Shpërthim me eksploziv te Fusha e Aviacionit në Tiranë, asnjë i lënduar

21 Qershor 2016, 08:53Kronika TEMA

Shpërthim i fortë me lëndë eksplozive gjatë natës në zonën e Fushës së Aviacionit në kryeqytet, duke rikthyer sërish shpërthimet në këtë situatë të ngarkuar në Shqipëri . Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale dhe s’ka të lënduar në njerëz. Eksplozivi dyshohet t’i jetë vendosur një automjeti tip “Chervolet” në pronësi të 34-vjeçarit të identifikuar si F.P.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Artan Lenja” në kryeqytet. Polciia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

“Më datë 21.06.2016, rreth orës 03:00, në rrugën “Artan Lenja”, në vendin e njohur si “Fusha e Aviacionit”, ka patur një shpërthim, dyshohet me lëndë plasëse.

Si pasojë e këtij shpërthimi, ka pasur vetëm dëme materiale dhe është dëmtuar lehtë në parakolp, automjeti tip “Chervolet”, në pronësi të shtetasit F. P., 34 vjeç.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre penale”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë shpërndarë për mediat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje