Berat, ndalohet një shtetas për kontrabandë me frigoriferë

18 Qershor 2016, 10:40Kronika TEMA

Strukturat e hetimit në Drejtorine e Përgjithshme të Doganave dhe strukturat e Krimit Ekonomik në Berat, në bashkëpunim, mbrëmjen e së premtes ndalua shtetasin Dritan Bejko, 45 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u bë për veprën penale të “Kontrabandës me mallra të tjerë” dhe “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik”.

Kjo, pasi në përfundim të kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, me targë AA 609 JZ/ABR 573 rezultuan 25 copë frigoriferë të përdorur, impoti i të cilëve është i ndaluar.

Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve doganore ky shtetas ka kundërshtuar punonjësit e doganës. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje