Llalla nuk i ndahet “përgjimit”, hetimi: Pajisja u dërgua në Seman për të përgjuar avionët e drogës?!

20 Qershor 2016, 09:15Kronika TEMA

Pajisja përgjuese “IMSI Catcher”, për të cilën Prokuroria ka nisur hetimet, dyshohet se është dërguar në zonën e Semanit pak javë më parë, pas raportimeve për një avion me drogë në atë zonë.

Prokuroria e Tiranës, e cila deri tani ka vendosur nën akuzë tre zyrtarë të Policisë së Shtetit, me akuzën shpërdorim detyre, ka zbardhur të dhëna që tregojnë se pajisja e përgjimit është çuar të paktën një ditë në zonën ku ishte raportuar për fluturimin e një avioni të vogël në Seman.

Dyshohet se të pranishëm kanë qenë policë shqiptarë dhe punonjës të “Interforce”. Dërgimi i pajisjes në zonën e Semanit mësohet se është pranuar se ka ndodhur edhe nga efektivë të policisë shqiptare, që janë pyetur si persona me dijeni për çështjen e “IMSI Catcher”.

Pavarësisht këtij fakti, nuk është e qartë nëse pajisja përgjuese është dërguar në zonën e Semanit për arsye hetimore, pra për të skanuar IMEI-t në zonë vërtet apo për arsye trajnimi. Zyrtarët e akuzës thanë se po hetojnë të dyja variantet, pra mundësinë që pajisja të jetë përdorur për përgjime në lidhje me çështjen e avionit, por edhe mundësinë që në situatën e dhënë, pajisja të jetë përdorur për trajnim me qëllim lokalizimin e personave të dyshuar në zonë.

Në të dyja rastet, sipas Prokurorisë, ka dyshime se pajisja është përdorur me kapacitetin e saj skanues të celularëve dhe me programe përgjuese. Më 21- 22 maj 2016, disa qytetarë raportuan se kishin parë avionë të vegjël sportivë në zonën e Semanit.

Raportimet u shoqëruan edhe me disa foto të avionëve, për të cilët u tha se ishin ulur në zonën e Semanit. Policia i hodhi poshtë këto raportime dhe tha se atë ditë në itinerare që përfshijnë Semanin kanë fluturuar tre avionë sportivë, me leje, për qëllime turistike.

Nga ana tjetër, Prokuroria bën me dije se veç hyrjes së pajisjes pa kaluar në doganë dhe pa autorizim nga Prokuroria, një tjetër shkelje është gjetur në procedurën e ndjekur.

Sipas akuzës, Policia nuk ka njoftuar AKEP-in në lidhje me ndërhyrjet që mund të bëheshin në rrjetin e telefonisë celulare nga pajisja “IMSI Catcher”, qoftë edhe për arsye trajnimi. Edhe në këtë rast, sipas Prokurorisë, organi që ka sjellë pajisjen në Shqipëri duhej që minimalisht të njoftonte Autoritetin e Komunikimeve Elektronike e Postare, AKEP, raporton Panorama.

Sipas Prokurorisë, në çdo rast pajisja ndërhyn në rrjetin e telefonisë celulare duke u sjellë si antenë valësh e rreme e duke nxjerrë jashtë funksioni antenat e vërteta.

7 komente në “Llalla nuk i ndahet “përgjimit”, hetimi: Pajisja u dërgua në Seman për të përgjuar avionët e drogës?!”

  1. DREJTESIA says:

    Na cau mender ky mender Llalla

  2. ja cdo me then , te vendosesh katunarin ,
    ne poste shteterore
    beni krahasim se me cfar serioziteti e llogjike ,
    cfar gjuhe perdor nji Prokuror si me qen ndonji halabak rrugesh ,
    njelloj si ata bythqimat e forumeve te pd-se qe kercenonin Ramen !
    cfar karin eshte duke i lejuar vehtes ai shtet ?
    perse nuk vepron shteti te zhduki kta sharlatane ,qe nuk ndryshojne nga nji lopcare mali ,
    ne asgje . as ne surrat ,as nga llogjike e as nga gjuha e folur !
    perse rri kaq pasive ky mut shtet dhe i lejon si ne gjykata si ne prokurori ,
    edhe ate shkerdhaten e shish-it te tallen me ate shtet , duke degjenruar shtetin
    dhe shkaterruar Demokracine .
    me kta zagare ,qe jasht mundet me fshi vetem halet pretendon ky shtet ti bashkohet europes ?
    a ju dhjefshim vizionet dhe kúlturen tuaj shtet qurrashes ,qe ju intereson vetem parja juaj
    e aspak ndertimi shtetit

    1. EdscobarRamaMetaKUNDERreformes says:

      Mos u merzit. Edrama do dekoroje edhe Adriatik Llallen ashtu si dekoroi edhe Visho Ajazin. Ka ngelur Nishani dhe Muli. Ne fund te fundit jane miq te vjeter.Dhe miqte kane shume te perbashketa.

  3. Ana says:

    Ej, po kaq bloze qeka ky llalla qe eshte investu 100% pro saliut kunder reformes ne drejtesi????? Ky duhet hetu me themel se kush e di cfare fsheh……

  4. Tr says:

    You doni shkerdhy motrat. ..dhe grate kurva qe beni sikur si dini. ..prokurore. ..gjyqtare. ..dhe ,,,,, keni rrjepur popullin. ….tani rradha e popullit. …do ju godase. ..

  5. Toni says:

    ooooo ariatik llalla o degjeneim berishjan po leri pergjimet o plere po shiko sesi mbylle dosjen e batakut ridvan bode e shume te tjera more pjelle e ndyre ,ti more lale aq i ndyre+i perlyer je sae sali ta ka fuur ne cdo vrime qe ti ke te shantazhon+te perdor me keq se nje prostetute,fajin eka RAMA qe nuk teka shkarkuar qysh kur edhi ne qeveri..

  6. hashimi says:

    po shifet kush qendron mbrapa avio-droges ,gjyshi kriminel ka qen i tmerruar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje