VIDEO/ Grabitje me armë në një supermarket në Kamëz, plagoset shitësja

17 Qershor 2016, 09:00Kronika TEMA

Ndërsa luhej ndeshja Gjermani-Poloni disa grabitës në Kamëz kanë dashur të përfitojnë duke sulmuar një supermarket, por nuk ia kanë arritur dot. Ata janë futur brenda në ambientet e saj dhe kanë qëlluar me armë duke plagosur në këmbë edhe një punonjëse, por nuk kanë mundur dot ta grabisnin.

Ata kanë hasur në kundërshtimin e punonjësve të cilat nuk i janë bindur as nën kërcënimin e armëve grabitësve për t’i dhënë paratë e supermarketit.

Policia u sinjalizua menjëherë dhe shkoi në vendin e ngjarjes ndërsa grabitësit u larguan menjëherë. Për shkak të interesimit të njerëzve për ndeshjet e Europianit, rrugët kanë qenë bosh dhe ata e kanë patur të lehtë të largohen pa u vënë re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje