Presidenti i Këshillit të Bashkimi Evropian, Donald Tusk ka paralajmëruar sërish të enjten se pasojat ekonomike dhe politike të një largimi të mundshëm të Britanisë nga BE-ja do të ishin të rrezikshme edhe për bllokun evropian edhe për Britaninë e Madhe.
Britanikët do të votojnë më 23 qershor rreth asaj nëse vendi i tyre duhet të qëndroj apo të dal nga BE, ndërsa një sondazh i publikuar sot thotë se 53 % e tyre janë që Britania të dal nga BE.
“Nuk kam dyshim se rezultatet direkte të daljes së Britanisë nga BE do të ishin vërtetë të rrezikshme për ekonominë në Mbretërinë e Bashkuar dhe për tërë Evropën”, ka thënë udhëheqësi i samiteve të BE-së gjatë një konference me media në Helsinki.
“Pasojat gjeopolitike janë tërësisht të paparashikueshme. Ajo që kemi nevojë sot është fuqizimi i komunitetit tonë perëndimor”, tha Tusk, raporton REL.
Tusk gjithashtu ka thënë se sondazhet e fundit nuk janë inkurajuese.
Shikoni, le te flasim hapur: NUK KA BREXIT! Eshte nje broçkull e madhe e krijuar enkas per tension, stres, paqendrueshmeri nga kupola qe keqqeveris mbare planetin me qender ne Britani. Ose me qarte IlluminatiCorp – syri i Piramides babiloneze qe kontrollon gjithçka: https://www.youtube.com/attribution_link?a=1691ha-p8Y8&u=%2Fwatch%3Fv%3DwovNaOo8UtQ%26feature%3Dshare
Perse? Sepse gjithe ky negativitet i mban njerezit ne frike dhe frika eshte ushqimi i ketyre vampireve.
Brexit eshte e kunderta e çka po implementojne keta maskarenj ne mbare globin: me qarte sistemin e ri nazist NWO. Keshtu qe nuk mund t’ia fusin vetes me dalje; kerkojne, bile imponojne vetem aderime.
Asnjehere s’me ka pelqyer bixhozi, por nese do te kisha 1 milione €uro, do t’i luaja te gjitha ne JO-ne ndaj qesharakes Brexit. Se mesa di une, kuotat e ofruara nga Bookmakers-it angleze jane te majme.
E dini si do te zgjidhet kjo mjegullnaje e krijuar enkas, sa per t’u dhene njerezve idene false te demokracise: 49,3% pro daljes nga BE-ja e 50,7% JO. Ja si mbyllet kjo farse.
Ndaj mos ndiqni strategjine e Elites qe kontrollon gjithçka e kerkon te mbjelle frike e pasiguri; thjesht injorojini keto shashka idiote!
Andrea Radi
Aspak ,i beni vete te rrezikeshme . Me keq se sot Europa nuk ka qene kurre . Para bashkimit ishin vite te arta .
papapapa ! skane faj greket ! na paralajmeruan. e thane, po dolem ne, mbaroi evropi, do ckoqet e tera…..