Përplasje me armë para Bashkisë së Kavajës, plagosen tre persona

17 Qershor 2016, 13:28Kronika TEMA

Tre persona kanë mbetur të plagosur, pas një përplasje me armë para Bashkisë së Kavajës.

Policia bën me dije megjithatë, se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 17.06.2016, në afërsi të Bashkisë Kavajë, ka ndodhur një konflikt i cili ka degraduar në plagosjen me armë zjarri të shtetasve E. K., 48 vjeç; K. K., 21 vjeç dhe D. Xh., 46 vjeç, banues në Kavajë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar shtetasit,

– Saimir Kurti

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, bën me dije policia.

4 komente në “Përplasje me armë para Bashkisë së Kavajës, plagosen tre persona”

  1. Kuq e zi says:

    Qe kur keni filluar te respektoni privatesine
    Apo po i ruani respektin shoqnise??

  2. loni says:

    Do jene zene se kush te fitoj (grabitur) tenderin ne komune, jena ne “demukraci” plako ,jena tu shkue drejt “Urops”

    1. albanie22 says:

      kur sdin gjo mos flit kot mi kot se ska qe hic gjo tenderi

  3. Taqi says:

    O z Baze po pse nuk e thua kush eshte autori i kesaj ngjarje ish drejtori i punesimit te PS i larguar pas denoncimit te opozites sepse ky person ka qen me precendt penale..Beju me i arsyeshem per lexuesit jo te tregosh perralla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje