Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë ndarë qëndrime krejtësisht të kundërta në raport me draftin SHBA-BE për Reformën në Drejtësi. Ashtu siç pranoi variantin amerikan për Byronë e Hetimit, por u tërhoq pas presionit të Berishës, Lulzim Basha ka pranuar thelbin e draftit të ndërkombëtarëve, pa pretendimin e vendeve të rezervuara dhe bashkë me parashikimin e procesit të vetingut. Shqiptarja.com publikon propozimin zyrtar të Partisë Demokratike, në mes të muajit maj, për procesin e kontrollit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Në asnjë rresht të draftit paralel të Partisë Demokratike nuk përmendet kërkesa për ndarjen e vendeve të rezervuara në Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Posaçëm të Kualifikimit.
O keta jane vetem dy nga tufa e qartur e ujqeve qe kur sulmojne kopene perpiqen qe secili te haje viktimen e tij dhe kur u preket viktima fillojne te hahen ne mes vete,prandaj fitorja me e madhe per shqiptaret eshte ti shofim duke u copetuar ne mes vete dhe kjo dite ju siguroje se nuk eshte e larget.