“Panorama Online” mëson detaje të tjera nga skandali i dhunimit të fëmijës trevjeçar në kopshtin privat “Diren”.
Burime të “Panoramës” brenda televizionit që siguroi pamjet, thonë se edukatorja-pronare e kopshtit, Anjeza Shabani e ka dhunuar për dy orë rresht fëmijën trevjeçar.
Nuk bëhet fjalë vetëm për dhunë fizike, por edhe psikologjike. Kamera e fshehtë ka xhiruar për më shumë se gjashtë orë në kopshtin në fjalë, ndërsa nga këto 6 orë regjistrime dy orë ishin të mbushura me dhunë verbale, psikologjike dhe fizike.
Në dëshminë e saj Shabani tha se pasi e kishte goditur, e kishtë përqafuar fëmijën, por televizioni nuk i kishte transmetuar këto pamje.
Policia ka arrestuar dje administratoren Shabani, e cila ka qenë edhe moderatore e një emisioni investigativ. Videoja ka tronditur mbarë opinionin publik.