Ndjekje si në filmat aksion,ja si e kapi policia autorin e plagosjes në Lezhë

19 Qershor 2016, 10:17Kronika TEMA

Policia e Lezhës ka zbardhur plagosjen e ndodhur një ditë më parë, ku u qëllua ndaj shtetasit A.M.

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur një ditë më parë ku mbeti i plagosur shtetasi A.M. Autori i dyshuar është shtetasi Adrian Gjebeshi (Merlika) i cili rezulton me precedent të mëparshëm penale pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg” për “Vrasje me dashje mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake e municionit” dhe rezultonte në kërkim.

Ditën e djeshme, rreth orës 15.00, është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Lezhë i plagosur me armë zjarri në krah, shtetasi A.M. 34 vjeç , banues ne Kallmet i Madh, Lezhë,.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor , që ka konstatuar se plagosja ka ndodhur në fshatin Kallmet dhe vendin e ngjarjes , gjatë këqyrjes është gjetur dhe sekuestruar 1 gëzhojë fisheku armë zjarri M­54. Policia identifikoi autorin që lëvizte me mjetin e tij Benz C­-Class ngjyrë e zezë me targa AA969NP dhe u vu në ndjekje të tij, raporton Panorama. Mirëpo, autori, që shoqërohej nga persona të tjerë, braktisi mjetin në Bishtë Jugë të Shkodrës dhe u largua.

Mjeti mësohet të jetë sekuestruar. Nga veprimet hetimore të vazhdueshme ,dyshohet se në automjet kanë qenë 2 persona të tjerë përveç autorit të dyshuar për të cilët vazhdojnë hetimet për identifikimin e tyre. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta të çastit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje