Haki Çako sot në Apel për rikthimin në krye të Policisë së Shtetit

16 Qershor 2016, 09:46Kronika TEMA
Haki Çako sot në Apel për rikthimin në krye të

Gjykata e Apelit pritet që të shqyrtojë sot pezullimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.

Çako u pezullua nga detyra para rreth dy javësh, pas hetimeve për pajisjen përgjuese të policisë IMCI Catcher. Pas pezullimit të tij, ndaj gjyqtarit të Tiranës që dha vendimi nisi një valë sulmesh nga Kryeministri Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Kurse kryepolici Haki Çako nuk ishte dakort me vendimin dhe e apeloi duke kërkuar rikthimin në detyrë. Haki Çako akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre për përdorimin e pajisjes ilegale të përgjimit.

Sipas hetuesve, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dhënë deklarata të ndryshme në tre raste të marrjes në pyetje, me shkrim dhe me gojë. Nga ana tjetër, Çako pretendon se nuk ka dijeni për kohën se kur ka kaluar në doganën shqiptare kjo aparaturë. Treshja gjykuese që do të shqyrtojë sot apelimin e Haki Çakos përbëhet nga kryesuesja Marie Qiriazi dhe anëtarët Fiqirete Mullai dhe Ervin Metalla.

1 komente në “Haki Çako sot në Apel për rikthimin në krye të Policisë së Shtetit”

  1. Analisti says:

    Sot Gjykata duhet te pastroje vetveten me kthimin e Drejtorit te Policise dhe mos te bjere ne llumin e lojrave politike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje