Duket se e kanë radhën mediat sllovene të shkruajnë për turizmin në Shqipëri, në mesin e shumë të tillave, europiane dhe më gjerë. Me anë të një artikulli të botuar në portalin “Moj Malec”, vendi ynë konsiderohet vendi me detin blu, rërën në Adriatik dhe gurët në Jon, që na shndërrojnë në“një xhevahir tëvërtetë të pazbuluar të turizmit.”
“Shqipëria po bëhet destinacion më tërheqës turistik. Në këtë vend të vogël në jug të Gadishullit Ballkanik mund të mburresh për plazhe të bukura, natyrën e paprishur dhe të egër, por edhe me qytetet piktoreske dhe vendet me interes historik, vendet arkeologjike, kryeqytetit që evoluon me shpejtësi.”- thuhet në artikull.
Plazhet në detin Jon në afërsi me ishullin grek të Korfuzit janë një xhevahir i vërtetë i pazbuluar i turizmit. Të gjitha janë thuajse me infrastrukturë të mirë, çmime të favorshme të ushqimit të shkëlqyer, akomodim dhe restorante tërheqëse, edhe për pushime familjare.
“Veçanërisht koha e përshtatshme për të udhëtuar në vendin e shqiponjës është maj dhe qershor, si dhe shtator dhe tetor, kur temperaturat janë më të këndshme. Lidhjet e fluturimit nga Slloveni mundësohen ngaAdriaAirways nga Lubjana në Tiranë”- shkruhet në artikull./Monitor
Mirse te vini o njerez
Artikullin reklamues e paska shkruajtur AdriaAirways,te shkretet,duan pasagjere.
shume reklame per turizmin tone dhe pak vizitore. Kjo sepse ne kemi nje vend qe ofron shume pasuri natyrore, kulturore dhe historike, por nuk kemi infrastrukture, politike serioze dhe mbi te gjitha vullnet per te qene me te vertete njerez
Keto jane budallalleqe… Po nuk vendoset Link per vertetimin e te thenave mos postoni kot…