Dëshmia e edukatoreve të kopshtit dhe prindërve “fundosin” Anjeza Shabanin

21 Qershor 2016, 17:16Kronika TEMA

Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit pa liçensë që dhunoi fëmijën 3 vjeç pranon krimin.

Me lot në sy, ajo ka pranuar se e kishte dhunuar fëmijën 3 vjeç por ka qenë rasti I vetëm. Mësohet se Shabani ka shfajësuar vetën, me argumentin se goditja e fëmijës ka qenë në një moment nervozizmi por që asnjëherë tjetër nuk ka dhunuar ndonjë fëmijë.

Ajo ka pretenduar se në pamjet filmike bruto, ka edhe moment kur fëmija përqafohet dhe i dhurohet dashuri dhe nuk është ajo sjella e përditshme.

Por pavarësisht këtyre pretendimeve, policia dhe prokuroria ka ngritur dyshime se pamjet e shfaqura nuk janë të vetmet në këtë kopsht. Pasi edhe prind të tjerë kanë pretenduar se fëmijët ju dhunoheshin herë pas here.

Nga ana tjetër, janë marr në pyetje edhe edukatorët e këtij kopshti, të cilët kanë pranuar dhunën e administratores. Ende nuk është vendosur, se çfarë qëndrimi do të mbahet për edukatoret e këtij kopshti, të cilët kanë parë dhunën e shefës së tyre dhe nuk e kanë denoncuar.

Të pyetur për këtë fakt, ata janë shprehur se kishin frikë të denonconin pasi do largoheshin nga puna. Veç administratores dhe edukatoreve të kopshtit, policia ka marr në pyetje edhe prindërit e fëmijës 3 vjeç, të cilët kanë treguar dhunën fizike që administratorja ushtronte ndaj fëmijës së tyre.

Për këtë dhunë, mësohet se policia I ka vënë në dispozicion një vendim ekspertimi prindërve të fëmijës 3 vjeç, duke I kërkuar ta dërgonin pranë Mjekësisë Ligjore për të kryer ekzaminimin e dëmtimeve në trupin e fëmijës së vogël. Përgjigja e këtij ekspertimi, mësohet se do të përdoret nga prokurorët për ti kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për administratoren e kopshtit Anjeza Shabani, raporton Abcnews.

Për llogari të këtij hetimi, mësohet se prokurorët kanë urdhëruar sekuestrimin e pamjeve bbruto të filmuara nga kamerat e emisionit investigative “STOP” në TV KLAN, pamje të cilat do të administrohen me cilësinë e provës materiale.

Sipas këtyre pamjeve, të transmetuara në emisionin e mbrëmjes së hënë, shfaqet administratorja e kopshtit Shabani duke dhunuar fëmijën 3 vjeç. Mbi Shabanin rëndojnë dy akuza për momentin, ajo e Shpërdoriit të detyrës dhe keqtrajtimit të të miturve që rrezikon një dënim deri në 7 vjet burg.

Ndërkohë në ditët në vazhdim, pritet edhe ngritja e akuzave të tjera pasi kopshti funksiononte pa dokumentacionin përkatës.

3 komente në “Dëshmia e edukatoreve të kopshtit dhe prindërve “fundosin” Anjeza Shabanin”

  1. TARRASI says:

    Prinderit duhet te hapin nje padi ligjore kundrejt ketij personi per demshperblim financiar per ti perdorur keto te holla per vogelushin ne trajtime me psikologen dhe te c’bejne demtimet qe ka pesuar.

    Eshte per te ardhur keq cfare do te presin ne nga nje femi i keqtrajtur kur ai te rritet?! Ai do te jet ai “normal”.

    Le te behet ky nje shembull per te gjithe njerzit dhunuesit, prinderit dhe gjithe te tjeret qe sbene asgje.

  2. Nene says:

    Po cfare frike a jeni nena a femra .
    me mire lere punen se tere jeten lotet e atij femije engjell te mallkojne.
    Se ato para qe merni jane lotet e Femijve.
    Behuni njerez mos shisni shpirtin.
    Ketyre edukatoreve te mos ju lejohet te punojne me femije
    Kur nuk diten te mbrojne nuk dine as te punojne.
    Per monstren qe na u falka me bythe zbuluar e zencin lotet e atij femije te pa fajshem
    Denim maksimal 20. Vjet.
    Falenderim per prinderit qe qene te forte se Po te isha une mund te humbja mendjen qe njoftuan,
    Se shpetuan jeten e femijve te tjere.
    Ky femije eshte nje engjell dhe zoti do ta bejne te bukur e te lumtur ne jete.

  3. nena says:

    te denohet max. une si prind do ta mbysja me duart e mia,nqs do konstatoja nje gje te tille te femija im

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje