Policia nis hetimet për pasurinë e gjyqtarit Arjan Aliaj (dhe fotot e një vile luksoze)

14 Qershor 2016, 20:06Kronika TEMA
Policia nis hetimet për pasurinë e gjyqtarit Arjan Aliaj (dhe fotot e

Sektori Kundër Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, ka nisur prej disa ditësh, verifikimet paraprake për gjyqtarin Arjan Aliaj, për veprat penale të “Fshehjes së të ardhurave”, “Mosdeklarim të pasurisë”, “Evazion fiskal, “Pastrim parash” dhe “Korrupsion”.

Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta të Policisë së Shtetit, të cilët u shprehën se këto verifikime kanë filluar pas denoncimeve të disa qytetarëve dhe deklaratave të pasurisë të bëra nga vetë gjyqtari Aliaj.

Në bazë të hetimit të nisur nga Policia, në fakt është banesa e gjyqtarit Aliaj dhe mënyra se si ka përfunduar në pronësinë e tij.

Sipas policisë, vila tre katëshe e gjyqtarit Aliaj, ka qenë më parë pronë e vëllait të tij, më pas të motrës dhe se fundmi e bashkëshortes së gjyqtarit.

Këto kalime pronësish, mes familjarëve të gjyqtarit kanë sjellë dyshime tek oficerët e Policisë së Shtetit, e cila ka nisur dhe hetimet me iniciativën e saj, raporton Klan.

Sipas policisë, hetimet janë përqendruar në kontratën e shitjes së vilës, jo vetëm për shkak të çmimit prej 10 milionë lekësh të vjetra, por edhe për faktin se motra e gjyqtarit, Etleva Galanxhi ka deklaruar jo atësinë e vërtetë, por e ka ndryshuar atë, nga Çerçiz në Çezar.

Etleva Galanxhi është bashkëshortja e Gilbert Galanxhit, deri para pak kohësh shef i Kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Hetimi i nisur kryesisht, vjen në një kohë kur gjyqtari Arjan Aliaj është akuzuar nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri se ka liruar vrasës, përdhunues dhe kriminelë.

Gjyqtari Arjan Aliaj u vu në qendër të akuzave, pas vendimit që Aliaj dha për pezullimin nga detyra të drejtorit të Policisë, Haki Çako dhe masës së arrestit në shtëpi, për drejtuesin dhe punonjësin e Njësisë Operacionale Artion Dukën dhe Entio Xhelilajn.

Masat e sigurisë ndaj titullarit të Policisë dhe dy vartësve të tij u morën për nevoja të hetimit të Prokurorisë, lidhur me pajisjen e Interforcës, që dyshohet se është përdorur nga policia për përgjime të paligjshme.

25 komente në “Policia nis hetimet për pasurinë e gjyqtarit Arjan Aliaj (dhe fotot e një vile luksoze)”

  1. niku says:

    Kjo vile kushton 10 milin leke te vjetra? I jap 15 te ma shese mua.

    1. mergim tari says:

      Shteti duhet ta shpronesoje per nevoja te veta kete godine dhe ti jape vleren prej 10 milione leke te vjetra “pronarit”.
      Shpronesimet behen per nevoja publike, si per shembull që kjo godine te behet kopesht.
      Degjojeni ju lutem variantin që po ju jap une dhe do te shikoni sa I pasur do te behet shteti shqiptar, sa kopeshte te reja do te shtohen vetem me 10.000 ose 15.000 euro.

      Para disa vitesh kam bere nje shkrim ku theksoja se drejtesia ne Shqiperi vendoset vetem nese krijohet nje gjykate qe le te quhet si te doje, psh GJYKATA SUPREME e perbere nga 15 ose 17 gjyqtare angleze e gjermane. Kjo gjykate te jete gjykata e shkallles se fundit te gjykimit dhe gjykimet ketu te behen vetem nese ka ankesa nga palet edhe pa prova te reja. Gjithashtu thoja qe nese gjykata e meparshme kishte dhene nje vendim te gabuar, atehere gjykatesit e asaj shkalle gjykimi paguanin gjithe shpenzimet e gjyqit, u uleshin pike (gjyqtaret te kene sistem pikesh sic kane shoferet ne patente). Ulja e pikeve shoqerohej me pergjysmimin e rroges per 3-5 vjet dhe ne raste te vendi eve flagrante te kundraligjshme, gjyqtaret te merreshin ne pergjegjesi penale dhe te futeshin ne burg.
      E theksova kete me siper se pavaresisht se ajo qe deshiroj une nuk mund te behet, pastrimi i gjyqesorit do te behet nen vezhgimin e te huajve.
      NE NJE FARE MENYRE ARSYETIMI IM MUND TE BEHET PER DREJTESINE.
      BEJENI ATE QE THEM UNE EDHE ME VILAT 5000 – 10000 EURO TE GJYQTAREVE, PROKUROREVE ETJ DHE DO TE SHIKONI SE SI DO TE LAHET BORXHI I SHQIPERISE BRENDA 6 MUAJVE.

      ME KE TALLET AI MASKARA GJYKATES KUR DEKLARON SE KA BLERE ATE VILE PER 8.000 EURO. VETEM 4 GRILA DRITARESH NUK KUSHTOJNE 10 MILIONE LEKE TE VJETRA NE ATE VILE. DUHET TE NGRIHET POPULLI KUNDER KETYRE KRIMINELEVE ME ÇEKIÇ. TE NGRIHEMI DHE TI SHPORRIM KETA BANDITE TE FELLIQUR. ME KE TALLEN KETA FELLIQESIRA KUR MIJRA FAMILJE NE SHQIPERI NUK KANE BUKE TU JAPIN FEMIJEVE, NUK U BLEJNE DOT LIBRA, NUK KANE MUNDESI TI JAPIN ILAÇE, NUK KANE NJE STREHE KU TI MBAJNE FEMIJET, TI EDUKOJNE DHE TU JAPIN DASHURINE QE I TAKON ÇDO KRIJESE QE VJEN NE JETE.
      TI PESHTYJME KETO KRIJESA TE PERCUNDUARA DHE KERPUDHA HELMUESE QE KANE MBIRE VETEM PER 6 MUAJ NEN HIJEN E PLEPAVE DHE, QE PO SHKATERROJNE JETE NJERZISH, DHE PO VRASIN TE ARDHMEN E FEMIJEVE.

      1. ela says:

        shum dakord Mergim me shkrim te sakte skam lexuar . Uroj qe dikush te lexoje kete shkrim e te vendose me te vertete.

        1. mergim tari says:

          Përshendetje Ela
          Une mund ta dergoj kete koment që ta botoje gazet Tema, por gazetat nuk botojne shkrime me nenemra ose (pseudonime) sic vendosim ne ne the komente. Kjo me ka penguar që une te botoj shkrime në gazeta prej nje kohe te gjate, pasi nuk mundet te botoj me emrin tim.
          Gjithsesi nese e gjykon te arsyeshme, ke lejen time tja dergosh gazets Tema, nese mundet ta botosh me emrin tend. Atehere do te kete me shume që ta lexojne. Gjithsesi une besoj se ata, politikanet, I dine te gjitha keto, por per arsye interesash dhe frike se keto veprime mund te bien nje dite mbi koken e tyre, nuk I bejne.

  2. naku says:

    Eh,sa pislleqe fshehin keta gjyqtare!!! Do te mahniteni nga pelivanlleqet e gjyqtarit.

  3. Kiu says:

    Si mund te hetoje policia, kur ne Shqiperi organ hetimi eshte prokuroria? Po te vazhdoje edhe ca kohe keshtu do te behet m*ti mullar dhe nuk do ta marre vesh i pari te dytin. Keshtu eshte kur Rilindja nuk pati bythe dhe la tre vjet te livadhisnin zagaret e Salehut. Tani merren me karagjozlleqe hidhu-pirdhu…

  4. elona says:

    Aman …vila luksoze…gjithe maloket te bregu lumit paskuqan kamze dhe skraparllinj e beracak kshu i kane “vilat”

    1. Pip says:

      Lol vile luksoze,ku e shihni luksin,kjo sikur eshte ne ghetto,

  5. Tarrasbubi says:

    O gazetar i sumes,
    po dakord deri tek pjesa e hajise dhe pilivanlliqeve te gjyqtarit dhe sistemit, po meGilbertin cfare keni more xhanem? Per korrektese, Gilberti ka qene ambasador i yne ne Washington DC dhe tani eshte i papune. Galanxhi nuk ka lidhje me prokurorine se ka mbaruar LLLapt e Huaja.

  6. EDSCOBARmetaKUNDERreformes says:

    Cudi qe u kujtuan pikerisht tani qe po ja futin Tahirit te hetojne keta karagjoza ne Shqiperi. Po Gjin Gjonin, kur do ta hetoni apo ska ardhur urdheri nga lart.Po Adriatik LLallen, po Edramene e Meten?

    Mjaft se lat nam.

  7. Semanjaku says:

    Mos kini frike nxirini ne shesh cdo pisllek qe kane bere keta plehra te shoqeris Shqiptare qe rrine tere diten me kollaro duke bere llogarit e fitimit ne kurris te popullit. Policia te ushtroje te drejtat e saj me te gjitha strukturat per tu treguar vendin ketyre shushunjave bythelepires qe e meritojne urrejtjen qe ka populli ndaj tyre.

  8. zagari says:

    Aman na hapet barkun, sa u hyri gjemb ne kembe gjonrave me shoke, keshtu do ti hyje dhe ketij, po dihet se me cfare parash jane bere keto vila, makina, restorante, vila ne gjirin e Lalsit, etj etj, me leke te vjedhura dhe me gjakun e ketij populli fukara, po mire te na i bejne, kur nuk ngrihemi dhe ti hedhin ne koshin e plehrave, keta ndryresira, qe o zot mos i gezofshin kurre. Rrime dhe komentojme e lagu se lagu, ata majmen cdo dite, ne luftojme per buken e gojes me mund dhe djerse.

    1. antropologu says:

      Shume i drejte o zagar!

  9. Emiljano says:

    kjo ndertesa duket si hotel me prostituta te lira.pastaj po te jete per te hetuar aty duhen te hetohen te gjithe ,politekane ,gjyqtare ,prokurore apo kapin nonji peshk te vogel dhe justifikohen .

  10. Denisi says:

    Cfare rrethimi…si me qene burgu i Spacit. Se per pasuri nuk e besoj te kete gje prej gjeje ky…deri sa ja paska ble motres per 10 milione te vjetra , dmth qe motra ja ka fal. Duket qe nuk do kete ndonje lek te madh. shifeni cadren qe ka ne oborr…cope cope ! Lereni rehat te shkretin se ja ngecet buken ne fyt !

  11. daja says:

    Keto karagjozllece ndodhin vetem ne nje vend qe per shtetar ka njerez te pjerdhur po te pjerdhur fare , fare, Turp Turp Turp…

  12. Tr says:

    Me palaco kurve bure eshte KY. ….do ti marre me vete ne te semes. .

  13. teri says:

    une skam as vile asgje si ky po sdi pse kur e sheh kete vilen…vec groshe imagjinoj……

  14. Bambi says:

    U hap kutia e Pandores, nuk mbyllet me…

  15. Taku says:

    Jo , kjo vila nuk eshte luksoze por superluksoze.
    Kshu te duket kur deri dje ke pare vetem kasolle

  16. LORA says:

    Filloi perplasja e shumepritur midis se drejtes dhe antiligjit,,,qofte me te kora te mbara , per shqiptaret ne shumice.

    1. Lori says:

      Kete drejte Lora. Sajmiri e mori rrugen e mutit. Shqiptaret do te shpetojne nga ky superhajdut.

  17. Lira says:

    Fytyre monster,keta injorante e xhvaten kete popull gjer ne palce mos I gezofshin e mos I hengshin.

  18. shqip says:

    vila duket se eshte ngjitur me ate pallatin qe duket pas. nga rrethimi me llamarina duket se punohet akoma . pra vila eshte bere pas pallatit. ne mos jem i gabuar, kaq afersi me objektin qe duket mbrapa, ka vetem ere korrupsion. asnje zyre nuk mund te jepte leje zhvellimore ne keto kushte. prandaj hetim duhet te shtrihet pertej shumave te blerje- shitjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje