Djegia e autobusit në Krujë, ndërrojnë jetë dy nga të plagosurat

15 Qershor 2016, 15:16Kronika TEMA

Ka shkuar në tre numri i viktimave të ngjarjes me autobusin që mori flakë në qytetin e Krujës më 27 maj.

Viktima e parë ndërroi jetë gjatë ngjarjes së rëndë në qytetin e Krujës, ndërsa dy të moshuara që pësuan plagë të rënda, ndërruan jetë në një spital në Greqi, ku u dërguan për mjekim më të specializuar për shkak se kishin pësuar djegie mbi 50 përqind.

Njoftimi është dhënë nga Kisha e Shën Theodhorit në Vlorë. Viktimat ishin anëtarë të kësaj kishe dhe po shkonin në një ekskursion që përfshinte edhe Krujën, raporton TCH.

Në njoftim thuhet se besimtarët që ndërruan jetë janë Viktoria Dhiamandi Moçka dhe Sose Labaj.

“Ju ftojmë në lutje që Perëndia t’i prehë shpirtrat e tyre në paqe dhe familjarëve t’u japë forcë e ngushëllim. I përjetshëm kujtimi i tyre!”-shkruan Kisha në rrjetin social “Facebook”.

1 komente në “Djegia e autobusit në Krujë, ndërrojnë jetë dy nga të plagosurat”

  1. abc. says:

    Nje ngjarje shume e dhimshme, qe verteton dhe nje here mizerien e Transporteve Shqipetare, qe fshihet pas -Luxit-, te gjoja autobusave te Rinje. Zoti i prehte ne Paqe shpirtrat e tvre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje