Arrestohet xhaxhai i futbollistit të kombëtares Hysaj

14 Qershor 2016, 08:40Kronika TEMA

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga me urdhër të prokurorisë, Drejtorin Rajonal të Tatimeve, Hysen Hysaj, i dyshuar për “Shpërdorim të detyrës”.

Nga hetimi i Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se Hysaj ka kredituar në mënyrë të kundërligjshme vlerën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në shumën mbi 10 milionë lekë të reja, për subjektin tregtar “H…”shpk.

Në bazë të veprimeve procedurale, rezulton se shoqëria “H…” shpk, me administrator M.H, i cili është djali i motrës së drejtorit rajonal të Tatimeve Shkodër, kishte humbur të drejtën e rimbursimit të TVSH-së. Në bazë të legjislacionit fiskal, kompanitë që importojnë mallra nga jashtë për efekt të biznesit, duhet të paguajnë detyrimet doganore para se të përfshihen në skemën e rimbursimit të TVSH-së.

Në rastin konkret, shoqëria “H…”shpk nuk e ka shlyer detyrimin doganor për disa blerje në vitin 2012 dhe ndërkohë ka bërë kërkesë për rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

“Nga ana e administratës tatimore, rezulton se nuk është kryer asnjë verifikim për kërkesën e subjektit, si edhe nuk është ushtruar kontroll mbi aktivitetin e tij. Po ashtu, subjekti “H…”shpk nuk është shpallur debitor nga administrata tatimore për borxhin doganor, detyrim ky që lidhet me verifikimin për rimbursimin e TVSH-së. Pavarësisht këtyre mosveprimeve të administratës tatimore, nga ana e Prokurorisë së Shkodrës janë krijuar dyshime të arsyeshme se drejtori rajonal i Tatimeve ka favorizuar subjektin tregtar, duke i rimbursuar në mënyrë të kundërligjshme vlerën e TVSH-së, në shifrën mbi 10 milionë lekë të reja”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë së Shkodrës.

1 komente në “Arrestohet xhaxhai i futbollistit të kombëtares Hysaj”

  1. zene. says:

    eshte turp per gazeten tuaj qe shkruani per futbollistin e kombetares Hysaj. Jeni ne vete ju apo nuk jeni, cka te beje ne kete arrestim futbollisi,per arrestim jeni juve te temes qe shkruani pa pergjeqsi. po sikur Hysaj te mos ishte futbollist per xhaxhain e kujte do te shkruanit. turp per ju dhe ta hiqni shpejte kete shkrim,jam i indinjuar dhe i irrituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje