Kalimi në kufi, zv.ministri i Brendshëm: Nuk do të ketë më vula në pasaporta

21 Qershor 2016, 11:28Kronika TEMA

Shumë shpejt do të hiqen vulat në pasaporta gjatë kalimit në kufi. Në komisionin parlamentar të Sigurisë po diskutohet projektligji i ri për kufirin.

Zëvendësministri i Brendshëm Stefan Çipa, deklaroi se projektligji i ri është në përputhje me standardet e Shengenit, teksa shtoi se qytetarët do të regjistrohen në mënyrë elektronike.

“Do të hiqen vulat në pasaporta që vihen në dogana. Qytetarët do të regjistrohen në mënyrë elektronike në kufi”, deklaroi zv.ministri Stefan Çipa./ora

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje