Gjyqtari Arian Aliaj mori apartament për vetëm… 1 milion lekë

15 Qershor 2016, 10:11Kronika TEMA

Mbi gjyqtarin Arjan Aliaj, që tashmë po hetohet nga policia, rëndojnë 5 akuza.

Hetimet nga Antikrimi Ekonomik kanë nisur prej disa ditësh, për veprat penale “pastrim parash”, “fshehje të të ardhurave”, “evazion fiskal”, “mosdeklarim të pasurisë” dhe “korrupsion”.

Oficerët e policisë kanë dyshime kryesisht në lidhje me banesën e gjyqtarit Arjan Aliaj, për mënyrën e kalimit të pronësisë dhe çmimit të ulët që është përftuar, vetëm prej 1 milion lekësh të rinj.

Hetimi ka nisur me iniciativën e Policisë, nga deklaratat e pasurisë që ka bërë gjyqtari, por edhe nga denoncimi i disa qytetarëve.

Objekt verifikimi i oficerëve të Policisë si fillim është bërë vila trekatëshe, në pronësi të Adriana Aliajt, bashkëshortes së Arjan Aliajt, ndërtesë që ndodhet në rrugën “Sami Frashëri”.

4 komente në “Gjyqtari Arian Aliaj mori apartament për vetëm… 1 milion lekë”

  1. Mafia LSI BandePrivate e Metes says:

    i lumte..pse beheni xheloze ju…….
    po pasurite e Metes, Rucit Balles, Tahirit, Edrames i keni peshuar?

    1. ??? says:

      Ik more qelbesire!

  2. Lani says:

    Normal do ishte nqs keto investigeme policia do ti kishte filluar perpara ngjarjes me drejtorin e pergjithshem te policise. E kush nuk e kupton qe nuk behet fjale vec per hakmarrje? E cme intereson hakmarrja mua qytetarin e thjeshte qe nuk kam fuqi te hakmerem kur kam nevoje si gjyqtari dhe kryepolici?

  3. funerali says:

    bjerini qenve, kusur mos u lini.
    plerat korruptive te gjykatave, prokurorise dhe shikut te cilet po jetojne oret e fundit te agonise, jane hedhur ne front te gjere kunder rendit dhe BE per te ruajtur statuskuone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje