Tusk: Moment dramatik për Britaninë, reflektim mbi të ardhmen e unionit

24 Qershor 2016, 09:23Bota TEMA

Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian nuk është pritur mirë edhe nga presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk.

Në një reagim në Twitter, Tusk shkruan se ky është një moment dramatik, sidomos për Mbretërinë e Bashkuar.

“Ky është një moment edhe më dramatik, sidomos për Mbretërinë e Bashkuar. Ne jemi të përgatitur për këtë skenar negative. Nuk do të ketë vakum ligjor”, ka deklaruar Tusk.

Po ashtu ai është shprehur se në emër të 27 vendeve të BE “jemi të vendosur të mbajmë unioni tonë”.

Më tej ai shkruan se do t’i propozojë udhëheqësve të BE që të fillojnë një reflektim të gjerë mbi të ardhmen e unionit.

Me shumicë të votave në referendumin e 23 qershorit, qytetarët britanikë vendosën që të dalin nga Bashkimi Europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje