Babai i fëmijës së dhunuar: Tmerri që përjetova, fëmija godiste kokën me grushta

21 Qershor 2016, 21:09Kronika TEMA

“U bëj apel prindërve të kontrollojnë herë pas here kopshtet ku lënë fëmijët. Të mos i çojnë aty dhe të ikin, sepse për një makinë që çojmë në servis shkojmë disa herë dhe kontrollojnë se si po riparohet (që është gjë materiale) dhe jo më për një fëmijë…”.

Ky është mesazhi që jep sot, babai i djalit 3 vjeçar që u rrah barbarisht nga administratorja e kopshtit privat “Deren” në Sauk të Tiranës.

Ajo (Anjeza Shabani) është sot prapa hekurave duke u përballur me dy akuza: “dhunë ndaj të miturve” dhe “shpërdorim detyre”. Babai i fëmijës së dhunuar kërkon dënim maksimal për të. Sakaq ai jep edhe të tjera të dhëna tronditëse.

Ai tha për “Stop” se ditën që është kryer rregjistrimi (14 qershor 2016) fëmija ka qarë gjatë ditës, pasdites dhe darkës. Sipas tij fëmija është ngritur në mesnatë, duke qarë dhe qëlluar kokën me grushte. Babai e ka filmuar këtë episod tejet të dhimbshëm të fëmijës së tij dhe e ka vendosur në dispozicion të STOP-it. Ai përmend me emra edhe 3-4 fëmijë të tjerë të dhunuar në këtë kopsht nga Shabani dhe një edukatore tjetër e kopshtit Deren.

7 komente në “Babai i fëmijës së dhunuar: Tmerri që përjetova, fëmija godiste kokën me grushta”

  1. TRAPI says:

    per nje jave???? kane ndodhur keto shenja

    1. prinderit says:

      Edhe ne koken me grushta po godasim!
      djali nuk punon, luan lloto dhe na ha pensionin
      goca vjen vone dhe nuk e dime ku shkon

  2. Black Jack says:

    Gjithe gazetaret i ftyr paskan , ku e kan gjet , i ngjaka

  3. prinderit says:

    Edhe ne koken me grushta po godasim!
    djali nuk punon, luan lloto dhe na ha pensionin
    goca vjen vone dhe nuk e dime ku shkon

  4. prinderit says:

    … Edhe ne koken me grushta po godasim!
    djali nuk punon, luan lloto dhe na ha pensionin
    goca vjen vone dhe nuk e dime ku shkon

  5. Hakdkdn says:

    Bravo ke vepru zgjuarsi qe e nxore ne emisionin stop se mos ta beje publike ajo kish vashduar tpunonte si e nderuar e respektuar,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje