FOTOT/ Gjendet i paprekur trupi i fëmijës 2 vjeç, që u rrëmbye nga aligatori

16 Qershor 2016, 10:58Politika TEMA
FOTOT/ Gjendet i paprekur trupi i fëmijës 2 vjeç, që u

Pas operacioneve të kërkimit me anije, helikopter dhe zhytës, policia ka arritur të gjejë trupin e djalit dy vjeçar, i cili u rrëmbye nga një aligator teksa qëndronte bashke me familjen në bregun e një rezorti Disney në Orlando të Floridas.

Ka qenë sherifi i zonës Jerry Demings, i cili konfirmoi lajmin, duke shtuar se trupi i dy vjeçarit, i cili ishte i paprekur,  është dërguar për ekzaminim dhe autopsi.

Gjatë orëve të ethshme të kërkimeve, autoritet në Orlando vranë 5 aligatorë, në përpjekje për të gjetur gjurmë të djalit, por nuk gjetën asnjë provë.

Fëmija u rrëmbye nga aligatori të martën në mbrembje teksa qëndronte në resortin Disney Grandet.

Babai i djalit hyri në ujë për ta tërhequr nga aligatori, por gjithçka ishte e kotë, tha sherifi Jerry Demings.

Sipas ekspertëve, aligatori që rrëmbehu djalin mendohet se është 2.13 metër i gjatë.

Çifti nga Nebraska Matt dhe Melissa Graves ishin me pushime me tre fëmijët e tyre, ku fatkeqësisht kanë humbur nëjrin prej tyre.

Resorti u mbyll pas tragjedisë, teksa i gjithë shteti I floridas u shokua nga ngjarja e rëndë.

Megjithatë , kjo nuk është hera e parë që në Shtetet e Bashkuara regjistrohet një incident i tillë. Që prej vitit 1948, 22 persona janë vrarë nga aligatorët vetëm në shtetin e Floridas.

1 komente në “FOTOT/ Gjendet i paprekur trupi i fëmijës 2 vjeç, që u rrëmbye nga aligatori”

  1. Qarri i zigurit says:

    Aligatoret e zhysin viktimen ne uje. E lene per nje fare kohe te dekompozohet, pastaj e hane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje