Polcia italiane ka arrestuar shqiptarin Elton Rrapo 34 vjeç e italianin Nicola Sotana 42 vjeç me akuzën e trafikut të drogës.
Në zotërim të tyre janë sekuestruar 20 kg marijuanë e gjysëm kg heroinë, të fshehura në frigorifer si dhe 3 armë.
Prej kohësh policia italiane e provincës së Venecias mbante nën mbikqyrje 34 vjeçarin shqiptar, si i dyshuar për aktivitet të paligjshëm.
Ka qenë një aksident rrugor në të cilin është përfshirë së fundmi Elton Rrapi, që ka ndihmuar policinë italiane të zbulojë bashkëpunëtorin e shqiptarit.
Ai është italiani 42-vjeçar, Nicola Sotana, i panjohur më parë nga forcat e rendit dhe me profesionin agrar.
Në banesën e tij është gjetur e fshehur lënda narkotike si dhe armët.
Ndaj dy personave është lëshuar urdhëri i arrestit me burg e janë shoqëruar në burgun e Venecias.
Lënda narkotike e sekuestruar do të vlente në treg rreth 100 mijë euro.
C’o ky arrestim mer heeeeeeeeej !!!
Djali i ka mbajt ne Frigorofer , te fresketa ,
sipas Normes Eu -s !
C’o kjo Penallti kot !!
Ueeeeeeeeeeeeeeeeeeee .