Një gomone e vjedhur në Greqi është gjetur në një shtëpi të braktisur në Çukë të Sarandës.
Policia e sekuestroi pas informacionit që mori nga Interpol dhe policia greke se gomonia e vjedhur gjendej në Sarandë.
Ajo ishte lokalizuar nëpërmjet sistemit GPS që kishte të instaluar.
Mjeti lundrues mësohet se i përket një lordi anglez, bashkëpunëtor i fondacionit “Butrinti”.
Policia dyshon se gomonia ishte vjedhur për t’u përdorur për trafik droge.
Deri tani nuk ka asnjë të ndaluar si autor i vjedhjes.
Me sa duket Shqiptaret qenkan me Ruset. Ruset rrahin Anglezet kurse Shqiptaret ju vjedhin gomonet.
Hahahahahahaaaaaa, moj kasolle ku na mblodhe!
sa ekzagjeroni qe eshte vjedhur. e kane perdorur per nje xhiro dhe e kane lene aty afer qe te kthehen prape.
ndoshta vete lordi u ka dhene ti sjellin ndonje porosi nga barnat e memedheut.