shqiperise !
    Vetem Presidenti sakat Bujar Nishani e KLD_ja e sterkorruptuar shqiptare nuk e pane e as e degjuan nje akt te tille sa rrugaceror aq edhe kriminal te Adriatik Llalles!
    Nuk kishin se si…. I bashkon kontrata me SHQUP-in !
    Urojme qe shpejt ti bashkojne edhe prangat e ligjit dhe qelite e burgut.
    Drejtesia vonon por nuk harron!

    Petrit Vjosa, London

  4. ALBAN DEGA says:

    FATKEQESIA KOMBETARE

    – Me gjuhen e fakteve

    – Nga Alban Dega , Nju Jork

    – Si Berisha !
    …. Jane nje shpure qyqesh qe krijojne nje kor sa injorant aq edhe fatkeq… Tamam nje kor qyqesh qe jane gati te japin edhe jeten per “nenen parti” . E heqin veten te djathte pa pasur asgje ne xhep pervec dashurise per “liderin e pavdekshem” dhe milionave te siguruara me korrupsionin dhe tenderat e Padrinos ne kembim te besnikerise dhe servilizmit te tyre pa kushte.
    Kane vetem emra te ndryshem: Jozefina Topalli, Fatmir Mediu, Lulezim Basha, Genci Ruli, Sokol Olldashi, Ylli Pango, Edi Paloka, Fatri Balliu, Aleksander Frangaj, Blendi Fevziu, Artur Zheji, Henri Cili …” Klan”, “ Gazeta 55” , “ABC” … Gjithcka tjeter eshte pike per pike si Berisha.
    Flasin si Berisha. Kercenojne si Berisha. Shajne si Berisha, Cirren si Berisha. Per te menduar nuk behet fjale. Kane vetem mendte, me mire te themi mendesine enveriste te Berishes
    Lehin dite e nate per antikomunizem duke harruar shprehjen lapidare te disidentit te sprovuar Vaclav Havel se “nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist”.

    Haraci i mercenarit

    Me nje mentalitet tipik komunist japin mesime morali kur imoraliteti eshte “virtyti” me i larte i tyre… Flasin per demokraci kur shpirti i tyre eshte prangosur pas nje partie dhe lideri qe pervec emrit asgje nuk kane te perbashket me demokracine…
    Perbetohen per liri kur pervec servilit, sherbetorit dhe skllavit politik nuk dijne te bejne pune tjeter. Clironi shpirtin dhe mendjen tuaj nga prangat o fatkeqesi e vetvetes dhe e Berishes, qe po e demaskoni edhe me keq me genjeshtrat tuaja. Nuk e kuptoj si Berisha pranon te paguaje mercenare te tille qe po ia marrin krejt fytyren… ( !? )
    Nese jeni “vullnetare me zor ” te 97-es coni perpara akrepat e ores edhe plot 13 vjet se nuk u shpeton dot as Berisha. Genjeshtrat tuaja i kane kembet edhe me te shkurtera se mendja juaj xhuxhe o “Skuadronet e Vdekjes” se Ajatollah Ruhollah Gazidedes me emrin e vetem real “Fatkeqesia Kombetare….”
    Genjeshtrat e tyre i kane kembet shume me te shkurtera se rrenat e tyre dhe te padronit te tyre qe u kthen permbys jo vetem shikimin e botes por edhe te vertetat! A e keni informuar akoma Berishen se ku ndodhet Gerdeci !? Po se ku ndodhet Vicidoli!? Ka shume e shume vite pa e shkelur…. Po ….. Po… Nuk kane faj te gjoret. Nuk dine se cfare bejne. Eshte haraci i mercenarit

    Shifrat enigmatike dhe pasojat tragjike

    Cfare kuptimi ka shifra e UDB, e KGB-se dhe sherbimit sekret francez XY, qe ia permendi ish- deputeti Spartak Braho ne Komisionin e Ligjeve te Kuvendit Popullor!? Si dhe pse e spiunoi tek Beogradi Xhelil Gjonin, te vetmin qe nuk e arrestoi dot bashke me bllokmenet e tjere !? Cili e rekrutoi i pari dhe sa u shit tek tjetri!? Jane pyetjet e tij jo te miat.
    Jane bere gati kater vjet nga deklarata e deputetit Braho ne nje forum ligjor te Kuvendit Popullor dhe as Kryeministri e asnje zedhenes i tij nuk ka hedhur ose pergenjeshtruar akuzat shume te renda te tij ndaj Berishes. Nje akuze gjithnje quhet e vertete persa kohe ajo nuk eshte pergenjeshtruar me fakte apo nuk eshte provuar e kunderta e saj ne gjykaten e drejtesise …..!
    Me shqetesojne seriozisht keto pyetje !? Nuk behet fjale per nje hafije a spiun ordiner a kaskete 80 lekeshe te ish- Sigurimit te Shtetit komunist. Behet fjale per nje udheheqes partie politike ne pushtet dhe per Kryeministrin e Republikes se Shqiperise qe ka ne dore fatet e vendit ! E di pse?!
    Se pari, sa here lexoj lajme nga Shqiperia sot me kujtohen mallkimet e nenes sime te viteve 70 per ” Qoftelargun e asaj kohe qe “eshte ka e drejton vendin sikur t’ia kete inat popullit te vet”
    Se dyti, as UDB serbe, as KGB-ja ruse nuk do ta drejtonin kaq mbrapsht Shqiperine si qeveria e korruptuar e sotme …
    Se treti, emerimi i Bashkim Gazidedes, nipit te shefit te UDB-se per Kosoven ne ate kohe, si kryetar i sherbimit sekret shqiptar – SHIK, te cilin lideri dhe heroi i demokacise Z. Azem Hajdari e ka akuzuar mese njehere per shitjen e te gjitha dosjeve teper sekrete te paraardhesve te tij UDB-es serbe…

    Zi e me zi per shqiptari

    Se katerti, kontrabanda e naftes dhe hapja e rubinetave te saj per makinen serbe te luftes dhe terrorit ne Bosnje, Kosove, cka perben nje shkelje flagrante jo vetem te ligjeve shqiptare, por edhe te atyre nderkombetare dhe te Kartes se OKB-se!?
    Se pesti, ftohja dhe acarimi i marredhenieve me ish- Kryetarin e LDK-se dhe te Kosoves njekohesisht , Zotin Ibrahim Rugova ne vitet 1993- 1997, kur ai asnjehere nuk e vizitoi Tiranen.
    Se gjashti, arrestimi i kryeheroit te Kosoves Adem Jashari dhe liderve te tjere te rezistences ilegale ne Kosove ne vitet 94-96 ndersa takohej me Milloshevicin
    Se shtati , rrembimi , torturimi, ekzekutimi ne tortura dhe zhdukja e kufomes se atdhetarit kosovar Remzi Hoxha nga SHIK-ui i Gazidedes dhe mbrojtja me te gjitha mjetet e rrembyesve dhe torturuesve te tyre Sefgjini e kompani nga drejtesia shqiptare nen pretekstin me absurd te mundshem ” per te mos paguar demshperblime per denim te gabuar” duke i dhene vetes edhe rolin e krye-Kryegjykatesit te Shqiperise e duke penguar organin e akuzes shqiptare me emerimin e tij ne poste te larta ku ndodhen burimet kryesore te te ardhurave te shtetit shqiptar

    Nga katrahura ne katrahure

    Se teti, akuzat e befta dhe te pabesa kunder UCK-se dhe rezistences se armatosur ne kohe si “organizate terroriste…. marksiste- leniniste…. si dore e zgjatur e Beogradit” ne kulmin e saj per te dekurajuar luftetaret e lirise.
    Se nenti, organizimi i katrahures 97 qe shkaktoi mbi 10 000 viktima, mbi 4 miliarde dollare deme ekonomike e financiare popullit dhe e shkermoqi krejt shtetin shqiptar duke e futur ne trazira
    Se dhjeti, organizimi i grushtit klasik te shtetit te 14 shtatorit 1998. Ai shkeli jo vetem kodin e jetes, por edhe kodin e vdekjes. U keqperdor ne menyren me makaber deri edhe arkivoli me kufomen e heroit te dmeorkacise Azem Hajdari per te shqyer dyert e Kryeministrise, per cka protestuar mese njehere edhe vete bashkeshortja e Azemit te ndjere. Po te mos ishin paralajmerimet e Uashingtonit, do ta kishte futur Shqiperine ne nje katrahure te re… duke perdorur edhe mercenare te UDB-se serbe ne castet me vendimtare per Luften Clirimtare te Kosoves,
    Se 11-ti, rekomandimet e mbrapshta per Delegacionin e Kosoves ne Konferencen e Rrambujese per te mos nenshkruar ate marreveshje, cka i solli fitim kohe dhe i sherbeu vetem Beogradit dhe Milloshevicit…

    Nga dhuna ne terror

    Se 12, tragjedia e Gerdecit e 15 marsit 2008 shkaktoi mbi 500 viktima, midis te cileve 26 shqiptare te pafajshem te vdekur , fakira qe punonin si skllever pa asnje sigurim shoqeror e pa asnje mase sigurie teknike e jetesore ne fabriken e vdekjes se qevezise Berisha. “ Kjo Mafia ka dale krejt jashte kontrollit” shkroi gazeta me e madhe ne Botes “ The New York Times”
    Perparimi i regjimit te Berishes eshte i dukshem: nga “Qeveri e gangstereve” ne 97-en kalon ne nje “Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” !!!
    Se 13-ti, zullumi antikombetar i Berishes dhe qevezise me te korruptuar ne historine e Shqiperise po ashtu shenon lartesi te reja. Ne prag te zgjedhjeve te reja parlamentare ata miratojne marreveshjen atdheshitese te Otrantos me Athinen, e cila akoma mban ne fuqi me ligj gjendjen e luftes me Shqiperine, tashme nje vend aleat e e anetar i NATO-s.
    Po te mos ishte kushtrimi atdhetar i Kolonelit te flakur nga detyra Myslim Pashai dhe vendimi i Gjykates Kushtetuese, Shqiperia do te kishte sot rreth 350 kilometra katrore me pak ose dhjete Shen Nauma me shume ne nje pellg ku flitet per nje det prej triliona fuci nafte e biliona tone metrik gazi natyror. Secili prej bashkepunetoreve te Berishes ne kete akt tradhetie kombetare gradohen ne majat e diplomacise, ushtrise. Spikat emrimi i“ Kolonelit te Asfalise greke me tre gishta” Arben Imami ne krye te Ministrise se Mbrotjes se Shqiperise!

    Nga vjedhja e pasurive dhe votave tek …

    Se 14-ti Berisha dhe qeveria e tij e korruptuar e atdheshitese nuk lene mjet pa perdorur per ta kaluar sa me shpejt kete akt atdheshitjeje Greqise para zgjedhjeve. Po ashtu ministrat e tij dhe krejt peshkaqenet e korrupsionit hidhen ne gare per te shperblyer mercenaret e Berishes
    me tendera pa fund. Brenda 30 diteve te fundit te mandatit te pare te Berishes dhurohen mbi 50 tendera hidrocentralesh, rrugesh… me vlere prej rreth gjysem miliardi euro vetem per klanin e korruptuar rreth Berishes.
    Se 15-ti, vjedhja masive e mundit e djerses, pasurive te taksapaguesve shqiptare, pasohet nga vjedhja masive votave te tyre ne zgjedhjet e 28 qershorit te vitit 2009. “ Votat u numeruan keq ose shume keq ne 30 per qind te tyre” thekson raporti i vezhguesve te Evropes dhe Amerikes demokratike. Per cudi a per leverdi reciproke ata i japin note kaluese kesaj demokracie ala Ahmedinaxhad ne zemer te Evropes e Berisha qeveris me me pak vota popullore dhe me pak se nje te dhjeten e votave te trukuara e sakatuara edhe nga modeli Hollandezo- Spanjoll i Kastriot Islamit!

    Qevezia e hajnave

    Se 16-ti,si rezultat i ketyre vjedhjeve krijohet edhe qeveria e hajnave me ne krye Padrinon Sali Berisha. Ish- ministri i Transportit dhe i Puneve te Jashteme Lulezim Basha i akuzuar jo vetem nga opozita, por edhe nga Prokuroria e Pergjithshme per vjedhje qindra milioneshe ne autostraden kombit emerohet ne krye te Ministrise se Brendshme. Nje i akuzuar per shkelje rendi e ligji emerohet ne krye te forcave te rendit e ligjit!!!
    Ish- Ministri Mbrojtjes Fatmir Mediu ne kohen e tragjedise Gerdeci, i akuzuar ligjerisht per korrupsion, shperdorim detyre dhe vrasje massive te shqiptareve … emerohet si Minister Mjedisi ne vend te dergohet per stazh drejtesie ne birucat e Bences .
    Ne kembim te shitjes tek Berisha dhe klani i tij i korruptar, Ilir Meta, qe pat braktisur postin e Zevendeskryeministrit dhe ish- ministrit te Jashtem te Fatos Nanos, pranon te behet kodoshi i Berishes me te njejtat pozita. Kesaj i thone per inat te sime vjerre shkoi e fle me Saline qe ta vjedhim Shqiperine !

    Fjalet plumba dhe ….

    Se 17-ti dhunes fizike te Berishes dhe regjimit te tij ndaj shqiptareve i shtohet edhe dhuna verbale, sharjet prej rrugaci, kercenimet dhe shperthimet skizofrenike kunder opozites shqiptare dhe liderit te saj Edvin Rama, kunder cilitdo qe i kundervihet paranojes diktatoriale te Sali Berishes, qe shte kthyer ashiqare ne Luigjin e 14-te te Shqiperise “Ligji jam une” dhe klani im. Te tjeret jane “shiftaret e njerkes”!
    Se 18-ti, shkelja flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para ligjit , duke i ndare ne shqiptaret e Sales dhe ne shiftaret e njerkes eshte dhunimi me i madh jo vetem i Kushtetutes shqiptare ,qe askush si Sali Berisha nuk e ka kthyer ne nje pacavure pa kurrfare vlere. Eshte po ashtu edhe shkelja me flagrante e Konventave Nderkombetare per te Drejtat dhe Lirite Njerezore. Eshte edhe ushqimi me dru i zjarrit te revoltes popullore.
    Se 19-ti, kjo shkelje e flagrante e barazise se shtetasve shqiptare para Kushtetues dhe Konventave te te drejtave e Lirive Themelor te Njeriut shoqerohet me vete zvetnimin njerezor te kryeministrit shqiptar dhe qevezise se tij perballe greves se urise se dhjetra deputeteve te opozites para selise se tij. Bashke me kete degjenerim te cdo ndjenje njerezore vdes edhe iluzioni se ne shpritin e mendjen e kryeminsitri shqiptar ka mbetur qofte edhe nje gjurme e Betimit te Hipokratit, si ish- mjek.

    Parzmorja e hekurt e diktatorit ne vend te bluzes se bardhe te doktorit

    Se 20-ti, ne vend te bluzes se bardhe te mjekut, qe pat premtuar se do ta rivishte sapo ta kerkonin interesat e demokracise dhe subjektit kryesor te saj demosit, popullit shqiptar. Tashme ai imazh ka vdekur pergjithnje. E vetmja gje qe ka mbetur gjalle dhe e fuqishme ne shpirtin mendjen dhe praktiken e Sali Berishes eshte shpirti fanatik komunist, enverist, stalinist i tij.
    “ Une do te qendroj ne pushtet edhe 30 a 35 vjet… aq sa te me jape ymer ai lart” deklaron Kim Jong Ili i Shqiperise. Komentet jane te teperta. Sali Berisha do te shfaqej keshtu me parzmoren e hekurt te nje diktatori komunist pranojak qe ashtu si babai i tij shpirteror ekzekutoi publikisht kater shtetas te pafajshem , qe shikon kudo armiq, puciste, bastuna, stilolapsa revolvere, pilula me helme.
    Tragjedia e 21 janarit 2011 hoqi edhe iluzionin e fundit lidhur me antikomunsitin 24 karat komunist Sali Berisha.
    Perfundimisht ai doli para popullit dhe para Botes sic eshte ne te vertete, si ekzekutor publik i qytetareve te vete te lire, faji i vetem i te cileve ishte se kerkonin liri e demokraci, nje jete me te mire per veten, per femijet dhe femijet e femijeve te vet.

    Si ta nxjerrim vdekjen nga politika shqiptare !?

    Duke vrare kater prej nesh, ai na ka vrare secilin e te gjithe ne. Secili prej nesh mund te ishte ate dite aty ku ishin ata, ne betejen per liri e demokraci sipas modelit me te te perparuar e me te sprovuar ne Bote, asaj amerikane.
    Bashke me plumbat e urdheruar te zbrazen mbi kater prej nesh, ne politiken e Sali Berishes ka hyre vete vdekja.
    E vetmja gje qe e nxjerr vdekjen nga politika, thote Nobelisti Gabriel Garcia Markez , eshte denimi me vdekje i politikes se vdekjes.
    Po aq ne mos edhe me sakte e tha edhe mendimtari kombetar shqiptar Akademiku Rexhep Qosja, dikur miku e perkrahesi me i vendosur i Berishes: Kush perdor dhunen ne politike nga dhuna do te vdese!
    E tha hapur e teper njerezisht edhe diplomati i larte amerikan Countryman i cili e filloi konferencen e shtypit sot ne Ambasaden amerikane ne Tirane me ” trishtimin” per vrasjen e 4 shqiptareve me 21 janar 2011.
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne! Ato po bien cdo dite e me fort!

    SHENIM : KY ARTIKULL ESHTE SHKRUAR NE FILLIM TE VITIT 2008. PERDITESUAR ME 27 MAJ 2011. RIBOTOHET PA ASNJE NDRYSHIM

  5. shqip says:

    ” dorzoja dhjeteshen gjergjit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje