Një zjarr ka shpërthyer në katin e parë, në një prej dhomave të magazinimit, tek Kullat Binjake, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë.
Nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale.
Shpërthimi i zjarrit ka shkaktuar panik dhe njerëzit kanë lëshuar godinën.
Në katin e parë gjenden dhe zyrat e dy bankave, si dhe biznese të rëndësishme, por situata vlerësohet nën kontroll.