Arrestohet sërish Vladimir Gjuta, rrahu të atin teksa ishte në “arrest shtëpie”

20 Qershor 2016, 14:25Kronika TEMA

Vladimir Gjuta është arrestuar sërish.

I akuzuar për vënien e tritolit në farmacinë e Bashkim Tahirit, Gjuta ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Por sipas njoftimit të policisë Gjuta ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij duke thyer kështu edhe masën e sigurisë të caktuar nga Gjykata e Tiranës.

Njoftimi i Policisë

“Më datë 2006.2016, u arrestua shtetasi Vladimir Gjuta, 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj të atit të tij, shtetasit F. Gjuta, në banesën e këtij të fundit. Duke shkuar në banesën e të atit, shtetasi Vladimir Gjuta ka shkelur vendimin e datës 22.04.2016 të lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Kukës, ku për këtë shtetas është vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në shtepi”. Ndaj shtetasit F. Gjuta është plotësuar kërkesë padia “Për lëshimin urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes”, në bazë të ligjit nr 9669, datë 18.12.2006. Parashikuar nga Nenet 130/a, dhe 323/1 të Kodit Penal.”

1 komente në “Arrestohet sërish Vladimir Gjuta, rrahu të atin teksa ishte në “arrest shtëpie””

  1. TRAPI says:

    BO LOJE SE ESHTE I CMENDUR HAHHAHAHHA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje