Ngjarje e rëndë në Korçë, burri vret gruan dhe më pas veten

19 Qershor 2016, 11:59Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë.

Një burrë ka vrarë gruan e tij, dhe më pas është vetëvrarë.

Policia është në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe motivet që çuan në këtë tragjedi.

“Më datë 19.06.2016  në orën 11.15 jemi njoftuar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme se në lagjen nr 17 në Korçë, në rrugën “Ajet Xhindoli”  në banesë një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij dhe me pas ka goditur veten, i cili u  dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Korçë. U ngrit grupi hetimor dhe po punohet per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje