Plagosja në Kavajë/ Rrëfimi i Kazazit nxjerr bllof PD: Shkak i përplasjes, bashkëshortja e Kurtit

19 Qershor 2016, 10:24Kronika TEMA

Kryetari i FRPD-­së Kavajë, Kidi Kazazi, i cili u plagos mesditën e së premtes përpara lokalit të tij nga ish­drejtori i Zyrës së Punës, Sajmir Kurti, ka deklaruar për gazetën “Panorama” se ngjarja nuk kishte ngjyra politike.

Sipas tij, shkak për përplasjen është bërë bashkëshortja e Kurtit, të cilës ai dhe babai i kishin kërkuar të mos parkonte para lokalit të tyre, pasi u pengonte aktivitetin e përditshëm.

Kidi Kazazi tregoi momentet e përplasjes fizike me Sajmir Kurtin, i cili, pasi i telefonoi bashkëshortja, kishte shkuar për t’u kërkuar llogari te lokali në pronësi të familjes Kazazi.

“Ngjarja nuk ka fare ngjyra politike. Historia është e tillë: Gjatë paradites, bashkëshortja e Sajmirit parkoi automjetin para lokalit në pronësi të familjes sonë.Ne i kërkuam ta largonte makinën nga parkingu i lokalit, pasi e kishte bërë rrugë, duke e parkuar thuajse çdo ditë aty. Ajo lajmëroi bashkëshortin e saj, Sajmir Kurtin, i cili erdhi na kërcënoi me armë zjarri në ambientet e brendshme të lokalit, ku në ato momente ndodhesha unë dhe babai im Eqerem Kazazi. Filloi të bërtiste dhe shante, duke krijuar një situatë të pakëndshme.

Pas një përleshjeje në ambientet e brendshme të lokalit, ne e qëlluam disa herë atë si dhe ia morëm pistoletën. Në momentin që dolëm në ambientet e jashtme të lokalit, ai rrëmbeu sërish pistoletën dhe qëlloi në drejtimin tonë, duke na lënë të plagosur mua, babanë tim dhe një tregtar ambulant që ndodhej aty rastësisht. Më pas u largua me shpejtësi”, u shpreh kreu i FRPD-­së Kavajë, i cili ka lënë dje spitalin dhe bashkë me të atin, që gjithashtu mbeti i plagosur, është rikthyer në shtëpi.

“Aktualisht ndodhemi mirë nga ana shëndetësore. Pasi kemi marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spitalin e Kavajës, tashmë ndodhemi në shtëpi pranë familjes sonë. Ishte një ngjarje e pakëndshme, për vetë faktin se Sajmiri kishte ardhur i armatosur dhe me qëllim për t’u konfliktuar me ne. Ne nuk e ofenduam aspak bashkëshorten e tij, vetëm i kërkuam të mos e parkonte më makinën para lokalit, sepse e kishte bërë rrugë dhe na pengonte në punën e përditshme. Nuk kemi pasur fërkime me herët me Sajmirin. Ai erdhi si i fortë, me armë në brez, duke na kërcënuar se do të na vriste. Ne ua kemi lënë në dorë gjithçka autoriteteve përgjegjëse dhe presim që kjo ngjarje të zbardhet dhe secili të marrë atë që meriton”, ka pohuar ndër të tjera kreu i FRPD-­së Kavajë, Kidi Kazazi, i cili së bashku me babanë e tij, Eqerem Kazazi dhe një shitës ambulant u plagosën nga Sajmir Kurti me armë zjarri.

10 komente në “Plagosja në Kavajë/ Rrëfimi i Kazazit nxjerr bllof PD: Shkak i përplasjes, bashkëshortja e Kurtit”

  1. parking i lokalit ?
    eshte i dekumentuar si parking i lokalit ,me tabelen perkatese ,ku edhe paguan detyrimet tatimore bashkiake ?
    ne raste se jo….atehere dihet kush eshte fajtori…..

    1. aleks says:

      O tema jeni bere mjeran ne cdo drejtim. Po cili qenka ai zyrtar shteti qe paska te drejte te shkoje dhe te kercenojme me arme ne lokal pronaret pervec ketij banditit te veshur me pushtet. Kete histori nuk e ben politike plagosja e kreut te forumit demokrat te kavajes por nenkryetari i PS kavaje qe i njeh vetes te drejte te dale e te qelloje me arme ne mes te sheshit.

      1. Toni says:

        o shoku ti thu bndit i veshur me pushtet ,po kid kazazi i pari i FRPD-Kavaje dhe pretendent per bashkine Kavaje,kidi eshte i biri i eqerem kazazit kriminel+vrases kukane shuar familje ne kavaje ne kohen kur saliu ishe deputet plot 20-vjet ne Kavaje ,e njeh familjen kazazi ti apo jo kriminele me fame dhe me mbeshtetje shume te madhe nga PD,sa per parkexhin ja paguan qeremi bashkise parkexhin se qeremi ka prone lokalin jo rrugen ku ke pare ti te blihet rruga .

    2. tan_tironci says:

      Ktu fillon e keqja. Kta, parking quajne rrugen e qytetit, turp.
      Kujtojne se kane te drejt.
      Kurse ai , Gomarit, rrezikon burg.

  2. Al says:

    Po ku e gjeti parkimin ai langaraqi…

  3. Arturi says:

    Shikoni tani kur te dale Salihi dhe te thote:
    “E kan kercenue, m’ka than qytetari dixhital mue …” ?

  4. hashimi says:

    o kodosh maloku parkingu ësht i qytetarve jo pron private i saliut si ju gomaret,tu kish q….. nanen kish ba mir

  5. piro bare says:

    po Zoti Lam kazaz mashtrus dallaverja ku ishte qe te ndihmonte eqerem legenin.
    te jeten duke grabitur ngelen keta kazazet e kavajes

  6. Sul Pumi says:

    O Kazaz . Ne qofte se i paguan bashkise parkimin , ke te drejte dhe ne jo, e ke gabim . Shqitaret e pa gdhendur, duhet te ftihlloen nga trute e kokes. Me beso, as edhe njerin nga ju nuk njoh dhe ky muhabet nuk ka lidhje me politiken , por te ligjit dhe vetem te ligjit. E natyrisht ai turkoshaku tjeter qe qellon me arme si xub injorant, te pergatitet vete per tek paviloni 313.

  7. TINA says:

    KUJT DO JA LESH GRUN TANI,LE QE BUNDER E KE PAT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje