Dëshmia e të pranishmëve për “Lagunën e Patokut” ka qënë thuajse e njëjtë para trupit gjykues: ka pasur debate mes palëve. Kështu, është zhvilluar sot në Gjykatën e Lartë seanca e radhës ndaj çështjes ‘Prenga’ ku deputeti Armando Prenga është konfliktuar me familjen Cali, për të drejtën e shfrytëzimit të Luginës së Patokut. Kanë dëshmuar roja e spitalit të Laçit Pashk Çoku dhe një efektiv i forcave “Shqiponja”, Dritan Beqiri ku ky i fundit ka thënë se ka pasur një debat verbal mes Prengës dhe Calëve. Roja e spitalit ka shpjeguar mënyrën e mbërritujes në spital të personave të plagosur dhe se si disa u dërguan drejt spitalit të traumës.
“Ka pasur shumë debat verbal mes Prengës dhe palës tjetër, Calëve. I kërkuam Prengës që ta dorëzonim në një ambient më të sigurt nga spital dhe e dërguam në drejtorinë e Tiranës dhe janë marrë masa që të mos kishte incidente”, tha efektivi i “Shqiponjave”. Duke nënvizuar se “kam treguar rrethanat si kanë mbërritur të plagosurit në spitalin e Laçit dhe Tiranës” .
Në seancë u kërkua që të thirrej një mjek i spitalit të Laçit dhe një mjek i spitalit të Traumës për të dhënë dëshmitë e tyre. Deputeti i PS Armando Prenga u arrestua në flagrancë nga policia, pasi u përfshi në një përleshje masive me anëtarë të familjes Cali në Laç për një konflikt mes tyre në lidhje me tenderin për peshkim në Lagunën e Patokut, e drejtë e cila i është dhënë në mars të 2015 vëllait të deputetit. Bashkë me Prengën u arrestuan edhe 5 persona të tjerë, Anton Leka, Gazmir Jushi Gjokë, Nikoll dhe Gjergj Cali të përfshirë në sherrin e ndodhur pas mesnate. Deputeti Prenga akuzohet zyrtarisht për armëbajtje pa leje, kanosje serioze për vrasje dhe plagosje e rëndë me dashje.
Konflikti me armë, thika dhe mjete të forta ndodhi pranë komisariatit të Kurbinit dhe mbetën të plagosur 7 persona, mes të cilëve edhe Eduart Prenga, vëllai i deputetit, 2 prej tyre me armë zjarri. Policia e Shtetit konfirmoi se Prenga ka plagosur një person të familjes Cali, Gjergjin, aktualisht i vënë në pranga. Shefi i komisariatit të Kurbinit, Nik Nikolla tha në një deklaratë për mediat se Prenga e ka qëlluar me qytën e pistoletës dhe ende nuk është përcaktuar nëse ka hapur ose jo zjarr me pistoletën e tij. Ndërkohë që sherri nisi fillimisht në lokalin e fisit Cali në zonën e Patokut dhe më pas është zhvendosur përballë komisariatit, aty ku palët kishin shkuar për të kallëzuar njëri-tjetrin për kanosje me jetë. Prenga pati deklaruar se familja Cali i kishte dalë në pritë.
Ha ha ha , teatri vazhdon. Plagosja ka ndodhur ne brenda ne kimisariat dhe autor ska. Per hire te se vertetes Armandoja ka gjuajtur ne rruge te patokut me arme pa leje kurse ne komisariat ka gjuajtur i vellai me 2 te tjere, por prap do ngelet pa autor kjo ngjarje. Rama e di mire po ashtu edhe policia dhe prap zvarritet puna. Vend llum me Kryeminister llum. Zoti do ju ndeshkoje tek femijet pa perjashtim se ju robin se keni frike.