Gjykata liron kreun e Tatimeve në Shkodër: Arrestimi i paligjshëm

17 Qershor 2016, 12:00Kronika TEMA

Lirohet drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Shkodër.

Gjykata e Shkodrës e ka vlerësuar të paligjshmëm arrestimin e kreu të Tatimeve, Hysen Hysaj dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkaq gjykata i ka ndaluar Hysaj largimin jashtë territorit shqiptar pa marrë autorizimin e saj.

Hysaj u ndalua katër ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës, i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Organi i akuzës e akuzon atë për kreditim të paligjshmëm të TVSH-së.

Sipas Prokurorisë, Drejtori i Tatimeve i ka rimbursuar në mënyrë të paligjshme TVSH një subjekti në vlerë 10 mln lekë të reja, administrator i të cilit është djali i motrës së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje