VIDEO/ Banda e “policëve” shqiptarë kryen 82 grabitje me metoda të veçanta

14 Qershor 2016, 16:18Kronika TEMA

Një bandë shqiptarësh u arrestua nga policia italiane. Ndaj grupit janë regjistruar të paktën 82 episode kriminale grabitjesh.

Ata hynin në shtëpi me pretendimin se ishin policie, por më pas kryenin grabitjet.

Shtatë persona janë arrestuar në Pavia. Ata kryenin grabitjet kryesisht nëpër vila, veçanërisht të të moshuarve. Aktivitetin kriminal e shtrinin në Pavia, Kremones, Lodi, Piacenza, Milano, Bergamo dhe Brescia.

Ata gjenin momentin e përshtatshëm të grabitjes kur pronarët nuk ishin në shtëpi, teksa kryenin inspektime të kujdesshme. Vjedhjet i kryenin duke përdorur mjete të ndryshme, si çekiç hekuri, gërshërë të mëdha, etj.

Në disa raste, ata kanë kërcënuar edhe viktimat, duke përdorur edhe spraj me piper dhe më pas mobilizoheshin për të kryer grabitjen.

Në jo pak raste, grupi ka kryer edhe më shumë se një grabitje në ditë, ndërsa kanë mundur të plaçkitin rreth 50 mijë euro sende me vlerë në një rast të vetëm.

Ende nuk dihen identitetet e të arrestuarve. Policia po zhvillon hetime referuar edhe incidenteve të ngjashme edhe në Lombardi dhe Emilia Romagna.

1 komente në “VIDEO/ Banda e “policëve” shqiptarë kryen 82 grabitje me metoda të veçanta”

  1. tfgs1 says:

    Tema,qe ju mos te ”lodheni” ne pritje te identiteve te ”shqiptareve” kriminele une jam i bindur se dihet panshqiptare se cfare rrace jane kriminelet,vec beqira sunite……………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje