“Skifterët” nuk shohin ndeshjen Rumani-Shqipëri, grabisnin argjendarinë në Itali

21 Qershor 2016, 10:11Kronika TEMA

Nuk ka pushim për “skifterët” shqiptarë dhe rumunë, të cilët ditën e ndeshjes mes kombëtareve të vendeve të tyre e kanë pasur pikun e punës.

Kështu, shqiptarët dhe rumunët janë kthyer në makth për banorët italianë, pasi kanë marrë “ekskluzivitetin” e vjedhjeve të banesave dhe bizneseve.

Kjo gjë ndodhi edhe këto ditë, konkretisht të dielën kur luhej sfida mes Rumanisë dhe Shqipërisë e vlefshme për ndeshjet e fundit të grupit në EURO 2016 bën të ditur “Shqiptari i Italisë”.

Kur të gjithë shikonin këtë ndeshje, dy “skifterë”, një shqiptar dhe një rumun po grabisnin një argjendari në zonën e Torpignattara. Ata kishin mundur të shmangnin edhe sistemin e alarmit të argjendarisë, kishin hyrë brenda dhe po “punonin” duke vjedhur bizhuteritë.

Andi Mera 21 vjeç dhe Bogdan Mainescu 26 vjeç u zbuluan kur në rrugë po kalonte një kalimtar, i cili dëgjoi zhurmat që vinin nga brenda argjendarisë.

Kalimtari telefonoi policinë dhe dy “skifterët” shqiptar e rumun u vunë në pranga. Mediat italiane raportojnë se ata kishin gërmuar me lopata dhe kazma duke thyer një pjesë të murit për t’u futur brenda.

Askush nuk kishte vënë re dy grabitësit që po përpiqeshin për të hyrë brenda, ndërsa u zbuluan rastësisht nga një kalimtar, pasi ata kishin hyrë në dyqan. Policia sekuestroi bizhuteritë e vjedhura prej tyre.

1 komente në ““Skifterët” nuk shohin ndeshjen Rumani-Shqipëri, grabisnin argjendarinë në Itali”

  1. tr says:

    Sa i vertet eshte ky lajm ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje