Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në një konferencë për shtyp akuzoi rëndë Këshillin e Lartë të Drejtësisë se mban në gjirin e saj gjyqtarë të korruptuar, që kanë dhënë gjykime të padrejta. Akuzat e tij ai i bazoi në rastin e gjyqtarit Arian Aliaj dhe Osman Aliu.
“Sot Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka fytyrën e Bujar Nishanit dhe Gjin Gjonit.
Është ‘’Këshilli i Lartë i Pasurisë dhe Padrejtësisë’’. Dhe jo me një, por me një milion padi penale, unë nuk do mbyll gojën dhe nuk do më kenë vetëm mua përball por do të kenë të gjithë shqiptarët e ndershëm që duan Reformën në Drejtësi dhe drejtësinë reale.
Ndaj i falënderoj me shumë mirënjohje që nuk kanë kurajo t’i përplasin publikun fytyrë vazhdimisht padrejtësinë dhe pasurinë e tyre ashtu siç kanë kurajo të bëhen bashkë kur e ndjejnë që i tronditen themelet. Ky është vetëm fillimi i një beteje që do mbarojë vetëm atëherë kur drejtësia të vihet në vend”, deklaroi Tahiri.
Ministri i Brendshëm përsëriti denoncimet publike për gjyqtarët, duke theksuar se nuk heq asnjë presje nga ato që ka thënë.
“Rasti që unë kam denoncuar publikisht dhe për të cilin KLD-ja është angazhuar me një kallëzim penal të paprecedentë në historinë e marrëdhënieve ndërinstitucionale dhe mbi të gjitha në historinë e detyrave që ka KLD-ja, ka të bëjë me gjyqtarin Arjan Aliaj, për të cilin kam thënë se ka liruar nga burgu një person të dënuar me 14 vjet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë”. Nuk kam gënjyer.
Gjyqtari Arjan Aliaj me vendimin Nr. 61 datë 13.10.1999 ka liruar nga burgu një person të dënuar me 14 vjet burgim për “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe për këtë shkak është shkarkuar nga detyra. Kam denoncuar Arjan Aliaj se ka liruar nga burgu një person të dënuar për “Vrasje me dashje të mbetur në tentativë”. Nuk kam gënjyer. Gjyqtari Arjan Aliaj me vendimin penal nr. 32 datë, 24.05.1999 ka liruar nga burgu një person të dënuar për “Vrasje me dashje të mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Dhe për këtë vendim është shkarkuar nga detyra. Ka dhënë dhe të paktën katër vendime të tjera për lirim para kohe me kusht për të dënuar që kanë kryer vepra penale si “Vjedhje me armë” dhe “Vjedhje me dhunë”.
“Këshilli i Lartë i Padrejtësisë’’ i cili vetëm dy vitet e fundit ka pasur në tavolinën e punës një rast spektakolar, paligjshmërive të konsumuar nga një gjyqtar i Kavajës Osman Aliu besoj, është bërë personazh tashmë. I denoncuar prej meje sepse në disa raste me radhë ka marrë vendime haptazi të paligjshme. Ju kujtoj këtu njërin prej tyre. Ka liruar në sallën e gjyqit një person të arrestuar në flagrancë për përdhunimin e një të miture. E ka liruar në sallën e gjyqit, i cili fatmirësisht pastaj është kthyer nga Gjykata e Apelit përsëri në burg.
Dhe një numër të tjera rastesh deri tek kallëzimi penal për fshehje të pasurisë, kallëzim që u pushua po nga Gjykata e Tiranës”, u shpreh kreu i Ministrisë.
Në fund kishte edhe një mesazh për ata që ngritën apo do të ngrenë akuza ndaj tij.
“Jo një, por një milion padi sikur të bëjnë kundër meje, nuk do të kenë kurrë shansin të më mbyllin gojën. Do i denoncoi emër për emër, fytyrë për fytyrë sa të kem frymë”, nënvizoi Tahiri.
Popull shqptare! Mendoni per nje caste ,kur presidenti i republikes,nuk e hap gojen per reformen ne drejtesi, se cili eshte ky president? Mendoni kur presidenti,nuk therret ne takime e sqarime si kryetari i shtetit, ministrin e brenshem, drejtorin e policise ,nuk kritikon kryetarin e shikut,pse nuk e ve ne dieni kryeministrin,po vetem ate dhe prokurorin e pergjithshem e nje deputet si Sali Berisha. Mendoni presidentin qe vihet ne krahe te nje gjykatesi te perjashtuar, nje president qe trumbeton me te madhe thashethemet ,pa u konsultuar me kryeministrin ,e kam fjalen per pergjimet…. Mendoni se kemi nje president qe merr pjese ne mendimet e nje pertie politike. Eshte pjesmarres,pse mos ta them ne organizimin e nje veprimtarie kunder shtetit,per ate shtet qe eshte ne krye. Ja ky eshte presidenti yne. Nuk them se eshte cyryk nga fiziku se ajo eshte ftkeqesi,por them se eshte fatkeqesi per ne ,kur kemi nje president cyryk nga mendja……… Degjoni e veproni.
Gjithe cfare thote z Minister Saimir Tahiri eshte e vertete dhe nuk mund te kritikohet se ka shpifur.Do te ishte me mire sikur te mund te ishte i duruar ne perputhje me rregullat e shtetit ligjore,kulturen personale dhe ate te Rilindjes te ,,qendronte i heshtur,, duke duruar dhimbjen dhe te mos u jepte argumenta kundershtareve per te mbrojtur mekataret.Ka vite qe shqipetaret po grabiten nga te gjitha krahet e politikes ne proporcion me vota te fituara ,te blera apo manipuluara duke bere pasuri Sheikesh ne nje vend Fakiresh.Ka ardhur koha qe ,,Sheiket,, shqipetare te japin dhogari jo para Partise por para drejtesise.Shumica rilindase ka mekatet e veta per premtimet fantastike elektorale,per kriminelet ne parlament dhe administrate por nuk mun ti mohohet puna per reformimin serioz te shtetit shqipetare pavaresisht se me pasojat me te dhimbshme mbi shtresen e mesme dhe te varfer te shqipetareve.Duhet te mbaroje koha kur te ,,Plotfuqishmit,, grabisin,vrasin rrenojne e shkaterrojne dhe dalin ne breg krejt pa u lagur.
Saimir. me arrestimin tend fillon grushti i shtetit qe po nis Salehi me Pamiusteqen , Pallen dhe Zagor njollet e KLD e te tjere