Prokurori i Prokurorisë së Shkodrës, Shkëlqim Hajdari, njëkohësisht kryetar i Shoqatës së Prokurorëve, i ka paraqitur dorëheqjen presidentit të Republikës Bujar Nishani, pesë ditë më parë për shkak të pengesave në ushtrimin e detyrës, siç shprehet ai.
Zoti Hajdari pohoi se pas një pune profesionale për afro dy dekada, prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla e transferoi dhjetorin e kaluar nga drejtues i Prokurorisë së Apelit në prokuror të thjeshtë në Shkodër.
Ai thotë se kjo dorëheqje erdhi sepse situata në organin e akuzës është bërë alarmante për një shtet demokratik, ku emërimet dhe shkarkimet bëhen në shkelje të ligjit dhe në favor të personave të paaftë.
Sipas tij, disa elementë në institucionin e prokurorisë po kontrollohen nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni dhe përdoren nga politika.
“Dorëheqja ime nuk është një akt dorëzimi, përkundrazi, është një akt i përgjegjshëm sensibilizimi dhe motivimi të prokurorëve të ndershëm, të cilët në sistemin e prokurisë janë në maxhorancë. Për fat të keq, prokurorët nuk munden dot të artikulohen dhe të gjejnë forca për të ndaluar këta individë, të cilët nëpërmjet shkeljes së hapur të ligjit, përdorimit politik dhe kriminal të tyre e kanë katandisur organin e akuzës në një organ, i cili vetëm zbatimin e ligjit nuk bën më” – tha kryetari i shoqatës së prokurorëve.
Zoti Hajdari thotë se në vitet e fundit një numër jo i vogël prokurorësh profesionistë nga Krimet e Rënda dhe sektorë të tjerë janë transferuar në mënyrë të paligjshme nëpër periferi dhe pikërisht në zonat ku janë përballur me bandat e armatosura.
Këtë situatë të jashtëzakonshme mund ta rregullojë, sipas tij, vetëm reforma në drejtësi, e cila do të nxjerrë pasuritë e mëdha të disa prokurorëve, lidhjet me krimin të disave madje edhe lidhjet me Sigurimin e Shtetit të disa të tjerëve.
“Unë jam në komunikim të vazhdueshëm me shumë kolegë prokurorë të ndershëm. Ne dimë gjithçka për çdo koleg prokuror. Ne dimë se kush janë përgjegjës, individë konkretë, të cilët me aktet e tyre të paligjshme e kanë shkatërruar organin e prokurorisë. Këshilli aktual i prokurorisë, një organ i cili duhej të mbronte trupën e prokurorëve nga paligjshmëritë që i vijnë nga prokurori i përgjithshëm e më gjerë, është kthyer në një vegël qorre, që shkel ligjin në mënyrë të vazhdueshme dhe është bërë një mashë, që ka shkatërruar kolegë të ndershëm, të cilët kanë punuar me ndershmëri, përkushtim, nuk kanë pranuar kurrë të përdoren politikisht gjatë karrierës së tyre” – tha zoti Hajdari.
Në dhjetorin e kaluar presidenti Nishani dekretoi transferimin e drejtuesit të prokurorisë së apelit si prokuror i thjeshtë në Shkodër.
Ai e ankimoi transferimin si të paligjshëm dhe Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë, por ajo e rrëzoi ankesën e tij.
Prokuroria e Përgjithshme ka deklaruar se transferimet e prokurorëve janë bërë në kuadër të ristrukturimit të institucionit dhe sektorëve të ndryshëm të tij.
Tani qe iku dhe ky mori fund prokuroriaa bobo
Jemi me ty Shkelqim , vazhdo se ti do i fusesh ne burg ata plehra nje dite .
Po pse mor Hajdari nuk me degjove kur te thashe qe te beheshe agjent i UDB-se? E ke pare qe vetem agjentet e UDB-se bejne karriere, tani rri pa pune.
Te fala dhalles dhe sakatit.
Shkelqim hajdari eshte prokuror i llojit si Xhevat Hana.Te dalluar per profesionalizem e ndershmeri.
Ruaje jeten tende e te familjareve, Shkelqim se me keta mafioze gjithcka mund te ndodh.
Shko dhe beje ankesen ne Ambasaden Amerikane.
Vetem Ambasadori ja mbledh Dhalles.
Ti vertet s´paske kuptuar asgje deri tani. Ambasadori i shba??? A nuk eshte ambasadori i shba-se qe i sillet si pordhe para-mbrapa Saliut a thua se i ka shpirtin ne dore, dhe dihet qe Saliu ka telekomanden e “dhalles” se prokurorise?! Po ashtu ambasadori i sillet edhe “dhalles” para e mbrapa!!! A nuk e di akoma qe shba kurre nuk ka mbeshtetur dhe nuk do te mbeshtese nje qeveri socialiste, ne asnje vend te botes, qofte kjo sado e nevojshme per vendin ne fjale. Shba kudo ne bote ka mbeshtetur regjimet “demokrate” sado te korruptuar dhe te zhytur ne krime te kene qene e te jene, si ky yni qe shkaterroi cdo gje qe ka te beje me emrin Shtet + Drejtesi !!! Shihni cfare regjimesh ka instaluar shba 50 vitet e fundit ne ameriken latine dhe te jugut, atehere do ta kuptoni se cfare politike ben shba-ja! Shba-se i intereson nje Shqiperi alla Kolumbiane, ku te beje pershesh si ti doje qejfi, nje Ballkan i percare dhe i dobet, pra nje Europe cope-cope etj etj etj…… tani gjeje vete pergjigjen per pyetjet qe lindin ketu.
Cimi nuk o cun i keq,po me mire do bote punen e hoxhes se prokurorit.Ai falet pese here ne dite,ka pjerdh pak nga trute.Ik o Cim futi ne i pace me Bamirin se si kapni dot intrigat e Malokut ju.
Ky tipi ka mare leke sa esht shembur. Inteligjence mediokre, katunar ne shpirt, nga polic u be prokuror dhe tani kujton se do dale ne krye vetem se iu shit pales tjeter. Ne fakt i dhuruan dhe shtepi perballe punes qe te ishte me prane zyres se shumkerkuar por nuk po e shijoka dot i shkreti…
Zoti Shkelqim Hajdari duke qene ne ndjekje te vazhdueshme me situaten aty ne SHQIPERI, tani shoh nje bashkepunim ne orkestracion te plote te politikes MAFIOZE Shqiptare ” Presidence ” KLD ” SHISH’ drejtuar nga agjentet,kriminelet,hajdutet dhe njerezit me te pabese dhe te poshter te kesaj toke ,nuk i duhen njerez te ndershem dhe te afte sic jeni Ju z.Hajdari. Historia njerzore ka kaluar te tilla veprimtari te poshtra te ketyre HIENAVE me te pabesa.Ju uroj vecse Shendet, Suksese e plot miresi ne punen tuaj te veshtire dhe shume FISNIKE. Do te vi dita kur Ky popull do te kete besimin per tju lene ne gjykimin e ketyre PLEHRAVE .Dhe atehere cdo SHqiptar i ndershem do tju tju kujtoje me perulje per cdo sherbim te ndershem ne drejtesine SHQIPTARE.Zoti bekofte SHQIPERINE,Juve dhe gjithe Shqiptaret e ndershem kudo qe Ata jetojne.I perjetshem do te ngelet edhe ADRIATK DHALLA ne memorien SHQIPTARE,kam besimin tim se nuk do te harrohesh ADRIATIK DHa………………………… vec per poshtersi…………………….
Do i duhesh ketij vendi ti Shkelqim….kot nuk te kane quajtur Shkelqim!
PO ku shkojme keshtu presidenti UDB-se Nishani?! Nje dite do japesh llogari, por jo pas vdekjes, tani perse gjalli. E mendon se nuk do trashegosh asgje per ne varr? O pjese e shqiptareve te pa bese dhe agjenturave mafjoze qe kerkoni ta banei vendin çarçaf qe te mbuloheni ju.
Me per hajer do te dali kjo Z. Prokuror, te pastrohen plehrat njehere pastaj riclikloheni prape ne sistem.
hahahha sa tven dhe per te qesh e per tqa keto shkrime qe bani! po ju qe flisni keq per prokuror Cimin nuk e njihni hic. un kam punu me te dhe ashte njeriu ma i ndershem dhe shefi qe na respektote te gjitheve , por dhe familjar i rregullt me tre fmij te mrekullueshe qe cdo njeri prej nesh do ja kishte zilin , me nja bashkeshorte mosel dhe e rrespektume nga e gjith shoqnia, dhe jo i korruptum. dhe dashta me than qe mos shpifni gjana koti se gjith kjo qe ka nodh asht vetem nga xhelozia e Llalles se nuk ju bindej urdherave te tij e debatinte per te gjith na. turp , turp ne dore te kujta ka ra prokuroria jon! ne dore te nja Epileptiku. mjer ne,