Personi i përfshirë në konflikt në Kavajë, i denuar për vrasje

17 Qershor 2016, 21:31Kronika TEMA

Eqrem Kazazi, babai i kryetarit të Forumit Rinor të PD në Kavajë, është gjykuar për vrasjen e një personi në qytetain e Kavajës.

Pas vrasjes, Kazazi nuk ju dorëzua policisë dhe Gjykata e Lartë në vitin 2001, i mohoi atij të drejtën e ndryshimit të masës së arrestit, pasi nuk ishte dorëzuar ende.

Më pas Gjykata e ndryshoi akuzën nga vrajse me dashje në moskallzim krimi duke ja lënë vrasjen vëllait tjetër të tij, Spartak Kazazi.

Vrasja ka bërë bujë në Kavajë pasi ka ndodhur në lokalin e lojrave të fatit që drejtonte Kazazi.

Djali i tij, po ashtu i plagosur, është kryetar i Forumit Rinor të PD në Kavajë, dhe kandidat për kryetar bashkie në qytet.

Konflikti i sotëm u përfol si sherr pasi Kazazët kanë fyer gruan e agresorit, por në qytet ekziston frika se reagimi i dhunshëm ndaj Kazazëve ka ardhur për shkak të frikës që ekziston nga begraundi i tyre.

Partia Demokratike ka kercenuar per sulmin mbi Kazazin dhe nje keshilltar i PD ne Kavaje ka theksuar se Rama do ta paguaje me koke kete qe ka bere. Ne fakt duhet marre seriozisht.

5 komente në “Personi i përfshirë në konflikt në Kavajë, i denuar për vrasje”

  1. Tarrasi . says:

    Kazazet jane kriminele te rrezikshem ne Kavaje te gjithe i njohin ata dhe krimet/vrasjet qe kane bere.

    Fatkeqesisht qytetet e shqiperise jane mbushur me grupe te tilla qe nuk denohen nga askush…

    PD-ja tregon veten dhe njehere qe jane te perlyer me shume se kushdo tjeter ne Shqiperi duke mbeshtetur Kazazet …

    Cfare lloj teatri per ata qe nuk i njohin se kush jane keta njerez dhe per Gazetaret e mirfillte qe mungojne ne Shqipere.

    Shqiperia ka marre fund.

    1. Iris says:

      Ca krimesh behet fjale?

  2. Anton says:

    Nuk eshte vetem ky krimi i kazazeve ka dhe shume te tjere,ore jane shuar+vrare familje ne kavaje nga keta kriminele kazazet qe 20-vjet kur saliu ishte ne kavaje i ka pas veshur me imunitet te paprekshem kazazet,buburroni akoma se ka shume dosje vrasjesh+krimesh nga kjo familja kazazi..

  3. Eshte e rrezikshme rigjallerimi i Kazazve te Kavajes.Eshte familja me kriminele,por pishtare e demokracise ,dekoruar nga Saliu.Kane vrare e vjedhur.Jane kriminel te lindur.Me mbeshtetjen e Kazazve P.D.e per 100 vite nuk vjen ne pushtet ka te drejte Elvis Roshi kur e deklaron kete.
    Islam Kazazit,ish oficer i Shik Gazidedes me 4 klase shkolle ju dergua pushke snajper e vu detyre te vriste Aleksander Meksin sipas deklarimeve te Andrea Dimushit ,ish shef i deges SHIK Kavaje ne 1996

  4. Ronaldo says:

    Kazazet magnitudine e meritojne qe te denohen per ate qe kane deri tani por kjo nuk don te thote qe per krimin qe ka bere Sajmiri duhet te falet.Sopra meje te dyja palet duhet te denohen por ndersa te paret duhet te denohen per te kaluaren nese ka fakte i duri duhet te denohet per ate qe beri dje dhe jo te falet meqenese nuk jane denuar te paret.Kriminelet nuk duhet te falen kurre,qofshin socialista apo demokrate,ata kane nje emer.Kriminela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje