Hoxhallarë apo lojtarë?

17 Qershor 2016, 14:25Blog TEMA

Nga Enver Robelli

 

Shani Tarashaj është lindur në Zvicër në vitin 1995, një vit që për Kosovën paraqet kthesë: në Dayton shtetet e mëdha e quajtën Kosovën problem të vogël të Serbisë dhe s’u morën me të, ndërkohë që në diasporë vinin me mijëra njerëz si pasojë e represionit të madh serb. Në të njëjtën kohë bëheshin përgatitje për t’iu kundërvënë aparatit represiv të Serbisë. Kur ka filluar lufta e NATO-s kundër Serbisë për ta çliruar Kosovën, Tarashaj ka qenë 4 vjeçar. Prej tij s’mund të presim të jetë i politizuar, të ketë vetëdije të zhvilluar politike, të jetë i vetëdijshëm se çfarë domethënie kanë për Kosovën vitet 1998/99. Megjithatë, pak sens politik duhet të presim edhe prej atyre që profesion primar e kanë vrapimin pas topit. Familja e Shani Tarashajt vjen nga Prizreni, një qytet jo edhe aq i parëndësishëm për historinë e Kosovës dhe të shqiptarëve në Ballkan. Në një intervistë me një gazetë zvicerane që shpërndahet gratis futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Shani Tarashaj, në pyetjen «Çfarë rituali keni para ndeshjes?», përgjigjet: «Lexoj Kuranin».

Është e drejtë e secilit lojtar t’i besoj Muhamedit, Krishtit, Budës, madje edhe «Flying Spaghetti Monster». Por te jo pak futbollistë shqiptarë ka një tendencë që në opinon të perceptohen vetëm si myslimanë. Njëjtë edhe Tarashaj. Për të duket se është shumë e rëndësishme t’i tregoj opinionit zviceran se po e lexon Kuranin para çdo ndeshjeje, po ashtu zbulon se veturë e ëndrrave të tij është Lamborghini, por për vendin prej nga vjen thotë vetëm se Prizreni është qyteti më i bukur. Kaq, ditën e mirë. Mbetet të shihet nëse Tarashajt në fushën e gjelbër do t’i ndihmojë libri i shenjtë apo talenti.

Së fundi opinioni është ballafaquar edhe me problemet e Mërgim Mavrajt me birrën. Ai refuzoi të bart fanellën me reklamë të një marke kosovare të birrës. Edhe kjo është çështje e tij dhe e Federatës Shqiptare të Futbollit, por problemi i madh fillon kur Mavraj gjykon në kategoritë «haram-hallall». Çfarë instance është Mavraj për të gjykuar të tjerët që pinë birrë? Kurrfarë instance. Që birra prodhohet edhe në vendet myslimane si Egjipt dhe Turqi, këtë duket se Mavraj ose nuk e di, ose e injoron me qëllim. Ashtu siç nuk kemi të drejtë t’i paragjykojmë të gjithë myslimanët (apo arabët) kur në gazetë lexojmë se vajza tetëvjeçare Ravan, si shumë moshatare të saj në Jemen, pas «natës së parë të martesës» me një 45-vjeçar vdiq nga gjakderdhja, edhe Mavraj nuk ka të drejtë t’i etiketojë të tjerët nëse pinë birrë. Sepse, sipas tij, kush pi pije haram, ai njeri i mirë s’mund të jetë. Duke e ditur se 99 për qind e njerëzve me të cilët ka punë Mavraj në Gjermani pinë birrë, atëherë duket se ai është në vend të gabuar.

Futbollistët shqiptarë – dhe kjo vlen sidomos për Mavrajn si flamurtar i islamit politik – mund të besojnë në çfarë të duan, por shoqërisë diversitare shqiptare s’i bëjnë asnjë shërbim me propagandën e tyre agresive fetare. Nuk janë të gjithë shqiptarët myslimanë, siç nuk janë të gjithë të penduar përse nuk e kanë «ruajtur fenë e të parëve tanë të lavdishëm». Më së shumti ka shqiptarë që janë indiferentë ndaj fesë, pastaj ka të krishterë ortodoksë dhe katolikë, ka evangjelistë, ka bektashinj (të cilët historikisht kanë bërë shumë për kombin shqiptar), ka ithtarë të feve të tjera «moderne». Ndoshta po kërkojmë shumë nga Mavraj, fundja ai përveç se në Kuran gjen prehje edhe në këngët e Adem Ramadanit, i cili herë këndon në ato kafehanet «Muzik» dhe «Te Burdushi», herë në Teatro alla Scala në Milano.

Ashtu si Shani Tarashaj edhe Shkodran Mustafi është lindur në diasporë, në landin e Hessenit në Gjermani. Nganjëherë emri është edhe obligim. Nga një Shkodran do të duhej pritur më shumë ndjeshmëri për tema të caktuara, njëra ndër to është feja. Në vend se ta trajtojë fenë si çështje krejtësisht private, Mustafi e sheh të domosdoshme të shtyhet me një përgjegjës të klubit Valencia, të cilit i kërkon ta heq një shishe të birrës nga tavolina. Krejt ky muhabet zhvillohet para gazetarëve, të cilët – pse jo? – këtë edhe e bëjnë temë të madhe. Përgjegjësi i klubit insiston që shishja e birrës të mbetet në tavolinë, sepse ndërmarrja që e prodhon birrën është sponsor i Valencia. Askush nuk e detyron Mustafin të konsumojë alkool, por është absurde të përpiqesh të imponosh «rregulla rigjide» për alkoolin, kur në këtë betejë shpesh dështojnë edhe shtete si Arabia Saudite apo Irani.

Një detaj tjetër: në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi, ku Mustafi shihet duke bërë dua i veshur me një fanellë me këtë mbishkrim: «I’M MUSLIM DON’T PANIC». Problematike bëhet kjo fotografi kur atë e shpërndan në rrjete sociale Pierre Vogel, një gjerman i konvertuar në islamist të sektit selafist, predikues radikal, i cili më 7 maj 2011, pesë ditë pas vrasjes së Osama Bin Ladenit, dëshironte «t’ia falte xhenazën» publikisht kryeterroristit arab. Autoritetet e qytetit të Frankfurtit e ndaluan një karneval të tillë islamist. Është me rëndësi që futbollistët shqiptarë të mos lejojnë të instrumentalizohen për qëllime të islamit politik. Nëse bëhen vegla të një ideologjie nihiliste dhe vrastare, atëherë do t’i bëjnë dëm të madh së pari vetvetes, pastaj rrethit të tyre familjar dhe mbarë shoqërisë shqiptare.

Para një viti vegël politike për interesa të humoristit pseudofetar Shefqet Krasniqi u bë Xherdan Shaqiri. Ai e priti Krasniqin në shtëpinë e tij në Zhegër, madje gjithçka u përjetësua me fotografi nga ky takim, për shembull kur Krasniqi i dhuron futbollistit Shaqiri disa vepra të shkruara prej tij.

Si do të ishte sikur Shaqiri, Mavraj, Mustafi e të tjerët të tregonin pak respekt edhe për figura të rëndësishme të historisë shqiptare? Si do të ishte të postonin një portret të Skënderbeut? E di që prej tyre s’mund të presim të postojnë në Twitter apo Facebook operën «Scanderbeg» të Antonio Vivladit, por pse jo një fotografi të Naim Frashërit, Sami Frashërit, Abdyl Frashërit, Jeronim de Radës, Ndre Mjedës, Lasgushit, Esad Mekulit… Asgjë nga historia shqiptare s’sheh në profilet e tyre, përveç ndonjëherë ndonjë flamur kuq e zi. Në të njëjtën kohë profili i Mërgim Mavrajt në Facebook i ngjan një mejtepi. Para se të jenë myslimanë, budistë, kristianë, ata janë shqiptarë. Dhe si të tillë duhet të sillen në opinion. Se çfarë bëjnë në jetën private, punë e tyre, le të pinë salep apo birrë, ju bëftë mirë.

53 komente në “Hoxhallarë apo lojtarë?”

  1. toni says:

    Sa shume ti vret syte besimi i njerezve Z. Robelli!!!! Dmth nqs ai shfaq besimin e tij, duhet se sben te anatemohet eeee? dmth nqs ai shfaq besimin e tij atehere lindin dyshime per besueshmerine e tij si shqiptar ee? Bravo bravo!!!

    1. Dani says:

      C fare besimi mor tototoni ai nuk asht besim por fiksim dhe mbi te gjitha demton imazhin e shqiperise dhe shqiptarve kudo ne bote.
      Cdo besim i tepert asht fiksim semundje mendore.
      Kur bahet me qellim te caktuar asht nje veper e damshme.

      1. Leshi says:

        Jo more Zoteri Dani.
        Imazhin e shqiperise dhe Të shqiptareve e kan demtuar prostitutat, trafikantet e droges dhe Të armeve, hajdutet dhe shfrytezuesit e sistemeve shoqerore t’evropes dhe jo Mergim mavraj apo ndonje besimtar tjeter qe luën per Kombetaren e shqiperise. Në listen e atyre qe na njollosin ditë e per ditë, futen edhe politikanet Shqiptar, pjelle e sistemit komunist, qe jan Të korruptuar deri në palcë dhe qe me shume së 20 vite, evropa na kritikon!!! Mjafton Të shofish sa shume zyrtare kemi me nga 2 emra e me shume. Krejt Evropa i njef si hajduta, perdhunues, vrases, trafikanta etj e ne i votojme. Kjo nuk ka lidhje me besimin islam apo me ndonje besim tjeter. Perkundrazi, keta tipa jan pjelle Të ateistave komunist dhe keshtu veprojn.
        Si perfundim, do kisha pasur shume qejf qe ky far Enver Robelli(qe ja kan dhene emrin Enver në kujtim Të Enver Hoxhes!!) Të kishte shkruajt kete artikull kur De Biazi shkoj me skuadren Shqiptare në kishe para 15 muaj!!!!!

        1. Droni says:

          Per llesh dhe danin u thoni atyre mjkeroshave qe luajne ne kombetare se flamuri i Skenderbeut dhe mjekra e qelbur e muametit nuk shkojne.

      2. Raimond vlonjati says:

        Shum shkrim i bukur

        Sa me shume shkrime te tilla duhen

    2. ☆Gopisti i NSHRAK-ut☆ says:


      @ Shkodran Mustafi & Co

      Nuk shpëtuan familjet kosovare
      Nga lutjet nëpër kisha e xhamija
      Por nga përdoruesit e alkoolit,
      Të krishterë, ortodoksë..
      Dhe siç ka thënë adashi Yt
      (Më i mençëm se ti e së unë )
      Feja e shqiptarit asht SHQIPTARIJA!

    3. Revolucionari says:

      Per çfare besimi e ke fjalen ti IDIOT.

    4. Revolucionari says:

      Besimi i shprehur me fanatizem si keta, eshte i njejte me besimin e disa popujve ne periudha te ndryshme historike, ndaj ideologjive e partive ne pushtet, si ai besim qe kishin gjermanet ndaj nazizmit ose shqiptaret ndaj komunizmit e ppsh-se, e ne fakt te gjitha fete pa perjashtim jane platformat e mashtrimit me te lashta per te mbajtur popujt nen sundim. Me vjen shume keq qe akoma sot ka me miliona njerez qe nuk shohin mire nga syte dhe nuk ju funksionon mire truri.
      Autori i shkrimit ka shume te drejte.
      Tung.

    5. Robi says:

      Le te shkojne e luajne me kombetaren e ISIS, ndoshta do jene te lumtur, vetem ne te na lene ne qejfin tone.

    6. epiriiiii says:

      Keta i FALEN i LUTEN Allahut per 1 fitore ne futboll c
      dhe ai spo i ndihmon, po rrihen si Gomari ne Duhan. o Mavraj(Greqisht Mavro= i zi, Zezak) &Co luani futboll aty dhe mos na cani trapin me fene tuaj.

  2. edmond says:

    Repekt ,shume bukur ky shkrim.

  3. nishi says:

    E paske qare si artikull. Nuk di cfare mund te shtosh me.
    Te pershendes!

  4. maks says:

    vari k,,,, ketyre islamisteve federata shqiptare me mir te mos i therras fare kete futbollist me kete shkrim na ben qe sa te jen keta islamista te mos shoh asnje ndeshje te kombetares shqiptare dhe asaj zvicere

  5. Argita_B says:

    Per vete trashegoj fene e krishtere nga te paret e mij dhe nuk kam lidhje me fene muslimane, po artikulli i mesiperm eshte nje paçaure e vertete!!
    Si mundet q dikush pretendon se ben nje analize te bej shkrutime kaq te medha per te nxjerre konkluzione me pas mbi to e ti perdori si argumente!!
    Jam kundraa ekstremisteve islamiste, po aq me force denoj terroristet islamiste, po nuk mund te pajtohem me shembuj ekstreme si ai i marteses se nje 45 vjeçari me virgjerseshe!! Harrojme valle se te krishteret kane patur te njetin kritere per tu martuar, ku femrat e familjeve mbreterore perendimore prisnin prane krevatit çarçafin pa gjak te çiftit te sapomartuar per te aprovuar martesen!! Harrojme superstarat e muzikes rock qe martohen me femra 30 apo 40 vjet me te reja!!
    Nese Mavraj refuzon ti bej publicitet alkoolit kjo eshte e drejte e tij, ashtu sikurse duhani eshte i ndaluar me ligj te publikohet ne vende publike ne pjesen derrmusese te vendeve perendimore.
    Mund te na argumentoje “analisti” i ketij artikulli perse vete Amerika e kosideronte kondraband tregetimin e pijeve alkoolike dhee tregtaret e alkoolit futeshin ne burg ne kohen e Al Kapone!! Boll i dhate hapsire njerezve injorante qe me budalliqet e tyre mundohen te na konsiderojne ne lexuesit si injorante duke perhapur injorancen e tyre neper media qe kane nevoje per audience.

    1. Dyrrahu says:

      Argita, para te gjithave ti katolike nuk je pastaj edhe ti ke nxjerre konkluzione pa e analizuar mire shkrimin e zotit Robelli.
      Nje dite po kaloja reugeve te Prishtines, ne lagjen Mati 1 ishin dy xhamia dhe qelloi mesdite e te premtes. Nuk kishte mundesi te kaloje me makine rruges qytetit. Makinat e atyre qe mbushnin xhamite e kishin mbyllur rrugen. Per cudine time dhe te gruas sime ne mesin e makinave qe e kishin zene rrugen per qarkullim ishte edhe nje makine e Policise se Kosoves. Cmenduria vjen ne munutat pasues. Hoxha mbante “vajz” me mikrofon zmadhues dhe altoparlantet bucisnin sikur ne sheshet e vendeve arabe, edhe pse ne Parlamentin e Kosoves eshte votuar qe autoparlantat mos t’i pengojne qytetaret tjere. Rrugen ta zejne, veshin ta shurshojne dhe thone se jane te mire. Cfare te bej une katoliku?!

    2. mikel says:

      interesi qe te pergjigjem ty se trapa ordiner ka sa dush eshte se ke shkruajtur kuptueshem dhe qarte kurse arsyeja eshte zero ,si mund te jete e mundur ,kam pare nje dokumentar ku fliste per materian grigia ajo qe eshte pergjegjese per inteligjenzen e njeriut dhe kur dy emisferat e drurit nuk bashkpunojne mire ,mos shkruj mo lali se nuk je per kte pune ,munde te keshe thunti per dicka por ke mangesi ne arsyetim ,ja po te them nja dy arsyetime nga ajo qe ke shkrujte dhe te shikojme diferenzen 1 carciafi me gjak do te thote qe femra ishte e virgjer dhe ne mengjes varej perjashta ,kurse hemoragjija ne shkrimin e autorit flet per nje femije qe nuk kishte arritur moshen e pjekuris 2 mavraj ka te drejten e tij te mos pije birre ,por nuk ka te drejte per ne qe e pime te thote eshte haram,,kurse kte punen e alkapones eshte e kota qe ta argumentoj eshte e pa arritshme,,,por mos u merzit 2 te parat kam besim te ty dhe eshte hap i madhe per ty se ka ene ma keq.

    3. ardi says:

      Argita Bytha të can bythen shume herë.

    4. Santo Pejani says:

      Zonje apo zonjushe Argita!
      E para nuk po jetojme ne kohen e Al Capone.
      Sa i perket birres qenke treguar superidiote dhe vetem nje superidiote e kalibirit tend nuk e kupton hipokrizin e keti anadollakut Mavraj.
      Per të qene ne qender të vemendjes ky anadollak nuk mban fanelen me logon e birres Peja, ndersa ne Köln ku luan mban ne fanele mbishkrimin e REWE qe shet birra se paku 20 lloje, raki, verë mish derri etjj..birra e pejes qenka haram ndersa birra Veltins, Korbmacher etj nuk qenkan.

  6. alan says:

    paragrafi i fundit i flet te gjitha. keta vene fene mbi atdheun….

  7. pro.... says:

    ..je lodhur shume dhe kot..muslimanet pine birre pa alkol,por ti paske nje semundje patologjike kunder kesaj feje..egzistenca e kesaj feje paqedashese midis te tjerave u pershendet edhe ne france,ku kryeministri yne beri nje prezantim spektakolar te admirueshem edhe real..por juve doni te shembni majat …mos valle jeni aksioner te birra peja? se nuk e kuptoj kete reagim per ramazan..permbahu..z robelli respektoi njerezit ,pa u mare me thashetheme,per ata qe i kane kapur majat pa u prezantuar me fe por me pune dhe pa fjale.

  8. Doni says:

    Ja ke fut kot komplet me kete muhabet i nderuar Enver. Une vet personalisht jam ateist i deklarum, po ama nuk mundesh me ja mohu tjetrit qysh me u ndi. Diversiteti i shoqerise shqiptare e nenkupton qe ka edhe musliman praktikues ne shoqerine shqiptare. Mavraj nuk eshte flamurtar i islamit politik, qysh e paske ekzagjeru ti. Nese kish me qene i tille e kish agjeru ramazanin (fakt per t’cilin kerkush nuk ja dha kreditin e duhur)

    1. mirel says:

      Perkundrazi, ka shume te drejte. Insistimi i Shkodran Mustafit per te hequr birren nga tavolina gjate konferences per shtyp dhe ii Mavrajt per te mos mbajtur reklamen sponsorizuese te birres peja, nuk eshte gje tjeter vecse kokefortesi e debilave. Asnje ska te drejte te imponoje me zor qendrimet e veta publikut apo organizmave ku kontribojne ne emer te se pergjithshmes dhe jone emrin e tyre. Ata nuk luajne per llogari te vetes por te ekipeve qe perfaqesojne. Mustafin nuk e detyroi njeri te pi birre, po nuk ka te drejte te preki me dore objektin e vendosur aty nga ekipi. Ne ate moment dhunon “pronen” e klubit ashtu si mavraj qe dhunon fanellen e ekipit. Nuk mund te ndryshosh dhe tjetersosh simboliken qe dhe ajo mund te shihet si prone e ekipit. Perndryshe te kis e veshi fare dhe te mos luaj me ata qe sipas tij jane te pamoralshem.

    2. Toni KS says:

      @Don, doren ne zemer Mavraj eshte pak taleban, po eshte taleban i joni, edhe po lun fort ne kombetare. Keshtu qe ne rregull jemi.
      Shaqiri, Mustafi e Tarashaj nuk jane problem i joni sepse nuk luajne ne kombetare. Keshtu qe ne kete pike Robelli ja ka fut kot.

  9. S says:

    Te lumte artikull me vlere ….

  10. mirel says:

    Shkelqyeshem Robell. Keta kelyshe arape nuk perfaqesojne Shqiperine. Eshte shemti e pafalshme prezantimi qe i bejne vetes si shqiptare jeto gjyle arape. Shkak eshte injorancia e thelle. Nuk dine te lexojne fare dhe papritur mesojne te lexojne kuranin. Njerez me te pamesuat nuk ke per te gjetur nder shqiptaret. Truleshe dhe kokeboshe, mire qe i bien topit dhe jane bere oaksa te degjuar dhe per fat te keq idhull nga nga koketopet e tjere qe vuajne per nje kauze qe ti japin pak dinjitet injorancise

  11. Prandaj ne nuk fitojm ne asnjedhoj sporti dhe na turperojn neper bot keta talean,ku fitohet me oriz dhe me brumra qe han kta plehra ,ne shqiptaret ishim se ishim te paragjykuar nga perendimi por tani po na turperojn dhe me shum keta rraca e ndyr qe qohen me sum perpjet ne mes te europes po e turperojn shqiptarin ku do, zoti ju mallkoft o kafka taliban te shemtuar,te turperuar,te humbur,te pa moral,turp per kombin zhdukuni mga shqiptaria shkoni ne avganistan atje ku e keni vendin prejardhjen dhe traditen

  12. pro.... says:

    ..e natyrisht duhet ç’montuar ideja,se nje fetar eshte kriminel,qofte,katolik,musliman,i krishtere etj,,sepse pjesen me te madhe te popullsise keta e bejne,..cila eshte raca superiore qe ka te drejten e baltosjes dhe pse?..a nuk po e ngrene sebashku flamurin,kudo qe shkojne,duke i dhene pak gezim ketij populli te çorientuar?Anuk po e kuptoni se pavaresisht humbjes,ky popull ka perjetuar nje gezim per lartesine e komunikimit ne te gjitha nivelet??Na lini rehat te shijojme ate qe na falen ATA fetaret e shume skuadrave europiane ..lojtaret shqiptare!!

  13. Dyrrahu says:

    Kush nuk ngopet me pak, ai nuk ngopet as me shume, eshte thenje e vjeter.
    Te gjithe keta fudbolliste te cekur nga zoti Robelli nuk ngopen me te fituarat nga futbolli, prandaj iu binden arabeve, ku keta te fundit i joshin me shuma te majme parashe.
    Shqiptare e vegjel, fetare edhe me te vegjel dhe fudbolliste te medhenje jane keta dhe si te tille po na e mihin varrin kombetar.
    Per turp eshte kur fudbollistet debile sikur keta te permendurit te thone se jane shqiptare dhe kur nuk dijne shkrim e lexim shqip, kur nuk njohin figura te ndritura shqiptare dhe kur gjoja se e lexojne Kuranin.
    Ata jane te paguar qe te thone ashtu edhe pse nuk eshte e vetete. Vej bast qe Mavraj nuk din te lexoje ne Kuran.
    Per mua keta individe me mire le te shkojne ne Arabine Saudite apo ne “shtetin islamik” vetem mos te thone se jane shqiptare..

  14. kodrasadikitk says:

    Skemi te bejme me shqiptare tipik qe jan te lidhur per flamur ,per kombe e per atdhe.Spo e specifikoj por kur dikush qe ka qen ne lloq ose ne balte e harron Shqipnin e Shqiptarine dhe kthehet ne nji bukpermbyes si ndaj Shqipnis si ndaj Zvicrres qe e ngriti ose i ngriti e i qiti nga varferija .Ta qmojme mikun e armikun dhe te rrokemi te punojme per shtet,per kombe e per atdhe….

  15. Lpl. says:

    Duhet me biseduar me UEFA dhe FIFA qe mos te zhvilloje kampjonete sportit ne kohen qe ne kemi Ramazan sepse jane duke na tunduar dhe veshtirsuar agjerimin , kjo nuk eshte e drejte qe te na imponohet me luajtur ne agjerim sepse nuk duhet te marri me shume rendesi futbolli se Islami se gjithe ky aktivitet e zbehur Ramazanin .Agjerim te lehte ekipit kombetar bashke me De Bizin dhe ishallah humbin dhe clirohen nga kjo barre e qafirave dhe kthehen e agjerojne ne qetesi ne shtepite e tyre .

  16. dash says:

    Shume drejt,respekt per Robelli

  17. xhino says:

    Feja e shqiptarit eshte shqiptaria Evetmja fe qe na bashkon te tjerat na ndajn. rroft KOMBI SHQIPTAR.

  18. gjergji says:

    Kur lexova kete shktim mu kujtua nje thenie e Mark Twain-it:
    Feja lindi kur mashtruesi i pare takoi idiotin e pare…..
    llafet e tjera jane fukarallek…
    ps
    (shyqyr qe nuk e paska thene Enver Hoxha…)

  19. qe te besosh ,nuk eshte keq,ashtu sic e thote edhe autori,por ….qe te hash buke ne emrin e nji firme…..dhe ta urdherosh;te hiqet birra nga tavolina……kjo eshte loqeshmeri……
    plus qe tu dhjefsha besimin turk…..kur keni tradhetuar besimin e stergjysherve tuaj…..ushhhhttttttttttttttttttttttttttttt qe te gjithe ekstremisteve……..

  20. SKENDERBEU says:

    NA MBYTEN ALABAKET ALA MAVRAJ AND COMPANY

  21. Toni says:

    Po te ishte per mua do ti internoja te gjithe keta tipa ne Afganistan, Pakistan, Bangladesh, Irak. Atje ta praktikojne sic duhet besimin e tyre.

  22. Illyria says:

    Artikull I shkelqyer, po thuaj a do dine ta lexojne keta islamiket e vegjel! Feja e shqipetarit eshte shqipetaria!

  23. Illyria says:

    Dhe dicka! Myslimane Jane Edhe Ozil, Hedera, e shume Te tjere lojtare Te klasit boterore, Po Vetem keta loqet tane tregojne injorancen e tyre te theksuar orientale!

  24. toni says:

    Nuk e di si do i dukej nje muslimani qe ti thonin ne vendin e tije ,( arabi apo gjetke ) ma largo cajin apo salepin nga tavolina ..Sic ben Shkodran Mustafi ne Valencia.. Jepni nje pergjigje ju te tolerances fetare..

  25. Derra says:

    Artikull i ceket qe ofendon jo vetem myslimanet dhe dinjitetin e tyre (qe sa do tju djege ka te drejten e vet me egzistu) por mbi te gjitha eshte nje ofeze ndaj atdhetarise. Nuk mbrohet patriotizmi me ket nivel argumentimi…hiqeni nga menia karabasher, bota juj shtypese dhe injorante ka marre fund. Shqiptare jane te gjithe, shqiptare tipik te ndihet kush nuk ka gje me se te merret. Por ju them juve islamofobeve te karit me emra orientale…kullera me muhamet ne xhep…ju qe nderin e keni tek motra por qe kujtoni se do beheni shefa te vegjel duke ia lepire bolet shefit te modh: Bjerini me dore qe te qetesoheni!

    Jeni aq te ceket me ket urrejtjen tuaj sa me mire prishuni ne lavaman se vini ne rrezik evolucionin.

    Ps: Lexoni nai liber, shifni nai dokumentar, se lat nami i qifsha jeten, jeni me oriental se orientalet…kari npidh per tmar nai like – click. derra!

  26. flamur says:

    mir mavraj qe esht i besimit mysliman por kontribon per kombetaren por keta gazetare leshi qe kemi nuk shkruajn asnje gje per kaurrit e jugut qe te gjithe po deklarohen greke pash sot ca kaurre nga himara me me mbiemra gjini gjoka dhe gjoni qe thoshin jemi grek

  27. shqip says:

    po mire e kane. bile une them te ngrene edhe b.. perpjete para se te filloj ndeshja. perderisa i beni publicitet gjyzeleve, ata ashtu si kaushe qe jane , mundohen ti japin rendesi vetes. kokrra e debilave shqipfoles. diku kane zbuluar rrenjet e gjyshit jeniçer, dhe u zgjohet geni arab qe kane ne vena. kapi more degdisi ne jemen a ne mes shkretetires e te ngrene s… ta ngrohin ne diell. fare e ndyre qe na bejne me turp para botes. po eshte lojtar i mire, thote ndonjeri. te kam dh… te miren e tyre. nese su pelqen jetesa ne europe , pse nuk shkojne me karvane devesh ne siri , libi, a ferrin qe vetem ata mund ta dine. ne jemi vend laik, dhe si i tille kemi edhe kombetare laike. nese ketyre nuk u pelqen , te zbythen se nuk humbasim gje. perkundrazi fitojme me shume dinjitet para botes. keta te turperojne ti prezantosh si bashkombas. rrace turkoshakesh te shemtuar e qe vine ere.

  28. RTE says:

    HALLALL TE QOFTE BUKA E KOSOVES O MERGIM MAVRAJ

  29. nik says:

    Shkrim i mrekullueshem. Respekte.
    Harrojne qe kombi eshte para fese, harojne qe u bene keta qe jane prej tolerances se ketyre popujve alkolpires. Kishin talent , ok. Sa talente vdiqen nga pamundesija. Tani bejne sikur u ka ardhe vetedija, fatkeqesisht fetare dhe jo atdhetare.
    Avujt e besimit ekstrem jane me te keqija se ato te alkolit. Te alkolit dikur ta lirojne koken te fese vec ta mpiksin trurin.

  30. Gjergj says:

    Na cane k keta idiotet e Allaut.

  31. Per te pafuqishmit says:

    nese do te zgjedhja mes zoteri robeli qe eshte i kenaqure me drejtesin te udhehequr nga plaqkites dhe servilet e tyre te pasur dhe ozurpator,do te zgjedhja jezusin(Isa a.s.)qe i mbeshteti te varferit dhe skamnoret ne drejtesi ndaj Zotit,ajo drejtesi sot nuk ekziston dhe nuk shihet por ajo ndjehet mu ne ato vende ku ju i keni lane ne varferi dhe i shtypni zoteri robel me shkrimet e juaja fyese dhe manipuloni me fjale qe vrasin ndergjegjen e sinqert te njeriut ndaj pjeses se pafuqishme dhe te shkelur te njerzimit,brengosem per qytetarin e varfur dhe te pafuqishem ne cdo cep te kosoves dhe shqiperis njejte dhe per te varfurin dhe te pafuqishmin ne Afrik dhe cdo cep te botes,pse nuk flet per keta zoteri merresh me jeten private te tjeter kuj,te pengen njeriu qe tregon respekt dhe dhuron humanitet?me vjen te qaj se c’fare pikpamje c’faqe ketu mjere soju yt c’fare perfaqsoni.

  32. RILINDJA ME BYTHE PERPJETE says:

    ESHTE PER TU HABITUR SE MU KETA HOGJALLARE APO GJYSEM TALIBANA U BENE FUTBOLLISTA TE NJOHUR DHE PER FAT TE KEC PO I JAPIN IMAZH TE KEQ KOSOVES E SHQIPERIS SA PER VETE KETA DO I DERGOJA TEK ARABET SE ATY E KANE VENDIN E JO TE JETOJNE NE SHTETE KATOLIKE SI GJERMANI E ZVICER

  33. Toxxx says:

    Po pse nuk i ha mortja,,, popull idiot, ka 600 vjet qe feja lot me shqiptarin dhe kta njerez akoma nuk e kuptojne krishti muhameti etj etj jane aq reale sa dhe babagjyshi i vitit te ri. Mos kini frik o njerez se sic kini lindur ashtu do vdisni kurajo vetes dhe pranoni realitetin! Shpetim mund te keni ( thone kto kohet e fundit andej nga Amerika) vetem nqs i hodhni niher syte dhe nga Zeusi.

  34. barleti says:

    Keta jane bukpebyes siq thote populli Ne vendet perendimore qe kane kulture kristiane prinderit e tyre dikur gjeten strehim ,ndersa ket u rriten dhe u bene futbillist, po te ishin ne Kosove to silleshin me duar ne xhepa sjehseve te qytetit. Pse nuk shkojne ne Arabi te jetojne dhe te luajne futboll e te lexojne Kuranin, sepdr ne Arabi nga viti 1992 Kurani eshte Kushtetute .
    Dhe e dini se si jane te drejtat e njeriut ne Arabine Saudite?! Asnje liri dhe e drejte e njeriut nuk njihet ne kete shtet , qe praktikoj me se shumti islamin dhe ka te drejten traducionale islame. Ne autostrade per ne Meke shkruan” just for muslims”, besimtaret tjere nuk kane drejte ta vizitojne vendin e qe mulsimanet besojn si i shenjet. Shikoni ne google e gjeni kete shenje. A mendoni ju qe i mbroni keta lojtar, se ne perendim ne cdo katedrale hyne te gjithe, te krishter, ateist, budist apo musliman?! Evropianet jane shume tolerant me shume se sa duhet. Shqiptaret po mos te ishin te islamizuar, sot do ishin pjesr e BE-se. Keta lojtar jane imazhi me i dobet per shqiptaret, gjeja me e mire do ishte nese kat nuk do prezentoheshin me si shqiptar.

  35. Aziz says:

    Faleminderit Robelli per kete shkrim, po ku jan tjeret gazetar dhe opinioniste. Keta lojtare me keto gjeste qe bejne i bejne nder vetem Serbise , dhe shume dem shqiptarise. A mund te jene aq injorant ? Ndoshta ua mbushin xhepat armiqt tane. Asnje veprim cka do qe te bejne nuk eshte aq i demshem sa sjellja e ktyre. Respektet e mia z.Robelli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje