Marinari egjiptian, ilaç gjumi në ushqim kolegëve që mori peng, u zgjuan të lidhur me zinxhirë

23 Qershor 2016, 12:21Kronika TEMA

Marinari egjiptian, Adel Mohamed Salam, dyshohet t’u ketë hedhur në ushqim dy kolegëve të tij ilaç gjumi, me qëllim që të kryente planin e tij të rrëmbimit të anijes. Kur janë zgjuar, Luan Mema dhe kapiteni i anijes Dhimitër Malja e gjejnë veten të lidhur me zinxhirë, ndërkohë 30-­vjeçari ka marrë drejtimin e peshkarexhës dhe ka lundruar drejt ujërave neutrale, për të mbërritur më pas në Portin e Aleksandrisë në Egjipt.

Ende mbetet mister fati i anijes së peshkimit “Çelepia” e cila dyshohet se po mbahet peng nga marinari egjiptian Mohamed Salam në afërsi të Aleksandrisë në Egjipt.

Edhe pse dihet përafërsisht vendndodhja e anijes, familjarët e dy marinarëve shqiptarë dhe pronari i mjetit lundrues, pretendojnë se shteti nuk po bën asgjë për lirimin e tyre.

Policia njoftoi se 30-vjeçari egjiptian telefonoi bashkatdhetarin e tij në portin e Durrësit duke kërkuar 70 mijë euro në këmbim të kthimit të mjetit lundrues. Në të kundërt ai ka kërcënuar se do të fundosë anijen sëbashku me dy marinarët shqiptarë.

Ai i ka dërguar dhe një foto të marinarit Luan Mema, pronarit të anijes. Në këtë foto marinari është i lidhur këmbë e duar me zinxhirë. Denoncimi për humbjen e anijes është bërë nga vetë pronari Murat Çelepia, i cili u paraqit pranë Policisë Kufitare në Durrës, duke deklaruar se ka humbur kontaktet me anijen që prej mesnatës së 21 qershorit.

Anija është nisur nga porti i Durrësit më datë 18 qershor, me kapiten Dhimitër Malja, 54 vjeç, marinarin shqiptarë Luan Mema nga Durrësi dhe marinari egjiptian Adel Mohamed Salam, 30 vjeç, që rezultoi të jetë pengmarrësi. Anijes ju dha leje nga autoritetet portuale për gjueti në ujërat e brendshme territoriale, por akti ekstrem i shtetasit egjiptian tashmë ka vënë në rrezik jetën e dy marinarëve shqiptarë.

2 komente në “Marinari egjiptian, ilaç gjumi në ushqim kolegëve që mori peng, u zgjuan të lidhur me zinxhirë”

  1. SHQPETARE says:

    MUSLUMAN O PJELLA DJALLIT
    MALLKU QOFSH N’TOKEN E SHQIPTARIT

  2. Tema says:

    Do nisim një dron për t’ju mar shpirtin të treve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje