Një histori hakmarrje mes një efektivi të policisë bashkiake dhe një 39-vjeçari nga Shijaku, është mbyllur me dy të arrestuar.
Pas vënies në pranga të Shpend Limës, punonjësit të bashkisë më 12 maj të këtij vitit, policia ka arrestuar sot edhe Renato Shahinin.
Historia e tyre nis më 15 mars ku për motive të dobëta, që në atë kohë u përfol për një femër, Shahini, ka tentuar ta vrasë me armë zjarri Shpend Limën. Punonjësi 43-vjeçar i policisë Bashkiake në Shijak u qëllua në pjesën e fundshpinës ndërsa ndodhej në afërsi të banesës së tij.
Ndërkohë për të marrë hak, në 11 maj në lagjen Nr.13, Plazh, Shpend Lima u arrestua në flagrancë një armë zjarri pistoletë, tip Makarovë dhe 6 fishekë. Ai u kap në kohë nga efektivët e policisë të cilët e mbanin në mbikëqyrje me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje kriminale midis tij dhe Renato Shahinit.