Meta telefonon De Biasin: Urime për fitoren e shpirtin e sakrificës, mesazh i madh për shqiptarët

20 Qershor 2016, 10:50Sport TEMA

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta sot, përmes një bisede telefonike me trajnerin e kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, e ka uruar atë për fitoren si dhe lojën e luajtur të ekipit si dhe solidaritetin mes lojtarëve. Gjatë bisedës telefonike, kreu i Kuvendit ka thënë se ekipi i dha krenari gjithë kombit shqiptar dhe dhanë një leksion të shkëlqyer se si fryma e grupit dhe ekipit mund të kapërcejnë çdo vështirësi dhe sesi ëndrrën mund ta kthejnë në realitet.

“Urimet më të përzemërta për lojën e zhvilluar, për solidaritetin e ekipit dhe fitoren. Fitorja e mbrëmshme është një mesazh i madh për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët. Është një mesazh i sakrificës, i përkushtimit, i kohezionit dhe drejtimit me vizion” ka thënë Meta.

Por ai nuk ka lënë pa falënderuar edhe tifozët shqiptarë që i kanë dhënë zemrër ekipit për paraqitjen dinjitoze në këtë kampionat.

“Urimet më të përzemërta dhe të gjithëve tifozëve kuq e zi, të cilët me mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme i dhanë zemër djemve të kombëtares për paraqitjen dinjitoze në finalet e këtij kampionati evropian, si dhe treguan vlerat më të mira të kombit tonë me shfaqjen e jashtëzakonshme kuq e zi në të gjitha ndeshjet e zhvilluara nga ekipi kombëtar”.

1 komente në “Meta telefonon De Biasin: Urime për fitoren e shpirtin e sakrificës, mesazh i madh për shqiptarët”

  1. IK MER SHKERDHATE
    MER KURV POLITIKE
    MER FATKEQSIA SHQIPERISE E SHQIPTAREVE
    TERSI SHQIPERISE – HESHT !
    SOT KUR SHQIPTARET FESTOJNE -TI E SHUMICA E POLITIKANVE KANCERIT E FATKEQSISE KTIJ KOMBI
    DUHET TE HESHT DHE MOS TE SHFAQET NE ANJI MEDIA – DUKE MOS I PRISHUR FESTEN E LUMTURINE SHQIPTAREVE !

    QENDRO LARGE PJELLE DJALLIT ME ASHTUQUAJTUREN SAKRIFICE E SHPIRT – MOR ISLAMIST I QELBET
    LARGOJU SHQIPERISE GJARPER QE SPRUCON HELM ME ATE GJUHE DJALLI

    LERI SHQIPTARET NE GEZIMIN E TYRE
    FATKEQSIA E KOMBIT SE DO NA NDJELLESH TERSIN PER KUALIFIKIM O KERMA POLITIKE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje