Krimi në familje/ Mesazhet e dashurisë të gruas së vrarë nga burri

19 Qershor 2016, 16:25Kronika TEMA

Yllka Xhiko, vajza e vrarë sot nga bashkëshorti i saj, Mikel Xhiko nuk harronte t’ia shprehte dashurinë atij. Xhiko mbante një profil në “Facebook” me emrin Laura Xhiko. Ajo postonte vazhdimisht statuse ku i shprehte dashurinë Mikelit, e dhe pse ky i fundit kishte probleme.

Mësohet se Mikeli ishte përdorues droge. Ai ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me posedim kanabisi.

Ditën e sotme, pas vizitës te vjehrri, Mikel Xhiko vrau gruan me thikë dhe më pas edhe veten. Ngjarja ndodhi në apartamentin që kishin me qira në lagjen nr. 17 në Korçë.

Mikel Xhiko e kishte planifikuar vrasjen, raporton Panorama. Ai mbylli derën e banesës me orendi që të mos hapej dhe më pas kreu krimin makabër. Policia dyshon te konfliktet e xhelozisë, por nuk përjashton as varfërinë ekstreme.

3 komente në “Krimi në familje/ Mesazhet e dashurisë të gruas së vrarë nga burri”

  1. maks velo says:

    Eshte verior pe Korce.

  2. england says:

    Gazetare nuk ju detyron askush te shkruani nese nuk doni,apo nuk e pershtasni shkrimin me foton qe ja keni bashkengjitur shkrimit,kur thoni varferine ekstreme ne maje te motorrit,kjo duket jokorrekte nga ana juaj,ose mos e kishit vene foton fare se ndoshta e kishim besuar variantin per varferi ekstreme.

  3. nuk ka tym pa zjarr says:

    Varferia dhe stresi plus perdirimi i narkotikeve.
    Gjynah. Ishim me mire te varfer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje