Është arrestuar në Luksemburg, shqiptari Ali Qazimaj i dyshuari kryesor për vrasjen e një 75-vjeçari britanik dhe zhdukjen e bashkëshortes së tij.
Lajmi është publikuar nga tabloidi Dailymail dhe është konfirmuar nga policia.
42-vjeçari shqiptar, i cili kishte pasaportë kosovare u kap në një hotel, pas një kërkimi ndërkombëtar për më shumë se dy javë.
Dailymail shkruan se një anëtar i hotelit ka identifikuar Qazimajn përmes fotografive të publikuara në internet.
“Ne tani hyjnë në një proces ekstradimi por varet edhe nga fakti nëse Ali Qazimaj apelon kundër këtij procesi. Nëse jo, ne kemi një hapësirë kohore 10 ditë për të dërguar oficerë për të marrë 42-vjeçarin përsëri në Mbretërinë e Bashkuar “, u shpreh një dedektiv.
Ngjarja për të cilin akuzohet shqiptari ndodhi 29 maji në Norfolk, ku 75 vjeçari Peter Stuart u qëllua për vdekje me një thikë nga Qazimaj, ndërsa gruan e tij e zhduku në pyll.
Pas kësaj ngjarje të rëndë, policia angleze shpalli në kërkim Qazimajn, i cili rezultonte i regjistruar në Angli si shtetas kosovar, por që nga komunikimet e policisë angleze me atë shqiptare, rezulton se ai është shtetas i Republikës së Shqipërisë, me identitet të ndryshuar.
Mendoj se anglia sduhet ta pranoje asnje apelim te keti krimineli por urgjentisht te transferohet dhe te pergjigjet per krimin e bere dhe mundesisht te gjindet edhe shaqa shaq qe kishte fituar azilin ne angli si shtetas kosovar por qe dihet se eshte nga shqiperia dhe ishte nje nga vrasesit e Remzi Hoxhes,ai vrases ka me shume se 4 vite qe fshihet diku ne europe dhe sdo mend se sali berisha dhe lul basha e dijne se kue shte sepse ishte nen urdherat e tyre,prandaj do te ishte lehtesim per familjaret e Remziut qe te zgjidhet edhe ky rast dhe te fillohet nga sali berisha,te gjindet vrasesi shaqa shaq dhe te deshmoj te verteten per zhdukjen dhe vrasjen e Remziut,nje gje dua ta them se vrases te tille si ky qazimaj e shaqa shaq fatkeqesisht ka edhe te tjere ne europe qe fshihen si kosovar prandaj duhet beshkepunim me i ngushte me shtetitn shqiptar dhe te gjithe ata qe kane bere krime te tilla te perfundojne ne drejtesi.