Pajisja përgjuese u dërgua në Seman, zbardhen dëshmitë e policëve: Na nxorrën 40 minuta nga makina

21 Qershor 2016, 09:15Kronika TEMA

Prokuroria e kryeqytetit i ka thelluar hetimet në lidhje me pajisjen përgjuese “IMSI-Catcher”, e cila dyshohet se mund të ketë përgjuar në mënyrë të paligjshme. Grupi i hetimit ka marrë në pyetje pesë efektivët e Policisë së Shtetit që kanë qenë pjesë e trajnimit për të cilin pretendohet se pajisja është sjellë në Shqipëri.

Dje u publikua fakti se pajisja e përgjimit është çuar në zonën ku ishte raportuar për fluturimin e një avioni të vogël në Seman. Një ditë pas publikimit të këtij fakti, burime të hetimit kanë thënë për “Panorama” se të pranishëm në ditën e dërgimit të pajisjes në zonën e Semanit kanë qenë efektivë të Policë shqiptare dhe disa punonjës të Interforcës.

Dërgimi i pajisjes në zonën e Semanit është pohuar nga efektivë të Policisë shqiptare që janë pyetur si persona me dijeni për çështjen e “IMSI-Catcher”.

Efektivët kanë thënë se në një nga ditët kur është raportuar për avionë me drogë në zonën e Semanit, makina me pajisjen përgjuese është çuar në atë zonë. Pasi pajisja është dërguar atje dhe është vendosur në punë, mësohet se efektivët e Policisë italiane u kanë kërkuar policëve shqiptarë të dalin nga makina për rreth 40 minuta.

Më pas grupi është kthyer në Tiranë. Më 21-22 maj 2016, disa qytetarë denoncuan se kishin parë avionë të vegjël sportivë në zonën e Semanit. Raportimet u shoqëruan edhe me disa foto të avionëve për të cilët u tha se ishin ulur në zonën e Semanit. Pikërisht në këtë kohë mësohet se pajisja përgjuese është dërguar në Seman në prani të efektivëve të Policisë shqiptare dhe atyre të Policisë italiane.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me pajisjen, pas informacioneve të marra nga strukturat e sigurisë kombëtare. Pas nisjes së hetimit, organi i akuzës kërkoi sekuestrimin e pajisjes me qëllim këqyrjen e saj nëse ishin bërë përgjime.

OPGj të Prokurorisë Tiranë shkuan në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në datën 13.05.2016, midis orës 11:45 dhe 12:00 (shoqëruar edhe me foto).

Hetuesit kanë kërkuar sekuestrimin e pajisjes, por në orën 12:10, nga këqyrja e librit të hyrje-daljeve në ambientet e FPO, ka rezultuar se automjeti që mbarte pajisjen ka dalë nga aty në drejtimin e shtetasit shqiptar Entiol Xhelilaj.

“Pra ky veprim është kryer rreth 10 minuta pasi OPGj-të ishin paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë me vendimin për sekuestrimin e kësaj pajisjeje. Nga krahasimi i periudhës para datës 12.05.2016 dhe pas kësaj date, është e qartë se për anëtarët e Policisë së Shtetit dhe pjesëtarët e grupit trajnues ka ndodhur diçka thelbësore pasi automjeti në periudhën para kësaj date rrinte shumicën dërrmuese të kohës brenda ambienteve të FPO dhe pas kësaj date, ka dalë për të mos u kthyer më.

Ka dyshime që hapësira kohore prej gjysmë ore ka shërbyer për të bërë të pamundur sekuestrimin e aparatit”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë për pezullimin e Haki Çakos, tashmë i kthyer në detyrë nga Gjykata e Apelit.

3 komente në “Pajisja përgjuese u dërgua në Seman, zbardhen dëshmitë e policëve: Na nxorrën 40 minuta nga makina”

  1. spata says:

    Nuk ka bere vaki qe autoriteti i Prokurorise te jete kaq ulet profesjonalishte .Merren me thenjet e policve qe nuk kane idene e funksjonimit te aparaturave teper te sofistikuara .Ku jane specialistet elektronik te Prokurorise te bejne verifikimin e deshmive idiote qe nga Salihalej e drei tek debilat qe i fryjne kesaj paisje .
    Ne nje takim me shefin e Katedres Elektronike ne Universitetin …. ma kerkoje te mos deklarohet ,mesova se keto paisje jane te standarteve ne profesjonale qe perdoren nga koka te mencura te kesaj fushe .Me sa di une ne Shqiperi kjo nuk mund te arrihet te perdoret .Ndoshta italjanet ,nepermjet saje ,kane dashur dicka tjeter te bejne. Ato jane te efekteshme per te zburuar burimet se nga vijne krimet e larta ,kondrabandat, trafiqet dhe grupet teroriste .Perdorimi eshte i efekshem nga ata qe e konceptojne paisjen .
    Ckuptova une nga keto qe po ndodhin tek ne .Hedh Salihalej gurin ne pus dhe ne skemi pulumbar qe ta nxjerrim e ta shohim ate .Keshtu pa u vertetuar meret e vertete ajo qe thote ky Donkishot i lindur per te shkaterruar Shqiperine .Prokuroret, me idiota se Saliu, thone :Ja kemi deshmi te policve ;sikur keta jane kopetente per ato qe thone . Me turp ne sy te botes nuk ka .Kjo eshte dhe arsyeja qe agjenturat e huaja veprojne kaq lirshem ne Shqiperi .

    1. Injo says:

      Perfundimisht qenka e vertete qe injoranca nuk paska brire, dhe per fatin tend ge keq ti qenke misherimi me qarte i kesaj shprehje.

  2. "Horri i Bulevardit" says:

    Qellimi kryesor i saleh sheqere berishes eshte, qe te nderlikoje sa me shume situaten politike, per te mos votuar reformen ne drejtesi.
    Saleh sheqere berisha, kerkon te hedhe dyshimin tek italianet, qe keta te fundit te terhiqen, pse, se gjithe kultivuesit potenciale te marijuanes, kane qene donatoret kryesore te saleh sheqere berishes, si ne para, ashtu edhe ne krim.
    Policia italiane kane zbritur policet shqiptare. Kjo prokurori eshte prokurori plepash 6 mujore, qe po i jep vendit tone, imazhin e drejtesise se shtetit islamik, ku prerja e kokes, eshte thjesht drejtesi.
    Presidenti, kryeprokurori, kreu i SHIK, duhet te shkarkohen menjehere dhe ti dergohen gjyqit, per organizim te shkaterrimit te shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje