Policia shpërthen një valixhe afër stadiumit të Marsejës, ku do luajë Shqipëria

14 Qershor 2016, 18:31Kronika TEMA

Një valixhe e dyshimtë e vendosur në afërsi të stadiumit “Velodrome” ku do të luajë Kombëtarja shqiptare nesër mbrëma me Francën, është raportuar të martën në polici në orët e paradites së sotme, raporton mediat franceze, përcjell Zëri.info.

Valixhja e zezë është gjendur në “Place du Prado”, duke e detyruar policinë ta mbyllë rrugën për disa minuta në “Boulevard Rabateau”.

Duke marrë masa paraprake, policia vendosi që ta hedhë në erë bagazhin në fjalë dhe kalimtarët e rastit nuk dukeshin të kishin panikë, raporton Zëri.

Nesër mbrëma, Shqipëria do të luajë me Francën në Marseille, në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve, duke filluar nga ora 21:00.

1 komente në “Policia shpërthen një valixhe afër stadiumit të Marsejës, ku do luajë Shqipëria”

  1. Korabi says:

    O gazetashites, ne shqip i thone Marsejë. Edhe ne frangjisht ashtu shqiptohet. Te vjen ndot te lexosh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje