VIDEO/ "Do t'ju vras"- Publikohen pamjet e grabitjes së supermarketit në Kamëz

17 Qershor 2016, 12:16Kronika TEMA

Disa kamera sigurie kanë regjistruar grabitjen e ndodhur mbrëmë në një supermarket në rrugën kryesore të Kamzës.

Autori shihet që është i maskuar dhe mban në dorë një kallashnikov.

Ai futet në supermarket dhe tenton të marrë xhiron ditore.

Kur një shitëse i afrohet, ai nis të qëllojë duke e plagosur atë dhe duke u thënë punonjësve të tjerë: Do t’ju vras!. 19 -vjeçarja I.Dushku është jashtë rrezikut për jetën.

Kamerat e sigurisë, në videon e mëposhtme të publikuar nga News 24, tregojnë momentin e largimit të grabitësit.

Ai futet në një rrugicë me nxitim, më pas kthehet edhe njëherë drejt supermarketit dhe qëllon sërish me automatik. Policia nuk ka mundur ende ta indetifikojë.

1 komente në “VIDEO/ “Do t’ju vras”- Publikohen pamjet e grabitjes së supermarketit në Kamëz”

  1. Krokodili says:

    Ky eshte po aq I rrezikshem sa kta qe nuk duan ta votojn reformen ne drejtesi kapeni dhe vareni prej loqesh tredhje pa meshir ndryshe nuk behet me Albanistani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje