Ahmetaj: Buxheti, i kërcënuar nga fatura e pronave ne Strasburg

20 Qershor 2016, 19:20Ekonomia TEMA
Ahmetaj: Buxheti, i kërcënuar nga fatura e pronave ne Strasburg

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj paralajmëroi se buxheti mund të përballet me një faturë marramendëse nga dënimet e Gjykatës së Strazburgut nëse nuk do t’i japë një zgjidhje përfundimtare çështjes së pronave.

 

“Mënyra se si është menaxhuar çështja sot mund të sjellë një risk nga Strazburgu i cili mund të kalojë, nëse ne nuk bëjmë gjënë e duhur, në mbi 1 miliard dollarë në 2-3 vitet e fundit. Ky do të jetë risku më i madh që mund të kalojë 99 për qind të qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Ahmetaj.

Qeveria miratoi një ligj të ri për pronat, i cili sipas saj, i jep fund rrezikut financiar nga vendimet e Strazburgut. Por ligji kontestohet nga pronarët dhe është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila e ka ende ne proces shqyrtimi.

“Ligji i pronave i bërë nga qeveria, i kaluar në Parlament dhe që aktualisht ndodhet në Gjykatën Kushtetuese, nuk është perfekt por bën zgjidhjen më të mirë të mundshme duke adresuar këtë risk”, nënvizoi Ahmetaj.

Beteja e fortë në Kushtetuese është de fakto edhe një përplasje mes dy institucioneve më të larta të shtetit, qeverise dhe presidentit.

Qeveria kërkon hyrjen sa më parë në fuqi të ligjit, i cili sipas saj do të shmangte faturën e madhe nga vendimet e Strazburgut, ndërsa presidenti e konsideron ligjin si antikushtetues dhe që shkel të drejtat e pronarëve, duke qenë një nga kundërshtarët më të fortë të tij.

5 komente në “Ahmetaj: Buxheti, i kërcënuar nga fatura e pronave ne Strasburg”

  1. al paci says:

    Ahjde shtet rrumpalle hajde, keto prona mo kan vajtur gje ne hene kush ja ka mar pronat tja kthejne ose tu paguajne faturen e strazburgut, vetem ne raste te vecanta qe jan ngritur blloqe pallatesh ne kohen e komunizmit ti kthejne shteti leket. Per keto 25 vjetet te shkerdhacise gjendet rruga ja merrni atyre qe jua kan grabitur dhe ja ktheni. Po duhet te bejne dhe shteti kujdese se nje prone eshte bere me 4 tapi nje nga koha e turkut, nje ne kohen e zogut, nga nje tapi jua dha Enveri ne 46, dhe nje tjeter ja dha saliu ne 92. Me pronat eshte ber ui mullare dhe po marin leke dhe ata qe skan pasur prona fare.

  2. mirel says:

    Pse mir plera buk jepni pronat por luani me buxhetin.
    Shih qelbesirat kercenojne me buxhetin kur pronat i kane vjedhur vete dhe vene ne peng shqiptaret e pafajshem

  3. neda says:

    Shteti shqiptar duhet te pergjigjet penalisht per ligjet qe nxjerr ne kundershtim me interesat e shqiptareve. Ne se tokat e pronareve jane zene nga ndertimet paleje ata qe i kane zene te paguajne pronaret me vleren e tregut dhe po deshen pronaret, nderyshe te rrafshohen,te prishen, dhe jo te paguhen nga taksat e shqiptareve se disa vandal u kane pushtuar pronat me ndertime te jashteligjshme. Kjo nuk ka llogjike ekonomike, vecese nje qellim per te shkaterruar Shqiperine dhe per ta lene te varfer ne shekuj

  4. Sul Pumi says:

    Ju politikanet e pa pergjegjshem ,te ktyre 25 viteve te tranzicionit pa fund ,verini gishtin kokes me keto sperdredhje, e teater majmunash, qe po beni , po e groposni vendin keq e me keq, ku perballe jush keni GJYK e STRASBOURGUT , e mos u merrni e shpresoni me vendimet e gjykates shqiptare , se ska dhe as nje rendesi , por nuk mundet me e kthyer ju gjykaten e STRASBOURGUT ne ngjyren e kuqe mavi tuajen .Sic e dini ju z Minister i financave Gjyk e Strasbourgut te bllokon cdo gje e deri ne qarkullimin e lekeve me jashte shtetin ,e me nje fjale ,po ju ndihmoje juve te papergjegjeshme , se kjo ju heq oksigjenin dhe po nuk pati populli oksigjen, mjere ju ku do ikni , mos me mirni inat por tme falenderoni z min .Pronat jane aty dhe skane hikur ne greqi . Jepjani te zotit qe i takon, se skeni as edhe nje shanc ,por vetem vegjetoni , plus dhe me e rendesishmja ,nuk paguan populli miliarda nga taksat e veta ,dhe pse , se i kini perlare e vjedhur per vehten tuaj, plus edhe genjeni ,se shumat jane te pa llogaritshme ,e juve ju duhen shekuj per ti lare Megjithese keni pensionet , me e te ulta ne rajon, prap keshtu do jetojne pensionistat e te paguajne ne shekuj , per ju vjedhesit moderne . Mos kujtoni se populli do ju rri perhere dele e bute . Cdo fillim mos harroni , ka dhe nje mbarim. Pa llogaritur, qe nuk ju vjen as edhe nje firme serjoze per te investuar, Mendoni per rinine qe e keni te pa pune, por vetem po mendojne si te largohen nga vendi , e per cfare vetem per te mbijetuar …….. PS….E kam thene dhe here tjeter, demokracia e vertete i erdhi popullit te varfer e te pa perkrahur shqiptar , ne vitin 1996 ,ku shqiperia u be anetare e STRASBOURGUT. E per Mua kjo ka rendesi, se po te jete per reformen ne drejtesi edhe mund tja gjeni vegjen ju politikanet, anti prone e anti zhvillim. Merreni serjozisht Zotu min, e kjo eshte kembane alarmi per qeverine tuaj . Do jete Z Min e afert katastrofa e juaj , e do me kujtoni, por do jete vone.

  5. Sul Pumi says:

    Ju lutem jepeni komentin tim , se keshtu ndihmoni keta te papergjegjshmit e kuq ose mavi , anti prone e anti zhvillim. Keta bandille qe shkelin kushtetuten posacerisht per pronat , ne menyre brutale , nuk kane as me te voglin shanc . Parite e Tiranes nga do ku jane, jane bere per gjynah . Ju faleminderit per mirekuptimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje