Dhuna ndaj të miturit, kopshti i Anjeza Shabanit, 3 muaj i pa inspektuar

21 Qershor 2016, 10:02Kronika TEMA

Paligjshmëria është e lidhur dhe reflekton një paligjshmëri tjetër nëse nuk goditet që në embrion, për të shmangur më pas pasojat, veçanërisht tek fëmijët.

Një ditë pas publikimit të skandalit të rradhës ku administratorja e një kopshti privat në Sauk, Anjeza Shabani rreh brutalisht një fëmijë të mitur vetëm 3 vjeç Report TV ka zbuluar detaje të reja.

Burimet shpjegojnë se Ministria e Arsimit është përgjegjëse për dhënien e lejeve të ushtrimit të funksionit. Kopshti “Diren” i kishte plotësuar të gjith kushtet dhe ishte brenda rregullave dhe prandaj ishte i pajisur me leje,.

Mos inspektimin gjatë muajëve të fundit burime nga MAS e justifikojnë me faktin se është një pamundësi kohe fizike për t’i kontrolluar të gjitha kopshtet dhe cerdhet private në kryeqytet.

Anjeza Shabani administratorja e një kopshti privat në Tiranë, është shoqëruar në polici. Pamjet e dhunimit të një të mituri në kopësht u transmetuan mbrëmjen e kësaj të hëne nga emisioni investigativ “Stop”.

1 komente në “Dhuna ndaj të miturit, kopshti i Anjeza Shabanit, 3 muaj i pa inspektuar”

  1. alba says:

    keta njehere thone ishte pa license e njehere me leje, ministja heq pergjegjesine nga vetja dhe kjo mund te ndodhe vetem ne shqiperi, kurse anjezes iu thafshin duart deri ne rrenxe…bundres

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje