Mafia e tokave, sekuestrohen 15 mijë metra katrorë në Shkodër

20 Qershor 2016, 18:07Kronika TEMA

Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar gati 15 mijë metra katrorë truall që kap vlerën e 120 mijë eurove pasi ka dyshime se tjetërsimi i kësaj pasurie është kryer sipas një procedure false.

Toka, që ndodhet në fshatin Bërdicë, sipas dyshimeve të prokurorisë është kryer në favor të një shtetasi shqiptar i cili jeton në Kanada.

Hetimet e deritanishme tregojnë se Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në Shkodër ka regjistruar një pronë në Bërdicë të Sipërme.

Sipërfaqja e trualli, thotë prokuroria, është 15 mijë e 500 metra katrorë e natyrës ullishte. Kjo pasuri, sipas akuzës, është në pronësi të shtetasit Adem Mlloja dhe disa personave të tjerë me të njëjtin mbiemër.

Prokuroria e Shkodrës dyshon se mbi bazën e akteve të sekuestruara është falsifikuar një vendim i këshillit të komunës në vitin 2014, raporton TCH.

Po ashtu ka dyshime se është falsifikuar edhe akti i marrjes së tokës buqjësore në pronësi në korrik 2014. Mbi këto dyshime janë nën hetim edhe disa punonjës të ZRRP-së Shkodër.

1 komente në “Mafia e tokave, sekuestrohen 15 mijë metra katrorë në Shkodër”

  1. malsori says:

    Ne sarande prokuroria fle gjume jane bere qindra kallzime penale per perfitim prone me dokumenta te fallsifikuara dhe prokuroria pushon hetimet,eshte nje skandal kur gjen ne shkoder ne ullishte po ne sarande ne buze te jonit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje