I qëlluan gruan me armë gjahu, burri hakmerret, plagos autorin

17 Qershor 2016, 16:19Kronika TEMA

Një konflikt pranë zonës së plazhit, gati sa nuk është përshkallëzuar në vrasje, ka përfunduar në dy të plagosur në Shëngjin të Lezhës.

Ngjarja është shënur rreth orës 14:30 , në Shëngjin, tek Lapidari.

Sipas policisë  “shtetasi Gertian Malshi , 38 vjeç banues në Pllanë ka plagosur me armë gjahu me leje shtetasen Mimoza Aliaj , 49 vjeçe , banuese në Shëngjin. 

Në konflikt e sipër, bashkëshorti i shtetases Mimoza Aliaj , shtetasi Gëzim Aliaj , 52 vjeç ka plagosur me armë gjahu shtetasin Gertian Malshi.”

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të situates deri në vrasje duke kapur në flagrancë dhe shoqëruar shtetasin Gëzim Aliaj

Konflikti i çastit ka ndodhur për motive të dobëta. 2 shtetasit e plagosur janë dërguar në spital për mjekimin e duhur. Policia po vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje